20. Ta Ha · Ajeti 1 · Tefsir
Hyrja e sures Ta Ha Sherif Ahmeti
E zbritur në Meke, pas sures Merjem, ajete: 135
Edhe kjo kaptinë, sikurse edhe kaptinat e tjera që u shpallën në Mekë rrah çështjet themelore të besimit.
Në fillim të kaptinës i jepet rëndësi përforcimit të ndjenjës së Muhammedit, të dërguarit më të famshëm, për detyrën të cilën ishte i obliguar ta kryente, i jepet përkrahje për ta forcuar shpirtin e tij, në mënyrë që rezistenca që i bëhej prej armiqve kokëfortë talljet dhe përgënjeshtrimet që ia bënin me qëllim të caktuar, të mos ndikonin në vendosmërinë e tij për të zbatuar deri në fund porosinë e marrë prej Zotit Fuqiplotë.
Kjo kaptinë parashtron disa tregime mbi pejgamberët, e në mënyrë më të shkoqitur, tregimin rreth Musait e Harunit në dialog me faraonin, që përfshin gati pjesën më të madhe të kësaj kaptine: për qëndrimin e Musait në luginën Tuva, për garat e tij me magjistarët dhe për suksesin e tij përfundimtar.
Kalimthi përmendet edhe çështja e Ademit, përmes së cilës kuptohet mëshira e Zotit ndaj tij pas gabimit dhe pas pendimit, madje mëshira e Zotit e shprehur me të dërguarit e njëpasnjëshëm për t'ua treguar njerëzve rrugën e drejtë, e ata pastaj vetë të vendosin se cilën rrugë do ta zgjedhin: të mirën a të keqen.
Në këtë kaptinë gjithashtu paraqiten edhe disa skena që kanë të bëjnë me disa momente në ditën e gjykimit, ku do të mbretërojë drejtësia e përsosur e Gjykatësit Suprem, në të cilën të mirit do t'i thuhet: ke bërë mirë, ja shpërblimi, ndërsa të keqit: ke bërë keq, e more në qafë veten' Quhet: "Sureti Taha" që është një nga emrat e bekuar të Muhammedit a.s. që ka qëllim përforcimin e zemrës dhe të shpirtit të tij në përballimin e pengesave dhe të vështirësive që e goditnin.
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 20:1–20:16
Dy shkronjat e para, Ta dhe Ha janë sikurse edhe të tjerat në fillim të kaptinave, që sipas mendimit të një shumice dijetarësh, janë të pashpjegueshme - muteshabih. Sipas Ibni Abasit etj. do të thotë: O njeri! Ka mendime se ato shkronja janë emër i Zotit, emër i Pejgamberit, emër i kaptinës, ose është: "i lumi ai që ka I gjetur rrugën e drejtë", apo është "shkele tokën o Muhammed" etj.
Zoti xh. sh. i thotë Muhammedit se Kur'anin nuk ia ka zbritur që me të ta mundojë atë, por si këshillë e dritë për atë që ia ka frikën Zotit, që krijoi gjithçka dhe prej fronit të vet udhëheq me gjithçka, prandaj i thotë se në asnjë moment nuk është i vetmuar dhe se lutjen mund ta shprehë si të dojë, me zë të lartë ose të ulët, sepse Zoti e di edhe atë që është në shpirtin e tij, e që nuk shprehet fare.
Duke u kthyer Musai prej Medjenit për në Egjipt, e humb rrugën ngase ishte një natë shumë e errët e edhe e ftohtë. Papritmas në anën e majtë të rrugës sheh një zjarr dhe i thotë familjes: Rrini në vend derisa të shkoj te ai zjarr të marrë ndonjë unë të ndezur, ose të gjejë ndokë që do të më tregojë për rrugën.
Mirëpo, kur ai afrohet sheh se nuk ishte zjarr por dritë, e Zodo therret, e thërret, e duke i thënë se Ai ishte Zoti te ai zianr të marrë ndonië unë të ndezur. i tij, e urdhëron të zbathet dhe e njofton se gjendet në luginën e shenjtë Tuva. Pastaj, i thotë se atë e ka caktuar pejgamber dhe t'ia vërë veshin mirë asaj që po i shpallej, se Ai që e thërriste është vetë Zot dhe tjetër zot pos — — Tij nuk ka. Pos kësaj Ai thotë: Mua më përkujto gjatë faljes, e bëhu gati se kijameti pa tjetër ka për të ardhur, por Unë e kam lënë të fshehtë momentin, e ty të mos mashtorjë ndonjë që nuk e beson gjykimin para Zotit e është i dhënë pas qejfeve të kësaj bote, e të të merr në qafë edhe ty, sepse atë ditë do të shpërblehet secili i për veprat që ka bërë. Këto porosi ia bën Zoti për ta forcuar Musain në bindje, sepse më vonë ai do të ballafaqohet me faraonin.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 20:1–20:8
- Ta, Ha. - Në fillim të sures Bekare kemi folur gjerësisht rreth kuptimit të këtyre gërmave, që hapin disa sure të Kur ’anit, prandaj nuk është e nevojshme ta përsërisim këtu. - “Ne nuk ta kemi shpallur Kur ’anin për t'u dëshpëruar. ” - Katade shpjegon: Jo, betohem në Allah, nuk e bëri atë dëshpërues, por e bëri mëshirë, dritë dhe udhërrëfyes për në Xhenet. - “Por veçse si këshillë për ata që e kanë frikë Allahun. ” - Allahu i Madhëruar e zbriti Librin dhe e dërgoi Profetin e Tij, si mëshirë për robërit e Tij dhe si përkujtues e mësim për të gjithjë ata që dinë të nxjerrin mësime. Njeriu përfiton kur dëgjon Fjalën e Allahut, duke medituar mbi kumtet e tij të vyera. Allahu i Madhëruar sqaroi hallallin dhe haramin në këtë libër. - “(Kjo është) Shpallje nga Ai që krijoi Tokën dhe qiejt e lartë. ” - Kurani, që t’u soll ty, o Muhamed, është shpallje nga Zoti yt. Ai është Zoti, Pronari e Sunduesi i çdo gjëje, i Plotfuqishmi për gjithçka! Ai e krijoi Tokën, me gjithë gjerësinë e saj. Ai i krijoi qiejt e lartë e të gjerë, me gjithë çka në ta. - “(Ai është) I Gjithëmëshirshmi që qëndroi mbi Fron .” - Në suren Araf kemi folur gjerësisht rreth këtij ajeti. Në lidhje me këtë çështje, - domethënë, për lartësimin (el istiuau) e qëndrimin e Allahut mbi Fron, - ne ndjekim medhhebin e selefëve të mirë dhe imamëve të drejtë e të mëdhenj të Islamit, në të shkuarën dhe në të tashmen. Ata i kalojnë të tilla pohime kuranore ashtu siç janë sjellë, me kuptimin e tyre të drejtpërdrejtë, pa bërë asnjë shembëllim apo krahasim të tyre me krijesat, por edhe pa i mohuar ato pohime. Nuk pranohet asnjë shpjegim i atyre që e krahasojnë dhe shëmbëllejnë Allahun me krijesat, pasi siç ka thënë i Lavdëruari: “... Nuk ka të ngjashëm me Të. Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.” [Shura 11]. Kjo çështje shpjegohet ashtu siç kanë thënë imamët e mëdhenj, mes të cilëve edhe Nuajmi, shejhu i imam Buhariut, i cili ka thënë: “Ai që e përngjason Allahun me krijesat ka bërë kufër. Edhe ai që mohon ato që Allahu ka pohuar për Veten e Vet ka bërë kufër.” Në pohimet e Allahut për Veten e Tij dhe në pohimet e Profetit për Të, nuk ka vend për përngjasime e shembëllime. Është detyra jonë që të gjitha këto pohime, që janë sjellë në ajete të qarta dhe në hadithe të sakta, t’i pranojmë dhe pohojmë ashtu siç i shkon madhështisë absolute të Allahut të Lavdëruar, duke mohuar çdo mangësi për Të, në çdo aspekt. Kjo është rruga e drejtë dhe e saktë. - “E Tij është çfarë është në qiej dhe në Tokë, gjithçka që është midis tyre dhe gjithçka që është nën dhé. ” - Pra, çdo gjë është pronë e krijesë e Allahut, nën pushtetin dhe në dorën e Tij. Çdo gjë është nën përkujdesin e Tij dhe Ai vepron në të sipas dëshirës e vullnetit të Tij; Ai gjykon mbi të me urtësinë e Tij. Allahu është i vetmi Krijues, Pronari e Sunduesi i vetëm. Nuk ka Zot tjetër, përveç Tij, që meriton të adhurohet dhe nuk ka kujdestar tjetër për krijesat, përveç Allahut. - “Edhe nëse ti e ngre zërin (në lutjet e tua), Ai e di të fshehtën dhe atë që është më e fshehtë (se e fshehta) .” - Ai i Cili e zbriti Kuranin është pikërisht Ai i Cili krijoi Tokën dhe qiejt e lartë, Ai i Cili është i gjithëditur për të fshehtën dhe për atë që është më e fshehtë. I Lartësuari thotë: “Thuaj: “Kur'ani është zbritur nga Ai, që e di të fshehtën në qiej e në tokë. Ai është Falës i Madh e Mëshirëplotë.”.” [Furkan 6]. Ali Ibn Talha përcjell nga Ibn Abasi se: “ el sirru” (e fshehta) është ajo që njeriu e fsheh brenda shpirtit të tij, ndërsa “ el aħfa” (më e
fshehta) është ajo që njeriu nuk e di dhe që ende nuk e ka bërë. Kështu, Allahu i di të gjitha këto. Ai është i gjithëditur për të shkuarën dhe për atë që do të ndodhë në të ardhmen. Nuk ka asnjë vështirësi për diturinë e Tij absolute. Të gjitha krijesat janë përpara diturisë së Tij si një krijesë e vetme, siç thotë i Madhërishmi: “ Krijimi dhe ringjallja juaj (e ju të gjithëve) , është njëlloj si krijimi dhe ringjallja e një një njeriu të vetëm. Allahu dëgjon dhe sheh gjithçka.” [Lukman 28]. - “Allahu! Nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Tij. Ai ka emrat më të bukur.” - Ai që ta zbriti Kuranin është pikërisht Allahu, i Vetmi që meriton t’i përkushtohesh me adhurime e përunjësi. Ai është i Lavdëruari, që meriton çdo përlëvdim e madhërim për emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta. Në fund të sures Ea’raf kemi folur gjërësisht rreth haditheve në lidhje me emrat e bukur të Allahut të Lartësuar. Vetëm Allahut i takojnë të gjitha lavdërimet e mirënjohja!
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 20:1–20:8
- Ta, Ha . - Këto janë gërma arabe të shkëputura. Në këtë mënyrë janë hapur shumë sure të Kuranit. Disa kanë thënë se ky është një nga emrat e Profetit (a.s), por nuk është e saktë. - Ne nuk ta kemi shpallur Kur’anin për t'u dëshpëruar.... - Shpallja e Kur'anit dhe e Sheriatit të Zotit nuk ka për qëllim që ti të dëshpërohesh. Feja nuk është sjellë për të rënduar të përgjegjshmit ligjërisht jashtë mundësive të tyre. Shpallja, Kur'ani dhe Sheriati janë sjellë nga Ai që është Mëshirëplotë e i Gjithëmëshirshëm. Qëllimi i tyre është që ta çojnë njeriun drejt lumturisë, shpëtimit e fitimit të mirësive. Allahu i Madhëruar e bëri ligjin e Tij shumë të thjeshtë. Ai i bëri të lehta rrugët e mësimit dhe të zbatimit të këtij ligji. Allahu i hapi të gjitha rrugët drejt kësaj mirësie, që ajo të jetë ushqim i domosdoshëm për zemrën dhe kënaqësi për trupin. Natyra e pastër dhe mendja e shëndoshë e pranojnë dhe i nënshtrohen këtij ligji. Ato e dinë se ky ligj u sjell vetëm të mira në të dyja jetët. - Por veçse si këshillë për ata që e kanë frikë Allahun. - Çdokush që i frikësohet Zotit mund të kujtojë përmes Shpalljes gjithçka që i bën dobi. Nëpërmjet Kur'anit, ai kujtohet për çdo vepër të mirë që Zoti e ka nxitur. Në Kur'an ka edhe paralajmërime e kërcënime për t’u larguar nga fjalët e veprat që të çojnë në dëshpërim dhe humbje. Në Kur'an ka ligje dhe dispozita të mrekullueshme, që janë të sqaruara mirë e me hollësi. Këto ligje janë mëse të pranueshme nga një mendje e kthjellët, prandaj Zoti e quan “kujtim” përmbajtjen dhe mësimet e Kur'anit. Ky libër sikur i zgjon mendjet e atyre që i frikësohen Allahut dhe iu kujton ato ligje të mira, që flenë në natyrën e tyre të pastër, edhe pse janë të skalitura thellë në to. Kujtimi bëhet për diçka që ekziston, por që njeriu është treguar i shkujdesur dhe i pavëmendshëm, ose nuk është informuar rreth saj me hollësi. Vërej me kujdes! Ata që “kujtohen” janë një kategori e caktuar, që përshkruhen si njerëz që “kanë frikë Zotin”, ndërsa të tjerët nuk përfitojnë nga ky Libër. E si mund të përfitojnë nga Kur'ani ata që nuk besojnë as Xhenetin, as Xhehenemin dhe që në zemër nuk kanë asnjë thërrmijë frikërespekti për Allahun? Kjo nuk ndodh asnjëherë. Allahu thotë: “Këshillo aty ku këshilla bën dobi! Do ta pranojë këshillën ai që ka devotshmëri dhe do ta refuzojë atë ai që është shumë i keq, i cili do të hyjë në Zjarrin e madh, ku as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë. Ka shpëtuar ai që është pastruar, që e kujton madhërinë e Zotit të vet dhe fal namazin.” [El ea’la 9-15]. - (Kjo është) Shpallje nga Ai që krijoi Tokën dhe qiejt e lartë. - Në vijim, Allahu i Madhëruar flet për rëndësinë e madhe të Kur'anit. Ky libër është shpallje e zbritur nga Krijuesi i Tokës dhe i qiejve. Ai u shpall nga Allahu, që rregullon çështjet e të gjitha krijesave. Për këtë arsye, pranojeni atë me respekt, dashuri, bindje dhe sinqeritet. Në shumë ajete, Allahu i Madhëruar përmend faktin se Ai është Krijues bashkë me faktin se në dorën e Tij është çdo çështje dhe Ai vendos çdo rregull e ligj për krijesat. Edhe në këtë ajet thuhet se Allahu është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës dhe se është Ai që e ka zbritur ligjin e jetës për krijesat. Në një ajet tjetër thotë: “Allahu është Ai që krijoi shtatë qiej dhe po aq toka. Në to zbret vendimi i Tij, për të qenë të bindur se Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka dhe se me të vërtetë, Allahu ka përfshirë gjithçka me dijen e Vet”. [Talak 12]. Allahu është Krijuesi dhe është Ai që vendos ligjet për krijesat e Tij. Vetëm Ai
urdhëron dhe ndalon, vetëm Ai vendos ligjet e adhurimit dhe të fesë. Ashtu siç nuk ka Krijues tjetër përveç Tij, po ashtu askush tjetër përveç Tij nuk mund të vendosë ligje e rregulla. Në dorë të Krijuesit është vendosja e ligjeve të krijimit të gjithësisë dhe të funksionimit të saj, dhe po në dorë të Tij është vendosja e ligjeve të fesë dhe të besimit. Ligjet e krijimit dhe funksionimit të kësaj gjithësie janë precize. Ai nuk ka krijuar asgjë kot, por gjithçka me urtësi të madhe. Ashtu sikurse ligjet e krijimit nuk dalin asnjëherë jashtë urtësisë së Tij, po ashtu edhe ligjet e fesë dhe besimit nuk dalin kurrë nga kufijtë e drejtësisë, urtësisë dhe bamirësisë. Allahu vendos ligje e rregulla veçse në bazë të drejtësisë, urtësisë dhe bamirësisë së Tij. Pasi bëri të qartë se Ai është i vetmi Krijues e Rregullues i çështjeve të krijesave dhe i vetmi që vendos ligjet e jetës dhe të adhurimit, i Lartësuari përshkruan madhështinë dhe krenarinë e Tij: - (Ai është) I Gjithëmëshirshmi që qëndroi mbi Fron (Arsh). – Froni ( arsh) është krijesa më e madhe, më e gjerë dhe më e lartë që Zoti ka krijuar. Allahu u ngrit e qëndroi mbi Fron ashtu si i shkon madhështisë së Tij, ashtu si i shkon bukurisë e madhështisë së emrave dhe atributeve të Tij. Ai u ngrit në Fron dhe ashtu ushtron sundimin dhe mbretërimin e Tij absolut mbi gjithçka. - E Tij është çfarë është në qiej dhe në Tokë, gjithçka që është midis tyre dhe gjithçka që është nën dhé. - Të gjithë pa përjashtim, melekët, njerëzit, xhindët, kafshët, sendet, bimësia, ajo që gjendet mbi tokë e nën tokë, janë pronë e Allahut, janë nevojtarë për kujdesin e Tij dhe të nënshtruar ndaj ligjeve të Tij. Asgjë dhe askush nga krijesat nuk zotëron ndonjë grimë pushtet e pronësi, madje nuk kanë në dorë as për veten e tyre dobinë, dëmin, vdekjen, jetën dhe ringjalljen. - Edhe nëse ti e ngre zërin (në lutjet e tua), Ai e di të fshehtën dhe atë që është më e fshehtë (se e fshehta) . - Allahu është i Gjithëditur dhe nuk ka ndonjë gjë që të jetë e paditur apo e fshehur nga dituria e Tij. Ai di fjalët e fshehta dhe ato që janë më të fshehta se fjalët e fshehta, pra, ato që fshihen në zemër dhe ende nuk janë artikuluar me fjalë. Allahu i di edhe ato ndjenja të fshehta që i kalojnë njeriut në zemër. Ndërsa el ahfa janë ato gjëra që ende nuk i kanë kaluar në zemër njeriut. Kështu, i Lartësuari i di të gjitha ato që i kalojnë në zemër njeriut, madje me hollësitë më të imta. Dituria e Zotit i përfshin të gjitha, të imtat e të mëdhatë, të fshehtat e të shfaqurat. Për Atë është njëlloj, e shfaq apo e mban fshehur atë që ke në zemër. Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar shpalosi madhështinë e Tij absolute dhe faktin se Ai është i Plotë e Absolut në çdo atribut të Tij. Allahu është Krijuesi i gjithçkaje, është caktuesi i ligjeve të krijimit dhe ligjeve të jetës, fesë e adhurimit. Ai urdhëron dhe ndalon. Ai është Er -rahmani, që ka përfshirë gjithçka me mëshirën dhe kujdesin e Tij. Allahu është Gjithëpërfshirësi me madhështinë e Tij. Ai
është i Lartësuari mbi Fronin e Tij dhe ka nën sundimin e mbretërimin e Tij gjithçka. Asgjë nuk i fshihet diturisë së Allahut. Pas këtij prezantimi, Allahu është i vetmi që meriton të gjitha adhurimet, përkushtimet, lutjet e dedikimet. Adhurimi i Tij si Një dhe i Vetëm është diçka që e urdhëron ligji i Tij, logjika e shëndoshë, si dhe natyra e pastër dhe e papërlyer. Ndërsa adhurimi i diçkaje tjetër veç Tij është e kotë në çdo këndvështrim. - Allahu! Nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Tij. - Nuk ekziston asnjë i adhuruar tjetër me meritë veç Allahut. Vetëm Ai duhet adhuruar me dashurinë e plotë për Të, duke iu nënshtruar e përulur me formën e përkryer. Vetëm Ai duhet adhuruar duke iu frikësuar duke e shpresuar dhe duke e dashur me gjithë shpirt; duke u kthyer vetëm tek Ai me gjithë qenien tënde i penduar e duke iu drejtuar vetëm Atij me lutje. - Ai ka Emrat më të Bukur. - Allahut i takojnë të gjithë emrat më të bukur. Emrat e Allahut janë të gjithë të bukur, sepse të gjithë janë lavdërime të Tij. Nuk ka ndonjë emër që nuk tregon pë lavdinë e lavdërimin e Zotit. Prej bukurisë së tyre është edhe fakti se ata nuk janë thjesht emra të përvetçëm pa domethënie dhe pa lidhje me të emërtuarin. Përkundrazi, ata janë edhe atribute për të Madhëruarin. Jo vetëm kaq, por janë edhe atribute të plota, sepse në të kundërtën nuk do të quheshin të bukur. Prej bukurisë së tyre është edhe fakti se Zoti i ka urdhëruar njerëzit që t’i drejtohen dhe luten Atij përmes këtyre emrave. Madje, kjo është një mënyrë adhurimi që Zoti e do fort, siç do edhe të gjithë ata që e duan këtë mënyrë. Ai i do ata që i mësojnë, i kuptojnë dhe i luten Atij përmes emrave e cilësive të Tij të bukura e të plota. Allahu i do shumë ata që hulumtojnë rreth kuptimit të atributeve të Tij dhe e adhurojnë Atë përmes tyre. Allahu i do ata që e adhurojnë Atë duke u nisur nga ato çfarë sugjërojnë emrat e Tij, qofshin adhurime të zemrës apo të trupit. Allahu i Madhëruar thotë: “Allahu ka emrat më të bukur. Prandaj lutjuni Atij nëpërmjet tyre dhe distancohuni nga ata që bëjnë shtrembërime në emrat e Tij! Ata kanë për t’u “shpërblyer” për veprimet e tyre.” [El ea'raf 180].