21. Enbija · ajete 103–108

سورة الأنبياء
103

لَا يَحۡزُنُهُمُ ٱلۡفَزَعُ ٱلۡأَكۡبَرُ وَتَتَلَقَّىٰهُمُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ هَٰذَا يَوۡمُكُمُ ٱلَّذِي كُنتُمۡ تُوعَدُونَ

La jehzunuhumul-feza’ul-’ekberu we tetelekkahumul-mela’iketu hadha jewmukumul-ledhi kuntum tu’adune

Ata nuk do t'i shqetësojë ajo frika e madhe (e fryerjes së surit), dhe do t'i presin engjëjt (duke i uruar): "Kjo është dita juaj që ju premtohej".

104

يَوۡمَ نَطۡوِي ٱلسَّمَآءَ كَطَيِّ ٱلسِّجِلِّ لِلۡكُتُبِۚ كَمَا بَدَأۡنَآ أَوَّلَ خَلۡقٖ نُّعِيدُهُۥۚ وَعۡدًا عَلَيۡنَآۚ إِنَّا كُنَّا فَٰعِلِينَ

Jewme netwi es-sema’e ketejji es-sixhilli lilkutubi kema bede’na ‘ewwele halkin nu’iduhu wa’dæn ‘alejna ‘inna kunna fa’iline

(Përkujto) Atë ditë kur Ne e palojmë qiellin sikurse palimi i fletëve në libër. Ashtu sikundër e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmë. Ky është obligim Yni, e Ne e bëjmë këtë.

105

وَلَقَدۡ كَتَبۡنَا فِي ٱلزَّبُورِ مِنۢ بَعۡدِ ٱلذِّكۡرِ أَنَّ ٱلۡأَرۡضَ يَرِثُهَا عِبَادِيَ ٱلصَّٰلِحُونَ

We lekad ketebna fi ez-zeburi min ba’di edh-dhikri ‘ennel-’erde jerithuha ‘ibadije es-salihune

Ne e kemi shënuar në Zebur (në librat e shenjtë) pas shënimit (në Lehvi Mahfudh), se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robtë e Mi të mirë.

106

إِنَّ فِي هَٰذَا لَبَلَٰغٗا لِّقَوۡمٍ عَٰبِدِينَ

‘Inne fi hadha lebelagæn likawmin ‘abidine

Në këtë (që u përmend) ka mjaft për një popull të dëgjueshëm.

107

وَمَآ أَرۡسَلۡنَٰكَ إِلَّا رَحۡمَةٗ لِّلۡعَٰلَمِينَ

We ma ‘erselnake ‘illa rehmeten lil’alemine

E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.

108

قُلۡ إِنَّمَا يُوحَىٰٓ إِلَيَّ أَنَّمَآ إِلَٰهُكُمۡ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞۖ فَهَلۡ أَنتُم مُّسۡلِمُونَ

Kul ‘innema juha ‘ilejje ‘ennema ‘ilehukum ‘ilehun wahidun fehel ‘entum muslimune

Thuaj: "Mua më shpallet se Zoti i juaj është vetëm një Zot, e ju a po dorëzoheni?"