20. Ta Ha · ajete 57–59

سورة طه
57

قَالَ أَجِئۡتَنَا لِتُخۡرِجَنَا مِنۡ أَرۡضِنَا بِسِحۡرِكَ يَٰمُوسَىٰ

Kale ‘exhi’tena lituhrixhena min ‘erdina bisihrike ja musa

(Atëherë faraoni) Tha: "O Musa, a mos na ke ardhur që me magjinë tënde të na nxjerrësh prej tokës sonë (prej Egjiptit)?"

58

فَلَنَأۡتِيَنَّكَ بِسِحۡرٖ مِّثۡلِهِۦ فَٱجۡعَلۡ بَيۡنَنَا وَبَيۡنَكَ مَوۡعِدٗا لَّا نُخۡلِفُهُۥ نَحۡنُ وَلَآ أَنتَ مَكَانٗا سُوٗى

Felene’tijenneke bisihrin mithlihi faxh’al bejnena we bejneke mew’idæn la nuhlifuhu nehnu we la ‘ente mekanæn suwen

Edhe ne do të kundërvihemi me një aso magjie, pra cakto një kohë dhe një vend që do të na përshtatet, e që nuk do ta thyenim as ne as ti".

59

قَالَ مَوۡعِدُكُمۡ يَوۡمُ ٱلزِّينَةِ وَأَن يُحۡشَرَ ٱلنَّاسُ ضُحٗى

Kale mew’idukum jewmu ez-zineti we ‘en juhshere en-nasu duhen

(Musai) Tha: "Koha e caktuar le të jetë dita e festës në mënyrë që njerëzit të tubohen paradite".