Përkundrazi, Ne të pavërtetën e godasim me të vërtetën dhe ajo (e vërteta) triumfon mbi të ndërsa ajo (gënjeshtra) zhduket. E juve (jobesimtarëve) u takon shkatërrimi, për atë që i përshkruani (Zotit, si fëmijë etj.).
We lehu men fi es-semawati wel-’erdi we men ‘indehu la jestekbirune ‘an ‘ibadetihi we la jestehsirune
Vetëm e Tij është çdo gjë që është në qiej e në tokë! E ata që janë pranë Tij (melaiket), nuk shprehin mendjemadhësi në adhurimin ndaj Tij, e as nuk u bëhet (ibadeti) monoton.
Lew kane fihima ‘alihetun ‘illallahu lefesedeta fesubhanel-lahi rabbil-’arshi ‘amma jesifune
Sikur të kishte në to (në qiej e në tokë) zota pos All-llahut, ato të dyja do të shkatërroheshin. Larg asaj që i përshkruajnë është All-llahu, Zoti i Arshit.
‘Em ettehadhu min dunihi ‘aliheten kul hatu burhanekum hadha dhikru men ma’ije we dhikru men kabli bel ‘ektheruhum la ja’lemunel-hekka fehum mu’ridune
A përvetësuan ata zota të tjerë pos Tij? Thuaj: "Silleni argumentin tuaj!" Ky (Kur'ani) është argument për këta që tani janë me mua dhe për ata që ishin para meje, por shumica e tyre nuk e dinë të vërtetën, andaj edhe nuk vështrojnë.