← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

21. Enbija · Ajeti 42 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 21:30–21:47

Në Kur'an thuhet se qiejt e toka ishin të bashkuar në një, e pastaj janë ndarë. Pas këtij konstatimi të Kur'anit nuk kemi kurrfarë nevoje për ndonjë dokument tjetër mendor. Po kështu përmendet uji si bazë për jetën e çdo sendi, pra, asgjë nuk është krijuar pa qëllim të caktuar. Edhe bjeshkët e mëdha e të forta garantojnë stabilitetin e tokës, sikurse edhe atmosfera rreth tokës që shërben si kulm i cili mbron prej meteorëve e sendeve të tjera. Madje ndryshimi i relievit të tokës nuk është pasojë rasti, por rrjedhim i një qëllimi të caktuar që njerëzit të orientohen më lehtë.

Idhujtarët thonin se pas vdekjes së Muhammedit, ata do t'i kthenin besimtarët përsëri në fene e tyre, ndërsa Kur'ani u thotë se ajo gjë nuk do të ndodh, sepse ata do të zhdukeshin, e feja islame Jo të vazhdojë. Askush nuk është i pavdekshëm, çdo krijesë do ta shijojë vdekjen. Të gjithë do të sprovohen me të mira e të këqia, në mënyrë që të shihet edhe falënderimi për të mirat dhe durimi ndaj vështirësive, kurse shpërblimi do të jepet sipas qëndrimit tuaj.

Jobesimtarët kurejshitë si Ebu Xhehli etj., përqeshnin Muhammedin, pse ai fyente zotat e tyre, e nuk vërenin veten se bënin gabim të madh, duke mos e besuar Zotin e vërtetë. Ata e dinin se do t'i zë dënimi, e duke mos pasur durim të rrinin gjithnjë në pritje, kërkonin që dënimi t'u vijë më shpejt, e nuk e dinin se ai do t'u vijë befas e do t'i tmerrojë e atëherë ata nuk do të mund të largojnë prej vetes zjarrin. Zotat e tyre janë të ngurtë dhe nuk kanë kurrfarë mundësie, e kush do t'i mbrojë pos Zotit. Ata ishin të mashtruar, ngase Zoti u kishte dhënë jetë të begatshme dhe harronin se do të vdesin. Nuk e vërenin se dita ditës ngushtohej territori i vendit të tyre, ndërsa i myslimanëve, përkundrazi, zgjerohej. Kështu atyre u vinte fundi i jetës, shfarosja e tyre.

Në ditën e gjykimit nuk mbetet asnjë send pa u vënë në peshojë, e as vepra më e vogël, askujt nuk i bëhet padrejtë, por atëherë do ta vajtojnë veten kokëfortit, edhe pse me vonesë.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 21:41–21:43

Duke ngushëlluar profetin e Tij të dashur, Muhamedin, në lidhje me mundimet dhe talljet që i bënin idhujtarët, duke e konside - ruar atë si gënjeshtar, Allahu i Madhëruar thotë: - “Janë përqeshur shumë të dërguar të tjerë para teje. Por përqeshësit i përfshiu vetë ajo që përqeshnin.” - Domethënë, ata i përfshiu ndëshkimi, të cilin e konsideronin si diçka të largët dhe të pamundur, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “Edhe para teje janë mohuar shumë të dërguar, por ata duruan mohimin dhe mundimet, derisa u erdhi ndihma Jonë. Askush nuk mund t’i ndryshojë fjalët e Allahut. Tashmë, ty të kanë ardhur disa nga ngjarjet e të dërguarve.” [En’am 34]. Në vijim, Allahu i Lartësuar përmend mirësinë e Tij mbi njerëzit, dhe pikërisht për faktin se Ai i ruan ata gjatë natës dhe gjatë ditës me syrin e Tij, që kurrë nuk fle: - “Thuaj: “Kush ju mbron ju gjatë natës dhe ditës prej (Dënimit të) të Gjithëmë - shirshmit?” - Kush, përveç të Gjithëmë - shirshmit, ju mbron dhe kujdeset për ju, gjatë natës dhe ditës? - “Megjithatë, ata ua kthejnë shpinën këshillave të Zotit të tyre. ” - Ata nuk tregojnë mirënjohje për çfarë u ka dhuruar Allahu dhe nuk i besojnë mesazhet e Tij, përkundrazi, i kthejnë shpinën atyre, i shpërfillin dhe i lënë në harresë. - “Apo kanë ata zota të tjerë që mund t'i mbrojnë prej Nesh?! ” - Kjo është një pyetje, e cila përmban mesazh qortues, kundërshtues dhe paralajmërues për mohuesit. Kuptimi: “Mos vallë, ata kanë zota, të cilët kujdesen për ta dhe që mund t’i mbroj - në nga ndëshkimi Im? Sigurisht që jo, kjo çështje nuk qëndron siç pretendojnë ata.” - “Ata nuk kanë fuqi të ndihmojnë as vetveten ...” - Idhujt, tek të cilët mbështeten dhe shpresojnë mbrojtjen dhe kujdesin, nuk kanë mundësi që të mbrojnë as veten e vet apo të sjellin ndonjë dobi tjetër. - “... dhe as Ne nuk do t'i mbrojmë. ” - Nuk kemi për t’i mbrojtur ata nga ndëshkimi.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 21:42–21:44

Allahu i Madhëruar përmend dobësinë dhe mjerimin e atyre që adhurojnë idhuj në vend të Tij. Ata janë të gjithë lutës dhe idhuj të pafuqishëm, të varfër e nevojtarë për Allahun të Gjithëmëshirshmin, mëshira e të Cilit ka përfshirë gjithçka, të mirin dhe të keqin. Ai kujdeset për të gjithë, natën dhe ditën. Ai thotë: - Thuaj: “Kush ju mbron ju gjatë natës dhe ditës prej (Dënimit të) të Gjithmëshirshmit?” - Kush ju ruan dhe kujdeset për ju gjatë natës, kur jeni në gjumë në shtratin tuaj dhe nuk ndieni e nuk dini asgjë? Po gjatë ditës, kur shpërndaheni për veprat tuaja të zhytur në pakujdesi? A nuk është Rahmani Ai që kujdeset për ju dhe ju ruan e mbron në çdo kohë dhe gjendje? A ka ndonjë tjetër që kujdeset për ju?! Jo, nuk ka mbrojtës tjetër veç Tij. - Megjithatë, ata ua kthejnë shpinën këshillave të Zotit të tyre. - Prandaj i bëjnë shokë Atij. Nëse do të përkushtoheshin në adhurimin dhe kujtimin e Zotit të tyre dhe do të dëgjonin këshillat e porositë e Tij, do të gjenin rrugën e drejtë dhe do t’u jepej sukses për çdo të mirë e mbarësi. - Apo kanë ata zota të tjerë që mund t'i mbrojnë prej Nesh?! - Nëse Ne dëshirojmë që t’ju godasim me ndonjë të keqe, a ka ndonjë nga idhujt tuaj që ka pushtet dhe forcë që t’ju mbrojnë nga ajo e keqe? - Ata nuk kanë fuqi të ndihmojnë as vetveten dhe as Ne nuk do t'i mbrojmë. - As veten nuk mund ta ndihmojnë dhe as Ne nuk do t'i mbrojmë. Nëse nuk ke ndihmë dhe mbrojtje nga Allahu, atëherë vetëm mbrapshtitë të ndjekin pas, asnjë të mirë nuk arrin dhe nga asnjë e keqe nuk mund të

mbrohesh. Shkaku që i bën ata të vazhdojnë në mohim e idhujtari është: - Ne u dhamë atyre dhe paraardhësve të tyre jetë të gjatë e mirësi të shumta. – Ne u shtuam pasurinë dhe pasardhësit, u dhamë jetë të gjatë, prandaj ata u përhumbën dhe u harruan me kënaqësitë e kësaj jete. Kjo i shpërqendroi nga qëllimi përse u krijuan, dhe kjo u zgjati për shumë kohë. Zemrat iu ngurtësuan dhe ata shkuan shumë larg duke shkelur kufijtë e Zotit. Mosbesimi iu ashpërsua dhe mosmirënjohja iu rrit. Por nëse ata hedhin shikimin në botën rrotull tyre, do të shohin veçse shkatërrim e vdekje dhe do të dëgjojnë zërat e përvuajtur të atyre që qajnë për të vdekurit. Breza të tërë të humbur njëri pas tjetrit. Vdekja u zuri pritë në rrugë për t’ua marrë shpirtrat. Prandaj Zoti, duke ua vënë në dukje këtë dukuri, thotë: - A nuk e vërejnë ata se Ne ua pakësojmë ca nga ca tokën nga anët e saj? - Toka sa vjen e ngushtohet me vdekjen e banorëve të saj dhe zhdukjen e popujve njëri pas tjetrit, derisa Allahu të trashëgojë gjithçka të saj, sepse Ai është Trashëgimtari më i mirë. Nëse njerëzit do të shihnin ç'ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë rreth e rrotull tyre, nuk do të vazhdonin të qëndronin në gjendjen e tyre të mosbesimit e padrejtësive. - Atëherë, mos vallë ata do të dalin të fituar? - A kanë mundësi ata të shpëtojnë nga kaderi i Zotit? A kanë mundësi që t’i shmangen vdekjes apo ta ndalojnë atë? Atëherë, përse mashtrohen nga jeta e kësaj bote, sado e gjatë të jetë ajo? A mund t’i shmangen të dërguarit Tonë (Melekut të vdekjes), kur të vijë që t’u marrë shpirtin? Ata do të dorëzohen menjëherë, pa pasur forcë të bëjnë as rezistencën më të vogël kundrejt tij.

← Enbija 21:42