Kul ‘in kanet lekumu ed-darul-’ahiretu ‘indel-lahi haliseten min duni en-nasi fetemennewl-mewte ‘in kuntum sadikine
Thuaj: "Nëse bota tjetër (xhenneti) tek All-llahu është vetëm për ju, e jo edhe për njerëzit e tjerë, nëse jeni të sinqertë, kërkojeni vdekjen (e shkoni më shpejtë)".
We letexhidennehum ‘ehrese en-nasi ‘ala hejætin we minel-ledhine ‘eshreku jeweddu ‘eheduhum lew ju’ammeru ‘elfe senetin we ma huwe bimuzehzihihi minel-’adhabi ‘en ju’ammere wel-lahu besirun bima ja’melune
Është e sigurt se njerëzit më lakmues për të jetuar, ti ke për të gjetur ata (jehuditë), bile edhe më lakmues se idhujtarët. Ndonjëri prej tyre dëshiron të jetojë një mijë vjet, por edhe sikur të jetojë, ajo (jeta e gjatë) nuk do ta shpëtojë atë prej dënimit. All-llahu sheh çka veprojnë ata.
Kul men kane ‘aduwæn lixhibrile fe’innehu nezzelehu ‘ala kalbike bi’idhni Ellahi museddikæn lima bejne jedejhi we huden we bushra lilmu’uminine
Thuaj: "Kush është armik i Xhibrilit (është armik i All-llahut), e ai me urdhrin e All-llahut e zbriti Kur'anin në zemrën tënde, që është vërtetues i asaj që ishte më parë dhe udhërrëfyes e përgëzues për besimtarët".
Men kane ‘aduwæn lillahi we mela’iketihi we rusulihi we xhibrile we mikale fe’innall-llahe ‘aduwun lilkafirine
Kush është armik i All-llahut, i engjëjve të Tij, i të dërguarve të Tij, i Xhibrilit dhe i Mikailit (ai është mosbesimtar), All-llahu pa dyshim është armik i mosbesimtarëve.
We lemma xha’ehum resulun min ‘indi Ellahi museddikun lima me’ahum nebedhe ferikun minel-ledhine ‘utul-kitabe kitabel-lahi wera’e dhuhurihim ke’ennehum la ja’lemune
E kur u erdhi atyre ndonjë i dërguar prej All-llahut, vërtetues i asaj që kishin ata, një grup prej tyre të cilëve iu kishte dhënë libri, e hodhi pas shpine librin e All-llahut, kinse nuk dinin (asgjë).
We etteba’u ma tetlu esh-shejatinu ‘ala mulki sulejmane we ma kefere sulejmanu we lekinne esh-shejatine keferu ju’allimune en-nase es-sihre we ma ‘unzile ‘alel-melekejni bibabile harute we marute we ma ju’allimani min ‘ehedin hetta jekula ‘innema nehnu fitnetun fela tekfur fejete’allemune minhuma ma juferrikune bihi bejnel-mer’i we zewxhihi we ma hum bidarrine bihi min ‘ehedin ‘illa bi’idhni Ellahi we jete’allemune ma jedurruhum we la jenfa’uhum we lekad ‘alimu lemeni eshterahu ma lehu fil-’ahireti min halakin we lebi’se ma sherew bihi ‘enfusehum lew kanu ja’lemune
(E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që e thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafé, djajt ishin të pafé, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t'i thonin: "Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fé!" E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejën e All-llahut me atë askujt nuk mund t'i bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit). Po ta dinin, ata se për ç'ka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.