20. Ta Ha · ajete 8–16

سورة طه
8

ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ لَهُ ٱلۡأَسۡمَآءُ ٱلۡحُسۡنَىٰ

Ellahu la ‘ilahe ‘illa huwe lehul-’esma’ul-husna

Ai është All-llahu, nuk ka zot pos Tij, Atij i takojnë emrat më të bukur.

9

وَهَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ مُوسَىٰٓ

We hel ‘etake hedithu musa

A të ka ardhur ndonjë njohuri për ndodhinë e Musait?

10

إِذۡ رَءَا نَارٗا فَقَالَ لِأَهۡلِهِ ٱمۡكُثُوٓاْ إِنِّيٓ ءَانَسۡتُ نَارٗا لَّعَلِّيٓ ءَاتِيكُم مِّنۡهَا بِقَبَسٍ أَوۡ أَجِدُ عَلَى ٱلنَّارِ هُدٗى

‘Idh re’a naræn fekale li’hlihi emkuthu ‘inni ‘anestu naræn le’alli ‘atikum minha bikabesin ‘ew ‘exhidu ‘ala en-nari huden

Kur ai e pa një zjarr, e i tha familjes së vet: "Rrini ku jeni, se vërejta një zjarr, e unë ndoshta do t'ju sjellë ndonjë gacë prej tij, ose do të gjejë te zjarri ndonjë udhërrëfyes".

11

فَلَمَّآ أَتَىٰهَا نُودِيَ يَٰمُوسَىٰٓ

Felemma ‘etaha nudi ja musa

E kur shkoi te ai (zjarri), u thirr: "O Musa!"

12

إِنِّيٓ أَنَا۠ رَبُّكَ فَٱخۡلَعۡ نَعۡلَيۡكَ إِنَّكَ بِٱلۡوَادِ ٱلۡمُقَدَّسِ طُوٗى

‘Inni ‘ena rebbuke fahla’ na’lejke ‘inneke bil-wadil-mukaddesi tuwen

Vërtet Unë jam Zoti yt, hiq atë që ke mbathur (opingat e nallet), se je në luginën e shenjtë Tuva.

13

وَأَنَا ٱخۡتَرۡتُكَ فَٱسۡتَمِعۡ لِمَا يُوحَىٰٓ

We ‘ena ehtertuke fastemi’ lima juha

Unë të zgjodha ty (për pejgamber), prandaj dëgjo mirë se ç'po të shpallet!

14

إِنَّنِيٓ أَنَا ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّآ أَنَا۠ فَٱعۡبُدۡنِي وَأَقِمِ ٱلصَّلَوٰةَ لِذِكۡرِيٓ

‘Inneni ‘enallahu la ‘ilahe ‘illa ‘ena fa’budni we ‘ekimi es-selæte lidhikri

Vërtet, vetëm Unë jam All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Meje, pra Mua më adhuro dhe fal namazin për të më kujtuar Mua.

15

إِنَّ ٱلسَّاعَةَ ءَاتِيَةٌ أَكَادُ أُخۡفِيهَا لِتُجۡزَىٰ كُلُّ نَفۡسِۭ بِمَا تَسۡعَىٰ

‘Inne es-sa’ate ‘atijetun ‘ekadu ‘uhfiha lituxhza kullu nefsin bima tes’a

S'ka dyshim se momenti (kijameti) do të vijë patjetër, Unë gati e kam fshehë atë; (do të vijë) për t'u shpërblyer secili njeri për atë që ka bërë.

16

فَلَا يَصُدَّنَّكَ عَنۡهَا مَن لَّا يُؤۡمِنُ بِهَا وَٱتَّبَعَ هَوَىٰهُ فَتَرۡدَىٰ

Fela jesuddenneke ‘anha men la ju’uminu biha we ettebe’a hewahu feterda

Prandaj, të mos shmangë ty nga kjo ai që nuk i beson atij dhe që është dhënë pas dëshirave, se atëherë shkatërrohesh.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Dy shkronjat e para, Ta dhe Ha janë sikurse edhe të tjerat në fillim të kaptinave, që sipas mendimit të një shumice dijetarësh janë të pashpjegueshme -muteshabih. Sipas Ibni Abasit etj. do të thotë: O njeri! Ka mendime se ato shkronja janë emër i Pejgamberit, emër i kaptinës, ose është: “i lumi ai që ka gjetur rrugën e drejtë”, apo është “shkele tokën o Muhamed” etj. Zoti xh. sh. i thotë Muhamedit a.s., se Kuranin nuk ia ka zbritur që me të ta mundojë atë, por si këshillë e dritë për atë që ia ka frikën Zotit, që krijoi gjithçka dhe prej Fronit të vet udhëheq me gjithçka, prandaj i thotë, se në asnjë moment