20. Ta Ha · ajete 124–129

سورة طه
124

وَمَنۡ أَعۡرَضَ عَن ذِكۡرِي فَإِنَّ لَهُۥ مَعِيشَةٗ ضَنكٗا وَنَحۡشُرُهُۥ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ أَعۡمَىٰ

We men ‘a’rede ‘an dhikri fe’inne lehu ma’isheten denkæn we nehshuruhu jewmel-kijameti ‘a’ma

E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër.

125

قَالَ رَبِّ لِمَ حَشَرۡتَنِيٓ أَعۡمَىٰ وَقَدۡ كُنتُ بَصِيرٗا

Kale rabbi lime hesherteni ‘a’ma we kad kuntu besiræn

Ai (që nuk besoi) do të thotë: "Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?"

126

قَالَ كَذَٰلِكَ أَتَتۡكَ ءَايَٰتُنَا فَنَسِيتَهَاۖ وَكَذَٰلِكَ ٱلۡيَوۡمَ تُنسَىٰ

Kale kedhalike ‘etetke ‘ajatuna fenesiteha we kedhelikel-jewme tunsa

Ai (All-llahu) thotë: "Ashtu si i harrove ti argumentet Tona që t'i ofruam, ashtu je ti i harruar sot".

127

وَكَذَٰلِكَ نَجۡزِي مَنۡ أَسۡرَفَ وَلَمۡ يُؤۡمِنۢ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِۦۚ وَلَعَذَابُ ٱلۡأٓخِرَةِ أَشَدُّ وَأَبۡقَىٰٓ

We kedhelike nexhzi men ‘esrefe we lem ju’umin bi’ajati rabbihi we le’adhabul-’ahireti ‘esheddu we ‘ebka

Po kështu Ne e shpërblejmë edhe atë që zhytet në mëkate dhe nuk i beson argumentet e Zotit të vet, po dënimi në botën tjetër është edhe më i ashpër dhe i përjetshëm.

128

أَفَلَمۡ يَهۡدِ لَهُمۡ كَمۡ أَهۡلَكۡنَا قَبۡلَهُم مِّنَ ٱلۡقُرُونِ يَمۡشُونَ فِي مَسَٰكِنِهِمۡۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّأُوْلِي ٱلنُّهَىٰ

‘Efelem jehdi lehum kem ‘ehlekna kablehum minel-kuruni jemshune fi mesakinihim ‘inne fi dhalike le’ajatin li’wli en-nuha

A nuk e kanë të qartë ata se sa breza para tyre i kemi zhdukur, e këta ecin nëpër ato vendbanime të tyre. Në gjurmët e atyre ka fakte për ata që kanë arsye të shëndoshë.

129

وَلَوۡلَا كَلِمَةٞ سَبَقَتۡ مِن رَّبِّكَ لَكَانَ لِزَامٗا وَأَجَلٞ مُّسَمّٗى

We lewla kelimetun sebekat min rabbike lekane lizamæn we ‘exhelun musemmen

E sikur të mos ishte vendimi dhe afati i caktuar më herët nga Zoti yt, dënimi do t'i kapte ata.