Fekulna ja ‘ademu ‘inne hadha ‘aduwun leke we lizewxhike fela juhrixhennekuma minel-xhenneti feteshka
E Ne i thamë: "O Adem, ky është armik yti dhe i bashkëshortes tënde, pra mos t'ju nxjerrë kurrsesi nga xhenneti, e t'ju vë në vështirësi (për të siguruar mjetet e jetesës)".
Fe’ekela minha febedet lehuma sew’atuhuma we tefika jehsifani ‘alejhima min werekil-xhenneti we ‘asa ‘ademu rebbehu fegawa
Ata të dy hëngrën nga ajo (pemë) dhe që të dy u zhveshën, e ia nisën ta mbulojnë veten e tyre me gjethe që i mblidhnin nëpër xhennet, dhe kështu Ademi theu urdhrin e Zotit të vet dhe gaboi.
Kale ehbita minha xhemi’æn ba’dukum liba’din ‘aduwun fe’imma je’tijennekum minni huden femeni ettebe’a hudaje fela jedillu we la jeshka
Ai (All-llahu) u tha: "Zbritni prej aty që të gjithë, do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Nëse u vjen nga Unë udhëzim (libër e pejgamber) kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në Dunja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër)".