Kale ‘amentum lehu kable ‘en ‘adhene lekum ‘innehu lekebirukumul-ledhi ‘allemekumu es-sihre fele’ukatti’anne ‘ejdijekum we ‘erxhulekum min hilafin we le’usellibennekum fi xhudhu’i en-nehli we leta’lemunne ‘ejjuna ‘esheddu ‘adhabæn we ‘ebka
Ai (faraoni) tha: "A i besuat atij para se t'u japë unë leje? Ai (Musai) është prijës i juaj, i cili ua mësoi magjinë, unë do t'ua pres duart e këmbët tërthorazi e do t'u var në trungujt e hurmave, e atëherë ju do ta kuptoni se cili prej nesh ka dënim më të ashpër e më të vazhdueshëm?"
Kalu len nu’uthireke ‘ala ma xha’ena minel-bejjinati wel-ledhi feterena fakdi ma ‘ente kadin ‘innema tekdi hedhihil-hejæte ed-dunja
Ata thanë: "Pasha Atë që na krijoi, nuk të japim përparësi ty ndaj argumenteve që na erdhën, e ti bëje atë që mendon ta bësh, dhe mund ta zbatosh vetëm atë që i takon jetës së kësaj bote!"
‘Inna ‘amenna birebbina lijegfire lena hatajana we ma ‘ekrehtena ‘alejhi mine es-sihri wel-lahu hajrun we ‘ebka
Ne i besuam Zotit tonë që Ai të na i falë gabimet dhe magjinë, me të cilën ti na detyrove. All-llahu është më i miri (në të shpërblyerit) dhe më i përjetshmi (në të dënuar)!
Xhennatu ‘adnin texhri min tehtihal-’enharu halidine fiha we dhelike xheza’u men tezekka
(do ta presin) Xhennete të Adnit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përjetë. Ky është shpërblimi i atij që është pastruar nga mosbesimi.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Edhe pse i pa mrekullitë faraoni nuk deshi t’i pranojë, e Musain e quajti magjistar, duke i thënë se do të kundërvihemi edhe ne me magji. Musai caktoi vendin e kohën, ku do të zhvillohen garat në magji. Caktoi ditën e një feste të tyre, në mënyrë që të tuboheshin sa më shumë popullsi, që ta përjetonin të vërtetën sa më shumë njerëz. Faraoni i thirri të gjithë magjistarët dhe ndër më të aftit prej tyre i zgjodhi shtatëdhjetë e dy sish. Para se të fillonin t’i provonin forcat Musai ua tërhoqi vërejtjen magjistarëve për mëkatet e gënjeshtrës, prandaj ata u frikësuan dhe biseduan fshehtas për atë që ju tha Musai, por publikisht i quajtën magjistarë, edhe Musain, edhe Harunin. Musai nuk i paraqiti mrekullitë e veta i pari, por iu tha atyre të fillonin. Kur i hodhën në atë fushë litarët dhe shkopinjtë e tyre ata u dukën, se u shndërruan në gjarpërinj të mëdhenj, që rrëshqitnin barkas, saqë edhe Musai hetoi një farë frike. Atëherë Zoti e trimëroi, duke i thënë se magjia e tyre është mashtrim, mos të frikësohet, por ta hedhë shkopin e vet. Kur Musai e hodhi shkopin e vet ai u shndërrua në një gjarpër të madh, i cili një nga një i gëlltiti të gjitha mjetet e tyre, ndërsa njerëzit e shikonin me habi këtë ngjarje. Kur e panë këtë gjë magjistarët e kuptuan, se nuk ishte punë magjie, por mrekulli e Zotit, prandaj të gjithë u përulën në shenjë mirënjohjeje, pranimi dhe respektimi ndaj Allahut. I dëshpëruar nga disfata faraoni u kërcënua duke iu thënë, se Musai është mësuesi i tyre, prandaj ai do t’ua shkurtojë gjymtyrët e trupit nga një dorë e këmbë të djathtë e nga një të majtë. Mirëpo edhe pas këtij kërcënimi magjistarët që besuan Zotin, nuk u luhatën, i thanë se ai mund t’i gjykojë në këtë jetë, por kjo është e shkurtër, e se nuk dëshironin t’i paraqiteshin Zotit në Ditën e Gjykimit si kriminelë, e ta meritonin xhehenemin, por do të donin t’i paraqiteshin si besimtarë të sinqertë e me vepra të mira ta gëzojnë shpërblimin e vërtetë.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.