20. Ta Ha · ajete 62–65

سورة طه
62

فَتَنَٰزَعُوٓاْ أَمۡرَهُم بَيۡنَهُمۡ وَأَسَرُّواْ ٱلنَّجۡوَىٰ

Fetenaza’u ‘emrehum bejnehum we ‘eserru en-nexhwa

Ata (magjistarët) polemizuan për çështjen e tyre, por bisedën e bënë fshehurazi (nga masa).

63

قَالُوٓاْ إِنۡ هَٰذَٰنِ لَسَٰحِرَٰنِ يُرِيدَانِ أَن يُخۡرِجَاكُم مِّنۡ أَرۡضِكُم بِسِحۡرِهِمَا وَيَذۡهَبَا بِطَرِيقَتِكُمُ ٱلۡمُثۡلَىٰ

Kalu ‘in hedhani lesahirani juridani ‘en juhrixhakum min ‘erdikum bisihrihima we jedh/heba biterikatikumul-muthla

Ata pastaj (pas bisedës së fshehtë) thanë: "Këta të dy janë magjistarë, që me magjinë e tyre duan t'ju nxjerrin nga toka juaj dhe ta zhdukin drejtimin (ideologjinë) tuaj që pa dyshim është më i drejti".

64

فَأَجۡمِعُواْ كَيۡدَكُمۡ ثُمَّ ٱئۡتُواْ صَفّٗاۚ وَقَدۡ أَفۡلَحَ ٱلۡيَوۡمَ مَنِ ٱسۡتَعۡلَىٰ

Fe’exhmi’u kejdekum thumme e’tu seffæn we kad ‘eflehel-jewme meni esta’la

Pra, (meqë janë magjistarë) ju vendosni seriozisht çështjen tuaj dhe dilni në shesh tok të bashkuar, e ai që triumfon sot, ai ka arritur suksesin.

65

قَالُواْ يَٰمُوسَىٰٓ إِمَّآ أَن تُلۡقِيَ وَإِمَّآ أَن نَّكُونَ أَوَّلَ مَنۡ أَلۡقَىٰ

Kalu ja musa ‘imma ‘en tulkije we ‘imma ‘en nekune ‘ewwele men ‘elka

Ata thanë: "O Musa, do të hedhësh ti apo ne po hedhim të parët?"