← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

20. Ta Ha · Ajeti 102 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 20:99–20:114

Pasi që përshkruhet tregimi për Musain, përmendet se ai tregim i rrëfehet Muhammedit nga ana e Zotit, përmes këtij Kur'ani që është plot këshilla e dituri të dobishme, ndërkaq ai që refuzon mësimet e tij, ai do ta ngarkojë keq veten ditën e kijametit, kështu që kur t'i fryhet surit për ringjallje, ata do të ngriten të shëmtuar, me fytyra të nxira, e sy të mavijosur dhe do të kuptojnë se jeta e kësaj bote nuk ka qenë më shumë se një ditë.

Idhujtarët i thonin Muhammedit se ç'mund të bëjë Zoti i tij me këto kodra, me këta shkëmbinj e me këto I male, e këtë e bënin në shenjë talljeje. Kur'ani sqaron se ato do të bëhen hi e pluhur, e toka do të jetë e rrafshët, pa asnjë send mbi faqen e saj, ndërsa thirrjes për tubim në vendin e caktuar për gjykim, i përgjigjen të gjithë pa bërë zë. Atë ditë mund të ndërmjetësojnë për shefaat pejgamberët etj., vetëm për atë njeri, për të cilin Zoti lejon. Ata që refuzuan mësimet e Zotit, do të dalin para Tij të turpëruar, sikurse të zënët rob, ndërsa ata që besuan e bënë vepra të mira, do ta gëzojnë në mënyrë të plotë shpërblimin e merituar.

Kur'ani përsërit shumë herë vërejtjen për rrezikun nga dënimi në zjarr të xhehenemit, u flet idhujtarëve në gjuhën e tyre, në mënyrë që ata ta kuptojnë atë e të mbledhin mend, se fundi i fundit, madhëria e Allahut është e lartë, Ai udhëheq me gjithçka dhe vetëm Atij i takon adhurimi, e kurrsesi nuk ka nevojë për adhurimin e idhujtarëve, ata shkatërrojnë veten.

Thuhet se Muhammedi ngutej dhe lexonte Kur'anin që i shpallej së bashku më Xhibrilin duke ia lexuar natyrisht ai, prandaj i thuhet që të mos ngutej e të mos ketë frikë se do ta harrojë atë. Ose ngutej e gjykonte I sipas Kur'anit pa iu sqaruar sa duhet nga ana e Zotit domethënia e tij, andaj i thuhet të mos ngutej para se të sqarohej mirë se cili është qëllimi i tij.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 20:102–20:104

- “Ditën kur do t'i fryhet Surit ...” - Sipas një hadithi të saktë, Profeti ﷺ është pyetur rreth Surit dhe ka thënë: 1788. “Ai është një bri, të cilit do t’i fryhet (Ditën e Kijametit).” Në hadithin e Ebu Hurejrës, në të cilin flitet për Surin, thuhet: 1789. “Ai është një bri jashtëzakonisht i madh. Gryka e tij është sa madhësia e qiejve dhe e Tokës. Atij do t’i fryjë Israfili (a.s).” Në një hadith tjetër, Profeti ﷺ ka thënë: “E si të kënaqem dhe të jem i qetë, kur përgjegjësi i Surit e ka vendosur atë në gojë, ka ngritur ballin e tij dhe pret vetëm që t’i jepet lejë?!” Njerëzit thanë: “O i Dërguari i Allahut, çfarë duhet të themi?” - “Thoni: “ Hasbunallahu ue niamel uekil, alellahi teuek -kelna!” (Na mjafton Allahu! Ai është Kujdestari më i mirë! Vetëm Allahut i jemi mbështetur!” 20 - “Ne do t'i tubojmë keqbërësit të mavijosur.” - Kuptimi i fjalës ‘ zurka’ është: “blu e errët në të zezë”, dhe bëhet fjalë për ngjyrën e syve të tyre, e cila tregon për tmerrin e madh, që i përfshin. - “Ata i pëshpërisin njëri tjetrit ...” - Ibn Abasi shpjegon: “Domethënë, flasin fshehtas e me zë të ulët.”

- “Nuk qëndruat (në dynja) më shumë se dhjetë ditë. ” - Domethënë, në jetën e dynjasë ju keni qëndruar veçse 10 ditë, pra, për një kohë shumë të shkurtër. Allahu i Lartësuar thotë: - “Ne e dimë shumë mirë çfarë do të flasin ata ...” - Kur ata flasin fshehtas me njëri tjetrin, Ne e dimë më mirë se çfarë flasin ata. - “... kur më i mençuri prej tyre do të thotë: “Nuk qëndruat më shumë se një ditë!” - Ai më i logjikshmi mes tyre do të thotë se ata kanë qëndruar vetëm një ditë! Arsyeja është se, në Ditën e Premtuar, koha e qëndrimit në dynja do t’u duket shumë e shkurtër shpirtrave të tyre. Edhe nëse ditët në dynja janë të shumta, atyre do t’u duket se ishte veçse një ditë. Ditën e Kijametit, koha e qëndrimit në dynja do të duket shumë e shkurtër. Ditën e Gjykimit, me këto fjalë që do të thonë, ata mëtojnë se koha e qëndrimit të tyre në dynja ishte e pamjaftueshme që ata të kuptonin argumentet, sepse ishte një kohë shumë e shkurtër. Kinse, nëse do të kishin më shumë kohë, ata do të besonin! Allahu i Lartësuar thotë në ajete të tjera: “ Ditën kur të vijë Ora (e Gjykimit), (për t'u shfajësuar) keqbërësit do të betohen se kanë qëndruar (në këtë botë) veçse një orë. Kështu gënjenin ata edhe më parë (në dynja). Kurse ata të cilëve u ishte dhënë dituri dhe besim, do të thonë: “Ju keni qëndruar aq sa e pati caktuar Allahu, deri në Ditën e Ringjalljes. Pikërisht kjo është Dita e Ringjalljes, por ju nuk e pranonit”. Kështu, atë ditë, atyre që bënë padrejtësi nuk u bën dobi asnjë pendesë e as që u kërkohet të arsyetohen.” [Rum 55, 56]. Ose: “Atje (në Zjarr) ata do të klithin (për ndihmë): “O Zoti ynë! Na nxirr (prej këtu)! Ne do të bëjmë vepra të mira, jo si ato që bënim më parë!” Por, a nuk ju dhamë Ne jetë, aq sa të mund të merrte mësim cilido që dëshironte të merrte mësim, madje ju erdhi edhe paralajmëruesi i qartë? Shijojini tani frytet e veprave tuaja! Për keqbërësit nuk ka asnjë ndihmës! Nuk ka dyshim se Allahu e di gjithë të fshehtën e qiejve e të tokës dhe Ai di mirë gjithçka që fshihet në zemrat (e njerëzve).” [Fatir 37]. Ose: “Atyre do t'u thuhet: “E sa vjet keni qëndruar në tokë?” Ata do të thonë: “Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës. Por pyeti ata që dinë të mbajnë llogari!” Pastaj do t'u thuhet: “Me të vërtetë keni qëndruar pak, veç sikur ta dinit!” A menduat atëherë, ju se Ne ju patëm krijuar kot dhe se ju nuk do të ktheheshit te Ne (për llogari) ? I lartësuar qoftë Allahu, Sunduesi, i Vërteti! Nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Tij. Ai është Zoti i Arshit të nderuar!” [Mu’minun: 112 - 114]. Me të vërtetë, qëndrimi juaj në këtë botë ishte shumë i shkurtër, por ishte i mjaftueshëm për të nxjerrë mësime ai që deshi të mësonte e të shpëtonte. Madje, ju erdhi edhe paralajmë - ruesi i qartë. Po të dinit, do t’i jepnit përparësi jetës së përjetshme, kundrejt asaj jete të shkurtër të dynjasë, por ju u treguat mendjelehtë dhe prishët gjithçka, duke i dhënë përparësi jetës së përkohshme, kundrejt së përjetshmes.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 20:102–20:104

- Ditën kur do t'i fryhet Surit, Ne do t'i tubojmë keqbërësit të nxirosur. - Kur ti fryhet bririt, të gjithë njerëzit do të dalin nga varret e tyre. Ata nuk do të jenë të gjithë të barabartë, por secili do të trajtohet sipas veprave që ka bërë. Të devotshmit, për shembull, do të priten si delegacion miqsh që vjen prej së largu tek Rrahmani. Ndërsa keqbërësit do të ringjallen të poshtëruar dhe ngjyra e lëkurës së tyre do të jetë blu e errët, nga tmerri, etja e madhe dhe frika për atë që i pret. - Ata i pëshpërisin njëri tjetrit: Nuk qëndruat (në Dunja) më shumë se dhjetë ditë.”. - Mohuesit flasin të dëshpëruar me njëri tjetrin, duke kujtuar kohën e shkurtër që kaluan në dynja dhe sa shpejt kaluan në ahiret. - Ne e dimë shumë mirë çfarë do të flasin ata,... - Allahu i di dhe i dëgjon mirë këto fjalë që ata thonë. Ai e di mirë edhe kur dikush thotë diçka që është më afër së vërtetës: - ...kur më i mençuri prej tyre do të thotë: “Nuk qëndruat më shumë se një ditë!” - Qëllimi i gjithë këtyre fjalëve është për të treguar keqardhjen e madhe që ata shprehin atë ditë. Si është e mundur që e humbën kohën e shkurtër të jetës së kësaj bote, duke e harxhuan atë në kotësira e dëfrime, duke i kthyer shpinën besimit të pastër, që do t'u sillte shumë të mira?! Ata ia përkushtuan çastet e jetës së tyre të shkurtër gjërave të dëmshme, që Ditën e Gjykimit do t’u sjellin veçse trishtim e ndëshkim. Kjo është dita kur dënimi i tyre të bëhet realitet. Tashmë nuk u mbetet gjë tjetër, veçse keqardhja, lutjet për të shpëtuar, që nuk dëgjohen, dhe mjerimi i madh, që nuk do t’u ndahet kurrë. Allahu i Madhëruar tregon në një ajet tjetër kuranor, që ata do të pyeten: “Sa vjet keni kaluar në tokë?” Ata do të thonë: “Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës. Pyet ata që dinë të llogarisin!” Ai thotë: “Keni qëndruar vërtet pak, sikur ta dinit.” [Muminun 112 – 114].

← Ta Ha 20:102