21. Enbija · ajete 5–13

سورة الأنبياء
5

بَلۡ قَالُوٓاْ أَضۡغَٰثُ أَحۡلَٰمِۭ بَلِ ٱفۡتَرَىٰهُ بَلۡ هُوَ شَاعِرٞ فَلۡيَأۡتِنَا بِـَٔايَةٖ كَمَآ أُرۡسِلَ ٱلۡأَوَّلُونَ

Bel kalu ‘edgathu ‘ehlamin bel efterahu bel huwe sha’irun felje’tina bi’ajetin kema ‘ursilel-’ewwelune

Ata madje thanë: "(për Kur'anin) Ëndrra të përziera, madje thanë se ai (Muhammedi) vetë e trilloi, ai është poet! Le të na sjellë një mrekulli ashtu si u dërguan të mëparshmit (me mrekulli)!"

6

مَآ ءَامَنَتۡ قَبۡلَهُم مِّن قَرۡيَةٍ أَهۡلَكۡنَٰهَآۖ أَفَهُمۡ يُؤۡمِنُونَ

Ma ‘amenet kablehum min karjetin ‘ehleknaha ‘efehum ju’uminune

Banorët e qyteteve para tyre nuk i besuan (mrekullitë), prandaj Ne i shkatërruam, a mos do të besojnë këta?

7

وَمَآ أَرۡسَلۡنَا قَبۡلَكَ إِلَّا رِجَالٗا نُّوحِيٓ إِلَيۡهِمۡۖ فَسۡـَٔلُوٓاْ أَهۡلَ ٱلذِّكۡرِ إِن كُنتُمۡ لَا تَعۡلَمُونَ

We ma ‘erselna kableke ‘illa rixhalæn nuhi ‘ilejhim fas’elu ‘ehle edh-dhikri ‘in kuntum la ta’lemune

Ne edhe para teje nuk dërguam tjetër pos burra, të cilëve u dhamë shpallje, e nëse nuk e dini këtë, atëherë pyetni njerëzit e dijshëm.

8

وَمَا جَعَلۡنَٰهُمۡ جَسَدٗا لَّا يَأۡكُلُونَ ٱلطَّعَامَ وَمَا كَانُواْ خَٰلِدِينَ

We ma xhe’alnahum xhesedæn la je’kulunet-ta’ame we ma kanu halidine

Ne nuk i bëmë ata (pejgamberët) trupa që nuk hanë ushqim e as nuk ishin të përjetshëm (të pavdekshëm).

9

ثُمَّ صَدَقۡنَٰهُمُ ٱلۡوَعۡدَ فَأَنجَيۡنَٰهُمۡ وَمَن نَّشَآءُ وَأَهۡلَكۡنَا ٱلۡمُسۡرِفِينَ

Thumme sedeknahumul-wa’de fe’enxhejnahum we men nesha’u we ‘ehleknal-musrifine

Ne u plotësuam pastaj premtimin, i shpëtuam ata dhe kë dëshiruam Ne, ndërsa ata që kaluan çdo kufi, i zhdukëm.

10

لَقَدۡ أَنزَلۡنَآ إِلَيۡكُمۡ كِتَٰبٗا فِيهِ ذِكۡرُكُمۡۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ

Lekad ‘enzelna ‘ilejkum kitabæn fihi dhikrukum ‘efela ta’kilune

A nuk e kuptoni se Ne ua shpallëm librin në të cilin gjendet krenaria juaj?

11

وَكَمۡ قَصَمۡنَا مِن قَرۡيَةٖ كَانَتۡ ظَالِمَةٗ وَأَنشَأۡنَا بَعۡدَهَا قَوۡمًا ءَاخَرِينَ

We kem kasemna min karjetin kanet dhalimeten we ‘enshe’na ba’deha kawmæn ‘aharine

Ne shpartalluam sa vendbanime që ishin mizore, e në vend të tyre sollëm popull tjetër.

12

فَلَمَّآ أَحَسُّواْ بَأۡسَنَآ إِذَا هُم مِّنۡهَا يَرۡكُضُونَ

Felemma ‘ehessu be’sena ‘idha hum minha jerkudune

E ata kur e hetonin forcën e dënimit tonë, iknin me shpejtësi.

13

لَا تَرۡكُضُواْ وَٱرۡجِعُوٓاْ إِلَىٰ مَآ أُتۡرِفۡتُمۡ فِيهِ وَمَسَٰكِنِكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تُسۡـَٔلُونَ

La terkudu we erxhi’u ‘ila ma ‘utriftum fihi we mesakinikum le’allekum tus’elune

(atëherë atyre u thuhej) Mos ikni, po kthehuni në begatitë dhe në vendbanimet tuaja, se ndoshta do të mund të merreni vesh (e gjithë kjo ishte një ironi kundër tyre).