21. Enbija · ajete 38–46

سورة الأنبياء
38

وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا ٱلۡوَعۡدُ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

We jekulune meta hadhal-wa’du ‘in kuntum sadikine

Ata thanë: "Kur do të jetë ai premtim (me dënim) nëse e thoni të vërtetën?"

39

لَوۡ يَعۡلَمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ حِينَ لَا يَكُفُّونَ عَن وُجُوهِهِمُ ٱلنَّارَ وَلَا عَن ظُهُورِهِمۡ وَلَا هُمۡ يُنصَرُونَ

Lew ja’lemul-ledhine keferu hine la jekuffune ‘an wuxhuhihimu en-nare we la ‘an dhuhurihim we la hum junserune

Sikur ta dinin ata që nuk besuan se atëherë nuk do të mund ta largojnë zjarrin as nga fytyrat e tyre e as nga shpinat, e as që do të ndihmohen (nuk do të ishin jobesimtarë).

40

بَلۡ تَأۡتِيهِم بَغۡتَةٗ فَتَبۡهَتُهُمۡ فَلَا يَسۡتَطِيعُونَ رَدَّهَا وَلَا هُمۡ يُنظَرُونَ

Bel te’tihim begteten fetebhetuhum fela jesteti’une reddeha we la hum jundherune

Por atyre do t'u vijë befas, do t'i tronditë ata, e atëherë as nuk mund ta largojnë dhe as nuk u jepet afat.

41

وَلَقَدِ ٱسۡتُهۡزِئَ بِرُسُلٖ مِّن قَبۡلِكَ فَحَاقَ بِٱلَّذِينَ سَخِرُواْ مِنۡهُم مَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ

We lekadi estuhzi’e birusulin min kablike fehaka biel-ledhine sehiru minhum ma kanu bihi jestehzi’un

Në të vërtetë, janë bërë përqeshje edhe me të dërguarit tjerë para teje, ata që u tallën me ta, i përfshiu ajo me çka talleshin.

42

قُلۡ مَن يَكۡلَؤُكُم بِٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِ مِنَ ٱلرَّحۡمَٰنِۚ بَلۡ هُمۡ عَن ذِكۡرِ رَبِّهِم مُّعۡرِضُونَ

Kul men jekle’uukum bil-lejli we en-nehari mine er-Rehmani bel hum ‘an dhikri rabbihim mu’ridune

Thuaj: "Kush ju mbron juve prej (dënimit të) të Madhëruarit natën e ditën?" Por jo, ata ua kthejnë shpinën këshillave të Zotit të tyre".

43

أَمۡ لَهُمۡ ءَالِهَةٞ تَمۡنَعُهُم مِّن دُونِنَاۚ لَا يَسۡتَطِيعُونَ نَصۡرَ أَنفُسِهِمۡ وَلَا هُم مِّنَّا يُصۡحَبُونَ

‘Em lehum ‘alihetun temna’uhum min dunina la jesteti’une nesre ‘enfusihim we la hum minna jushebune

A mos kanë ata pos Nesh zota të tjerë që i mbrojnë? Po ata nuk mund t'i ndihmojnë vetvetes (e lëre më adhuruesve), Ata (mosbesimtarët) as nuk do të pranohen prej Nesh në fqinjësi.

44

بَلۡ مَتَّعۡنَا هَٰٓؤُلَآءِ وَءَابَآءَهُمۡ حَتَّىٰ طَالَ عَلَيۡهِمُ ٱلۡعُمُرُۗ أَفَلَا يَرَوۡنَ أَنَّا نَأۡتِي ٱلۡأَرۡضَ نَنقُصُهَا مِنۡ أَطۡرَافِهَآۚ أَفَهُمُ ٱلۡغَٰلِبُونَ

Bel metta’na ha’uula’ we ‘aba’ehum hetta tale ‘alejhimul-’umuru ‘efela jerewne ‘enna ne’til-’erde nenkusuha min ‘etrafiha ‘efehumul-galibune

Por Ne u dhamë atyre dhe prindërve të tyre jetë të gjatë me kënaqësi (e ata u mashtruan). A nuk e vërejnë ata se Ne ua pakësojmë tokën nga anët e saj, atëherë a mos ata do të jenë fitues (o të humbur)?

45

قُلۡ إِنَّمَآ أُنذِرُكُم بِٱلۡوَحۡيِۚ وَلَا يَسۡمَعُ ٱلصُّمُّ ٱلدُّعَآءَ إِذَا مَا يُنذَرُونَ

Kul ‘innema ‘undhirukum bil-wehji we la jesma’u es-summu ed-du’a’e ‘idha ma jundherune

Thuaj: "Unë ua tërheq vërejtjen vetëm me anën e kësaj shpalljeje, po i shurdhëti nuk dëgjon thirrjen edhe kur i tërhiqet vërejtja".

46

وَلَئِن مَّسَّتۡهُمۡ نَفۡحَةٞ مِّنۡ عَذَابِ رَبِّكَ لَيَقُولُنَّ يَٰوَيۡلَنَآ إِنَّا كُنَّا ظَٰلِمِينَ

We le’in messet/hum nefhetun min ‘adhabi rabbike lejekulunne ja wejlena ‘inna kunna dhalimine

E sikur t'i godasë pak ndonjë e keqe nga dënimi i Zotit tënd, ata do të thonë: "Të mjerët ne, i bëmë vetes padrejtësi"!