20. Ta Ha · ajete 31–37

سورة طه
31

ٱشۡدُدۡ بِهِۦٓ أَزۡرِي

Eshdud bihi ‘ezri

Që me të të ma forcosh fuqinë time,

32

وَأَشۡرِكۡهُ فِيٓ أَمۡرِي

We ‘eshrik/hu fi ‘emri

Bëma shok atë në punën time,

33

كَيۡ نُسَبِّحَكَ كَثِيرٗا

Kej nusebbiheke kethiræn

Në mënyrë që të madhërojmë Ty më shumë,

34

وَنَذۡكُرَكَ كَثِيرًا

We nedhkureke kethiræn

Dhe të përkujtojmë Ty shpesh.

35

إِنَّكَ كُنتَ بِنَا بَصِيرٗا

‘Inneke kunte bina besiræn

"Vërtet, Ti je Ai që na sheh dhe na i di punët".*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti xh. sh., e dinte se ç’kishte Musai në dorë, e ia bën pyetjen në mënyrë që ai ta përcjellë me vëmendje ngjarjen, sepse ai shkop i thatë, do të shndërrohet në gjarpër të gjallë, pra do të shohë një mrekulli të madhe. Musai nuk përfundon vetëm me përgjigjen në pyetje, por nga dëshira që ta shtojë edhe më tepër kënaqësinë e vet në bisedë me të Madhin Zot, vazhdon duke i përshkruar cilësitë dhe dobitë e shkopit. Mrekullia e shndërrimit të shkopit në gjarpër të madh dhe të zbardhimit e të shkëlqimit të dorës në atë moment ishte parapërgatitje për paraqitjen e atyre mrekullive më vonë para faraonit. Kur u urdhërua të shkojë te faraoni, i cili e njihte veten si zot, Musai kërkoi ndihmën e Zotit për zbatimin e asaj detyre, kërkoi që t’i lëshohej gjuha e të jetë oratori më i mirë, t’ia bashkojë atij vëllain Harunin, si bashkëpunëtor dhe si pejgamber dhe ashtu të formojë një fuqi më të madhe.
36

قَالَ قَدۡ أُوتِيتَ سُؤۡلَكَ يَٰمُوسَىٰ

Kale kad ‘utite su’uleke ja musa

Ai (All-llahu) tha: "O Musa, t'u dha ajo që kërkove!"

37

وَلَقَدۡ مَنَنَّا عَلَيۡكَ مَرَّةً أُخۡرَىٰٓ

We lekad menenna ‘alejke merreten ‘uhra

Ne edhe një herë ta dhuruam ty mirësinë Tonë.