21. Enbija · ajete 32–36

سورة الأنبياء
32

وَجَعَلۡنَا ٱلسَّمَآءَ سَقۡفٗا مَّحۡفُوظٗاۖ وَهُمۡ عَنۡ ءَايَٰتِهَا مُعۡرِضُونَ

We xhe’alna es-sema’e sekfæn mehfudhæn we hum ‘an ‘ajatiha mu’ridune

Qiellin ua kemi bërë kulm të sigurt, por ata zbrapsen prej atyre argumenteve.

33

وَهُوَ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَ وَٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَۖ كُلّٞ فِي فَلَكٖ يَسۡبَحُونَ

We huwel-ledhi halekal-lejle we en-nehare we esh-shemse wel-kamere kullun fi felekin jesbehune

Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë.

34

وَمَا جَعَلۡنَا لِبَشَرٖ مِّن قَبۡلِكَ ٱلۡخُلۡدَۖ أَفَإِيْن مِّتَّ فَهُمُ ٱلۡخَٰلِدُونَ

We ma xhe’alna libesherin min kablikel-hulde ‘efe’in mitte fehumul-halidune

Ne, asnjë njeriu para teje (Muhammed) nuk i dhamë jetë të përhershme, e nëse ti vdes, a mos do të mbesin ata përgjithmonë?

35

كُلُّ نَفۡسٖ ذَآئِقَةُ ٱلۡمَوۡتِۗ وَنَبۡلُوكُم بِٱلشَّرِّ وَٱلۡخَيۡرِ فِتۡنَةٗۖ وَإِلَيۡنَا تُرۡجَعُونَ

Kullu nefsin dha’ikatul-mewti we neblukum bish-sherri wel-hajri fitneten we ‘ilejna turxha’une

Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, e Ne, në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne.

36

وَإِذَا رَءَاكَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِن يَتَّخِذُونَكَ إِلَّا هُزُوًا أَهَٰذَا ٱلَّذِي يَذۡكُرُ ءَالِهَتَكُمۡ وَهُم بِذِكۡرِ ٱلرَّحۡمَٰنِ هُمۡ كَٰفِرُونَ

We ‘idha re’akel-ledhine keferu ‘in jettehidhuneke ‘illa huzuen ‘ehedhal-ledhi jedhkuru ‘alihetekum we hum bidhikri er-Rehmani hum kafirune

E kur të shohin ty ata që nuk besuan, nuk të marrin ndryshe vetëm se në tallje (duke thënë): "A ky është ai që përgojon zotat tuaj!" E ata përmendjen e Mëshiruesit (Rrahman) e mohojnë.