← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

20. Ta Ha · Ajeti 74 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 20:57–20:76

Edhe pse i pa mrekullitë, faraoni nuk deshi t'i pranojë, e Musain e quajti magjistar, duke i thënë se do të kundërvihemi edhe ne me magji. Musai caktoi vendin e kohën ku do të zhvillohen garat në magji. Caktoi ditën e një feste të tyre, në mënyrë që të tuboheshin sa më shumë popullsi, që ta përjetonin të vërtetën sa më shumë njerëz.

Faraoni i thirri të gjithë magjistarët dhe ndër më të aftit prej tyre i zgjodhi shtatëdhjetë e dy sish. Para se të fillonin t'i provonin forcat, Musai ua tërhoqi vërejtjen magjistarëve për mëkatet e gënjeshtrës, andaj ata u frikësuan dhe biseduan fshehtas për atë që u tha Musai, por publikisht i quajtën magjistarë edhe Musain edhe Harunin. Musai nuk i paraqiti mrekullitë e veta i pari, por u tha atyre të fillonin. Kur i hodhën në atë fushë litarët dhe shkopinjtë e tyre, ata u dukën se u shndërruan në gjarpërinj të mëdhenj që barkas rrëshqitnin, sa që edhe Musai hetoi njëfarë frike. Atëherë Zoti e trimëroi, duke i thënë se magjia e tyre është mashtrim, mos të frikësohet por ta hedhë shkopin e vet. Kur Musai e hodhi shkopin e vet, ai u shndërrua në një bollë të madhe, e cila një nga një gëlltiti të gjitha mjetet e tyre, ndërsa njerëzit e shikonin me habi këtë ngjarje. Kur e panë këtë gjë magjistarët, kuptuan se nuk ishte punë magjie, por mrekulli e Zotit, andaj të gjithë u përulën në shenjë mirënjohjeje, pranimi dhe respektimi ndaj Allahut.

I dëshpëruar nga disfata, faraoni u kërcënua duke u thënë se Musai është mësuesi i tyre, prandaj ai do t'ua shkurtojë gjymtyrët e trupit nga një dorë e këmbë të djathtë e nga një të majtë. Mirëpo, edhe pas këtij kërcënimi, magjistarët që besuan Zotin, nuk u luhatën, i thanë se ai mund t'i gjykojë në këtë jetë, por kjo është e shkurtër, e se nuk dëshirojnë t'i paraqiteshin Zotit në ditën e gjykimit si kriminelë, e ta meritonin xhehenemin, por do të donin t'i paraqiteshin si besimtarë të sinqertë e me vepra të mira ta gëzojnë shpërblimin e vërtetë.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 20:74–20:76

Këto fjalë tregojnë se magjistarët e këshilluan dhe e ftuan Faraonin që t’i frikësohet zemërimit dhe ndëshkimit të përjetshëm të Allahut. Edhe në atë gjendje, ata e këshilluan në mënyrën më të mirë atë tiran, që po i kërcënonte. Ata e ftuan që të ruhej nga ndëshkimi i Zotit, dhe kështu të fitonte shpërblimin e përjetshëm të Tij. - “Atë që do të dalë para Zotit të vet si keqbërës e pret Xhehenemi, ku as nuk do të vdesë dhe as nuk do të jetojë. ” - Ai që, Ditën e Kijametit, do të dalë përpara Zotit si idhujtar, zullumqar dhe refuzues i besimit, atë e pret Xhehenemi, ku as nuk do të vdesë dhe as nuk do të jetojë. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar kur thotë: “Ata që mohuan (Allahun) i pret zjarri i Xhehene - mit. Atyre as nuk u jepet fund e të vdesin (të rehatohen), e as nuk u lehtësohet ndëshki - mi. Kështu e ndëshkojmë Ne çdo mohues. Dhe atje (në Zjarr) ata do të klithin (për ndihmë): “O Zoti ynë! Na nxirr (prej këtu). Ne do të bëjmë vepra të mira, jo si ato që bënim më parë.” Por, a nuk ju dhamë Ne jetë aq sa të mund të merrte mësim cilido që dëshironte të merrete mësim dhe ju pati ardhur edhe paralajmëruesi i qartë? Shijojini frytet e veprave tuaja! Për keqbërësit nuk ka asnjë ndihmëtar.” [Fatir 36]. Ose: “Këshillo aty ku këshilla bën dobi! Do ta pranojë këshillën ai që ka devotshmëri, e do ta refuzojë atë ai që është shumë i keq, i cili do të hyjë në Zjarrin e madh, aty ku as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë.” [Ea’la 11 -13]. Ose: “Ata do të thërrasin: “O Malik! Le të na e marrë shpirtin Zoti yt!”. Ai u thotë: “Aty do të jeni përgjithmonë! Ne jua sollëm të vërtetën, por shumica juaj treguan urrejtje ndaj saj.” [Zuhruf 77] . Imam Ahmedi sjell rrëfimin nga Ebu Seid el Hudriu se Profeti i Allahut ka thënë: 1784. “Banorët e Zjarrit, të cilët do të jenë përjetësisht në të, as vdesin në të dhe as jetojnë. Por disa njerëz (besimtarë), që i kap zjarri për gjynahet e tyre, Allahu do t’i vdesë ata dhe, kur të jenë bërë qymyr, do të japë leje për të ndërmjetësuar për ta. Ata do të sillen grupe - grupe dhe do të shpërndahen nëpër lumenjtë e Xhenetit. Atëherë do të thuhet: “O banorë të Xhenetit, hidhni ujë mbi ta!” Dhe ata do të mbijnë si ajo fara që mbillet buzë ujit.” Dikush tha: “Profeti i Allahut e përshkroi (aq mirë), si të kishte jetuar vetë në bâdije.” Kështu e ka sjellë imam Muslimi. - “Ndërsa ata që do të dalin para Tij si besimtarë dhe kanë bërë vepra të mira, i presin grada të larta.” - Për ata janë gradat e larta të Xhenetit. Në Xhenet ka shumë grada. Atje ka dhoma dhe vendpushime te bukura, ku robi ndihet i sigurt nga çdo e keqe dhe i lumtur mes mirësive. Në Xhenet është vendqëndrimi i bamirësve. Imam Ahmedi sjell rrëfimin nga Ubadete Ibn Samiti se Profeti ﷺ ka thënë: 1785. “Në Xhenet janë 100 grada. Hapësira mes gradave është sa largësia mes qiellit dhe Tokës. Firdeusi është grada më e lartë. Prej tij dalin 4 lumenj, kurse Arshi është sipër tij. Nëse i luteni Allahut, lutuni dhe kërkojini Atij Firdeusin.” [Tirmidhiu]. Në dy Sahih-ët vjen një hadith, ku thuhet: 1786. “Banorët e Ilijjin-it do të shihen në lartësitë e Xhenetit ashtu siç shihni tani yjet dhe planetet në qiell, për shkak të gradës së lartë në Xhenet.” Njerëzit thanë: “O i Dërguari i Allahut! Këto janë gradat e profetëve?” Ai tha: “Jo, betohem në Atë që ka në dorë shpirtin tim! Ato janë gradat e atyre burrave që besuan Allahun dhe në vërtetës inë e profetëve.” Në Sunen thuhet se Ebu Bekri dhe Umeri janë prej tyre. Allahu i Lartësuar thotë: “... ata që do të dalin para Tij si

besimtarë dhe kanë bërë vepra të mira ...” Pra, ai që, Ditën e Premtuar, del përpara Zotit me zemër të mbushur plot besim të pastër e të sinqertë, dhe këtë besim e ka vërtetuar me veprat dhe fjalët e tij, atë e presin grada të larta. - “Ato janë Xhenetet e Adnit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jenë përjetë.” - Më pas, duke shpjeguar “gradat e larta”, Allahu i Madhëruar tregon se ato janë Xhenetet e Adnit, që do të thotë: “Xhenetet e Përjetësisë.” Ato emërtohen kështu, sepse besimtarët do të qëndrojnë pafundësisht në to. Ata do të qëndrojnë përjetësisht mes mirësive dhe kënaqësive. - “Ky është shpërblimi i atyre që janë pastruar (nga mosbesimi) .” - Ata që e pastrojnë veten si nga papastërtitë fizike, edhe ato konceptuale dhe shpirtërore. Ata pastrohen nga idhujtaria dhe lartësohen përmes veprave të mira, duke ndjekur të dërguarit e Zotit dhe porositë e tyre. Ata e adhurojnë Allahun si një të vetëm, pa i bërë ortak. Ata besojnë të dërguarit e Zotit dhe janë të bindur për vërtetësinë e tyre dhe të fesë që ata sollën nga Zoti.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 20:74–20:76

- Atë që do të dalë para Zotit të vet si keqbërës e pret Xhehenemi, ku as nuk do të vdesë dhe as nuk do të jetojë. - Allahu i Madhëruar na njofton se cilido që del para Tij si keqbërës, domethënë i mbushur dhe zhytur në ligësi, gjë kjo që tregon mohimin e tij, dhe vazhdon kështu deri sa të vdesë, për të është përgatitur zjarri i Xhehenemit, brenda të cilit ka vuajtje të mëdha dhe dënime të tmerrshme. Fundi i Xhehenemit është shumë thellë, përvëlimi i tij është i dhimbshëm dhe dënimi i tij ta shkatërron zemrën. Ndëshkimi është i përjetshëm dhe i dënuari as nuk vdes e të qetësohet dhe as nuk bën jetë normale. Jeta në Zjarr është e mbushur me ndëshkime zemre, shpirti dhe trupi të papërshkrueshme e që nuk lehtësohen asnjëherë. I dënuari do të kërkojë ndihmë, por nuk do ta ndihmojë

kush, do të lutet dhe askush nuk do ta dëgjojë lutjen e tij. E vetmja “ndihmë” që i vjen është ajo që thotë Zoti: “Ne kemi përgatitur për jobesimtarët një zjarr, muret e të cilit i rrethojnë ata. Nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran, që ua përzhit fytyrën. Sa e shëmtuar është ajo pije, e sa vend i keq është ai!”. [Kehf 28]. Dhe përgjigja e lutjeve të tij: “Heshtni aty e mos më flisni!” [Muminunë 108]. - Ndërsa ata që do të dalin para Tij si besimtarë dhe kanë bërë vepra të mira, i presin grada të larta. – Ky është ai që shkon te Zoti si besimtar, që i ka besuar Profetit të Tij dhe ka pasuar shpalljet e Tij, me një besim të tillë që e ka nxitur të bëjë vepra të mira, të detyrueshme dhe të pëlqyeshme. - Ato janë Xhenetet e Adnit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jenë përjetë. - Për të tillët janë gradat e larta dhe të zbukuruara të Xhenetit. Ata do të lumturohen mes kënaqësive të pandërprera, nëpër lumenjtë e rrjedhshëm dhe jetës së këndshme, që do të vazhdojë përjetësisht. Atje ka gjëra që syri s’i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe mendja e njeriut kurrë nuk i ka menduar. - Ky është shpërblimi i atyre që janë pastruar (nga mosbesimi). - Ky shpërblim i madh është përgatitur për ata që janë pastruar nga shirku, kufri, shkelja e kufijve të Zotit e mosbindja ndaj Tij. Këta ose i kanë lënë tërësisht të tilla vepra të këqija, ose gjithmonë janë penduar për to. Ata e kanë pastruar veten duke e mësuar dhe ushtruar imanin e pastër. Fjala “ tezkije” përmban dy kuptime njëkohësisht: pastrimin nga ndyrësitë e ligësitë dhe shtimin e të mirave dhe mbarësisë. Edhe zekati quhet kështu, sepse ai është pastrim i pasurisë nga të ligat dhe, nga ana tjetër, dhënia e zekatit e shton dhe e përmirëson pasurinë.

← Ta Ha 20:74