21. Enbija · ajete 13–16

سورة الأنبياء
13

لَا تَرۡكُضُواْ وَٱرۡجِعُوٓاْ إِلَىٰ مَآ أُتۡرِفۡتُمۡ فِيهِ وَمَسَٰكِنِكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تُسۡـَٔلُونَ

La terkudu we erxhi’u ‘ila ma ‘utriftum fihi we mesakinikum le’allekum tus’elune

(atëherë atyre u thuhej) Mos ikni, po kthehuni në begatitë dhe në vendbanimet tuaja, se ndoshta do të mund të merreni vesh (e gjithë kjo ishte një ironi kundër tyre).

14

قَالُواْ يَٰوَيۡلَنَآ إِنَّا كُنَّا ظَٰلِمِينَ

Kalu ja wejlena ‘inna kunna dhalimine

Ata thonin: "O shkatërrimi ynë, vërtet ne ishim zullumqarë!"

15

فَمَا زَالَت تِّلۡكَ دَعۡوَىٰهُمۡ حَتَّىٰ جَعَلۡنَٰهُمۡ حَصِيدًا خَٰمِدِينَ

Fema zalet tilke da’wahum hetta xhe’alnahum hesidæn hamidine

Mjerimi i tyre vazhdoi ashtu derisa i bëmë të korrur e të ftohur (të vdekur).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Njerëzve po iu afrohet momenti i përgjegjësisë para Zotit, ndërsa ata janë zhytur në kënaqësitë e kësaj jete dhe as nuk mendojnë fare për këtë. Afrimi i ditës ose i momentit të llogarisë është i sigurt, ngaqë çdo e ardhme është e afërt, po edhe vdekja është një moment i përgjegjësisë. Për çdo pjesë të re, e cila i shpallej Muhamedit a.s. idhujtarët e tallnin, madje bënin biseda të fshehura mes vete: Muhamedi është njeri sikurse edhe ne, si mund t’i vijë atij shpallja? E për t’i larguar të tjerët prej besimit, thonin: Kjo është magji, ose ai po ëndërron gjëra të kota apo ndoshta ai vetë e trillon këtë Kuran, e mund të jetë edhe poet. Kërkonin prej Muhamedit a.s. ndonjë mrekulli konkrete, si shkopi i Musait, deveja e Salihut etj. Zoti xh. sh. e sqaron Muhamedin a.s., se edhe ata që ishin para tyre kërkuan gjëra të ngjashme dhe kur u plotësuan kërkesat e tyre ata përsëri refuzuan, e kështu do të bëjnë edhe mekasit, prandaj hiqu prej tyre. Të gjithë pejgamberët ishin burra që ushqeheshin, që ecnin e që vdisnin, e nëse këtë nuk e kuptojnë, atëherë le të pyesin njerëzit që janë të dijshëm dhe që kanë lexuar librat e mëparshme në mënyrë që të binden. Kurejshitëve iu tërhiqet vërejtja, pse nuk e pranonin Kuranin kur ai ishte në gjuhën e tyre, e i ishte shpallur njeriut nga mesi i tyre. Thuhej se në të ishte edhe fama dhe autoriteti i tyre si popull i privilegjuar me shpallje në gjuhën e tyre, madje se mësimet e Kuranit do t’u ngrinin atyre karakterin njerëzor në këtë jetë dhe do t’i ngrinin në grada të larta në jetën tjetër. Kundërshtarët ishin kryelartë gjithnjë derisa e shihnin dënimin, atëherë ata ulnin kokën dhe orvateshin të iknin, por ishte e kotë, sepse urdhrit të Zotit nuk mund t’i iket, e engjëjt që iu merrnin shpirtin me atë dënim u thonin - në shenjë ironie: kthehuni në kënaqësitë që ishit, si mund të ndodhë, që të mos u pyes askush për fatin tuaj... Kështu bëhej tallje me ta, mu sikurse bënin tallje ata me Kuranin.
16

وَمَا خَلَقۡنَا ٱلسَّمَآءَ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَا لَٰعِبِينَ

We ma halekna es-sema’e wel-’erde we ma bejnehuma la’ibine

Ne nuk e krijuam qiellin, tokën e çdo gjë çka ka mes tyre shkel e shko (pa qëllim të caktuar).