20. Ta Ha · ajete 133–135

سورة طه
133

وَقَالُواْ لَوۡلَا يَأۡتِينَا بِـَٔايَةٖ مِّن رَّبِّهِۦٓۚ أَوَلَمۡ تَأۡتِهِم بَيِّنَةُ مَا فِي ٱلصُّحُفِ ٱلۡأُولَىٰ

We kalu lewla je’tina bi’ajetin min rabbihi ‘ewelem te’tihim bejjinetu ma fi es-suhufil-’ula

Ata thanë: "Përse nuk na solli ai ndonjë argument nga Zoti i vet? A nuk u erdhi atyre sqarim (në Kur'an) për atë që ishte në broshurat e mëparshme".

134

وَلَوۡ أَنَّآ أَهۡلَكۡنَٰهُم بِعَذَابٖ مِّن قَبۡلِهِۦ لَقَالُواْ رَبَّنَا لَوۡلَآ أَرۡسَلۡتَ إِلَيۡنَا رَسُولٗا فَنَتَّبِعَ ءَايَٰتِكَ مِن قَبۡلِ أَن نَّذِلَّ وَنَخۡزَىٰ

We lew ‘enna ‘ehleknahum bi’adhabin min kablihi lekalu rebbena lewla ‘erselte ‘ilejna resulæn fenettebi’a ‘ajatike min kabli ‘en nedhille we nehza

Dhe sikur t'i ndëshkonim ata me ndonjë dënim para tij (para se ta shpallim Kur'anin), ata do të thonin: "Zoti ynë, përse nuk na çove ndonjë të dërguar që t'iu përmbaheshim fakteve Tua para se të poshtëroheshim e të mjeroheshim".

135

قُلۡ كُلّٞ مُّتَرَبِّصٞ فَتَرَبَّصُواْۖ فَسَتَعۡلَمُونَ مَنۡ أَصۡحَٰبُ ٱلصِّرَٰطِ ٱلسَّوِيِّ وَمَنِ ٱهۡتَدَىٰ

Kul kullun muterebbisun feterebbesu feseta’lemune men ‘eshabu es-sirati es-sewiji we meni ehteda

Thuaj: "Secili është duke pritur, pra pritni edhe ju, se së shpejti do ta kuptoni se kush ishin ithtarët e rrugës së drejtë dhe e gjeti të vërtetën".*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ngjarja rreth përuljes së engjëjve me urdhrin e Zotit ndaj Ademit dhe e refuzimit të shejtanit është përsëritur në shtatë kaptina të Kuranit, me qëllim që besimtarët të kuptojnë, se duhet ta zbatojnë urdhrin e Zotit, duhet të largohen prej ndalesave dhe të rikujtojnë armiqësinë e shejtanit, të cilën ai e shfaqi kundër babait të tyre, Ademit, e të cilën e shfaq edhe ndaj secilit pasardhës të Ademit. Zoti xh. sh. ia bëri me dije Ademit armiqësinë e djallit, ia bëri me dije telashet, që do ta godisnin, nëse do të dëgjonte mësimet e tij, por shejtani me vesvesen e tij e preku Ademin në dy pikat që janë më të ndieshmet dhe më lakmueset për njeriun në përgjithësi. E preku në pavdekshmërinë, d.m.th. në jetën e amshueshme dhe në pasurinë e pashtershme. Që të dyja këto ia ka ënda njeriut, prandaj jo nga lakmia për të ngrënë nga ajo pemë, por nga lakmia e fitimit të atyre dy cilësive, Ademi u mashtrua. Si masë e parë e ndëshkimit të Ademit dhe të Havasë ishte ajo, kur ata u zhveshën prej petkut, që ishin rreze drite, të cilat mbulonin trupin e tyre, e kur u zbuluan ngarendën të mblidhnin gjethe të pemëve të xhenetit duke mbuluar avretin e tyre. Në xhenet jetën e kishin të garantuar pa kurrfarë mundi, e kur u larguan prej aty çështja e jetës e gjallërimit mbeti përgjegjësi e njeriut, e si rrjedhojë e saj paraqiten mosmarrëveshjet dhe grindjet mes njerëzve, prandaj u thuhet, se do të jenë armiq të njëri-tjetrit, nëse nuk iu