20. Ta Ha · Ajeti 135

سورة طه
Përkthimi Sherif Ahmeti
135

قُلۡ كُلّٞ مُّتَرَبِّصٞ فَتَرَبَّصُواْۖ فَسَتَعۡلَمُونَ مَنۡ أَصۡحَٰبُ ٱلصِّرَٰطِ ٱلسَّوِيِّ وَمَنِ ٱهۡتَدَىٰ

Thuaj: "Secili është duke pritur, pra pritni edhe ju, se së shpejti do ta kuptoni se kush ishin ithtarët e rrugës së drejtë dhe e gjeti të vërtetën".*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ngjarja rreth përuljes së engjëjve me urdhrin e Zotit ndaj Ademit dhe e refuzimit të shejtanit është përsëritur në shtatë kaptina të Kuranit, me qëllim që besimtarët të kuptojnë, se duhet ta zbatojnë urdhrin e Zotit, duhet të largohen prej ndalesave dhe të rikujtojnë armiqësinë e shejtanit, të cilën ai e shfaqi kundër babait të tyre, Ademit, e të cilën e shfaq edhe ndaj secilit pasardhës të Ademit. Zoti xh. sh. ia bëri me dije Ademit armiqësinë e djallit, ia bëri me dije telashet, që do ta godisnin, nëse do të dëgjonte mësimet e tij, por shejtani me vesvesen e tij e preku Ademin në dy pikat që janë më të ndieshmet dhe më lakmueset për njeriun në përgjithësi. E preku në pavdekshmërinë, d.m.th. në jetën e amshueshme dhe në pasurinë e pashtershme. Që të dyja këto ia ka ënda njeriut, prandaj jo nga lakmia për të ngrënë nga ajo pemë, por nga lakmia e fitimit të atyre dy cilësive, Ademi u mashtrua. Si masë e parë e ndëshkimit të Ademit dhe të Havasë ishte ajo, kur ata u zhveshën prej petkut, që ishin rreze drite, të cilat mbulonin trupin e tyre, e kur u zbuluan ngarendën të mblidhnin gjethe të pemëve të xhenetit duke mbuluar avretin e tyre. Në xhenet jetën e kishin të garantuar pa kurrfarë mundi, e kur u larguan prej aty çështja e jetës e gjallërimit mbeti përgjegjësi e njeriut, e si rrjedhojë e saj paraqiten mosmarrëveshjet dhe grindjet mes njerëzve, prandaj u thuhet, se do të jenë armiq të njëri-tjetrit, nëse nuk iu