21. Enbija · ajete 111–112

سورة الأنبياء
111

وَإِنۡ أَدۡرِي لَعَلَّهُۥ فِتۡنَةٞ لَّكُمۡ وَمَتَٰعٌ إِلَىٰ حِينٖ

We ‘in ‘edri le’allehu fitnetun lekum we meta’un ‘ila hinin

E nuk e di, mos është kjo sprovë për ju (vonesa e dënimit), apo të kënaqeni deri në një kohë.

112

قَٰلَ رَبِّ ٱحۡكُم بِٱلۡحَقِّۗ وَرَبُّنَا ٱلرَّحۡمَٰنُ ٱلۡمُسۡتَعَانُ عَلَىٰ مَا تَصِفُونَ

Kale rabbi ehkum bil-hekki we rebbuna er-Rehmanul-musta’anu ‘ala ma tesifune

Ai (Muhammedi) tha: "Zoti im, gjyko (mes meje dhe atyre gënjeshtarëve) me të vërtetën! E Zoti ynë, Mëshirues është Ai prej të cilit kërkohet ndihmë kundër asaj që ju përshkruani!"*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Besimtarët bamirës nuk do ta ndiejnë zhurmën e zjarrit e të banuesve të tij, ata do të jenë në kënaqësitë më të mëdha, të cilat i dëshirojnë, ndërsa engjëjt do t’i presin me mirëseardhje. Pasi të bëhet Kijameti do të fillojë ringjallja e njerëzve mu ashtu sikurse u lindën prej barqeve të nënave të tyre, të zhveshur, të zbathur dhe të pabërë synet; i pari që do të vishet në Ditën e Kijametit do të jetë Ibrahimi. Tokën e xhenetit do ta gëzojnë njerëzit e mirë besimtarë, kështu ka qenë vendimi i Zotit edhe në shpallje, edhe në Ezel, në jetën e amshueshme. Muhamedi a.s. nuk u dërgua si mëshirë vetëm për besimtarët, por për të gjitha krijesat. Për hir të tij edhe jobesimtarët shpëtuan prej ndëshkimeve gjatë kësaj jete, e nuk u ndëshkuan si popujt e mëparshëm. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës “El Enbija”. Lavdëruar qoftë Allahu!