فَلَا يَصُدَّنَّكَ عَنۡهَا مَن لَّا يُؤۡمِنُ بِهَا وَٱتَّبَعَ هَوَىٰهُ فَتَرۡدَىٰ
Prandaj, të mos shmangë ty nga kjo ai që nuk i beson atij dhe që është dhënë pas dëshirave, se atëherë shkatërrohesh.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Dy shkronjat e para, Ta dhe Ha janë sikurse edhe të tjerat në fillim të kaptinave, që sipas mendimit të një shumice dijetarësh janë të pashpjegueshme -muteshabih. Sipas Ibni Abasit etj. do të thotë: O njeri! Ka mendime se ato shkronja janë emër i Pejgamberit, emër i kaptinës, ose është: “i lumi ai që ka gjetur rrugën e drejtë”, apo është “shkele tokën o Muhamed” etj. Zoti xh. sh. i thotë Muhamedit a.s., se Kuranin nuk ia ka zbritur që me të ta mundojë atë, por si këshillë e dritë për atë që ia ka frikën Zotit, që krijoi gjithçka dhe prej Fronit të vet udhëheq me gjithçka, prandaj i thotë, se në asnjë moment