20. Ta Ha · ajete 45–50

سورة طه
45

قَالَا رَبَّنَآ إِنَّنَا نَخَافُ أَن يَفۡرُطَ عَلَيۡنَآ أَوۡ أَن يَطۡغَىٰ

Kala rebbena ‘innena nehafu ‘en jefrute ‘alejna ‘ew ‘en jetga

Ata të dy thanë: "Zoti ynë, ne kemi frikë se do të na ndëshkojë menjëherë ose do t'i kalojë kufijtë kundër nesh".

46

قَالَ لَا تَخَافَآۖ إِنَّنِي مَعَكُمَآ أَسۡمَعُ وَأَرَىٰ

Kale la tehafa ‘inneni me’akuma ‘esma’u we ‘era

Ai (All-llahu) tha: "Mos u frikësoni, se Unë (me ndihmën Time) jam me ju, dëgjoj (ç'do t'ju thotë) dhe shoh (ç'do të bëjë me ju)".

47

فَأۡتِيَاهُ فَقُولَآ إِنَّا رَسُولَا رَبِّكَ فَأَرۡسِلۡ مَعَنَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ وَلَا تُعَذِّبۡهُمۡۖ قَدۡ جِئۡنَٰكَ بِـَٔايَةٖ مِّن رَّبِّكَۖ وَٱلسَّلَٰمُ عَلَىٰ مَنِ ٱتَّبَعَ ٱلۡهُدَىٰٓ

Fe’tijahu fekula ‘inna resula rabbike fe’ersil me’ana beni ‘isra’ile we la tu’adhdhibhum kad xhi’nake bi’ajetin min rabbike we es-selamu ‘ala meni ettebe’al-huda

"I shkoni e i thuani atij: "Ne jemi që të dy të dërguar të Zotit tënd, lëshoi beni israilët të vijnë me ne, e mos i mundo! Ne të kemi ardhur me argumente nga Zoti yt, e shpëtimi është për atë që ndjek rrugën e drejtë.

48

إِنَّا قَدۡ أُوحِيَ إِلَيۡنَآ أَنَّ ٱلۡعَذَابَ عَلَىٰ مَن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ

‘Inna kad ‘uhije ‘ilejna ‘ennel-’adhabe ‘ala men kedhdhebe we tewella

"Ne na është thënë se dënimi është për atë që gënjen (të dërguarit) dhe ia kthen shpinën besimit".

49

قَالَ فَمَن رَّبُّكُمَا يَٰمُوسَىٰ

Kale femen rebbukuma ja musa

Ai (faraoni) tha: "E kush është Zoti i juve dyve, o Musa?"

50

قَالَ رَبُّنَا ٱلَّذِيٓ أَعۡطَىٰ كُلَّ شَيۡءٍ خَلۡقَهُۥ ثُمَّ هَدَىٰ

Kale rebbunal-ledhi ‘a’ta kulle shej’in halkahu thumme heda

(Musai) Tha: "Zoti ynë është Ai që çdo sendi i dha formën e vet, pastaj e udhëzoi atë"