21. Enbija · ajete 50–59

سورة الأنبياء
50

وَهَٰذَا ذِكۡرٞ مُّبَارَكٌ أَنزَلۡنَٰهُۚ أَفَأَنتُمۡ لَهُۥ مُنكِرُونَ

We hedha dhikrun mubarekun ‘enzelnahu ‘efe’entum lehu munkirune

Edhe ky (Kur'ani) është këshillë, është i bekuar që Ne e shpallëm. A, ju po e refuzoni.

51

۞ وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَآ إِبۡرَٰهِيمَ رُشۡدَهُۥ مِن قَبۡلُ وَكُنَّا بِهِۦ عَٰلِمِينَ

We lekad ‘atejna ‘ibrahime rushdehu min kablu we kunna bihi ‘alimine

Ne ia dhamë Ibrahimit herët të mbarën, sepse Ne e kemi njohur mirë atë (ia dhamë të mbarën se e meritoi).

52

إِذۡ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوۡمِهِۦ مَا هَٰذِهِ ٱلتَّمَاثِيلُ ٱلَّتِيٓ أَنتُمۡ لَهَا عَٰكِفُونَ

‘Idh kale li’ebihi we kawmihi ma hedhihit-temathilu elleti ‘entum leha ‘akifune

Kur ai babait dhe popullit të vet u tha: "Ç'janë këto statuja që i adhuroni?"

53

قَالُواْ وَجَدۡنَآ ءَابَآءَنَا لَهَا عَٰبِدِينَ

Kalu wexhedna ‘aba’ena leha ‘abidine

Ata thanë: "I gjetëm të parët tanë, që po i adhuronin".

54

قَالَ لَقَدۡ كُنتُمۡ أَنتُمۡ وَءَابَآؤُكُمۡ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ

Kale lekad kuntum ‘entum we ‘aba’uukum fi delalin mubinin

Ai u tha: "Edhe të parët tuaj e edhe ju qartë ishit të humbur!"

55

قَالُوٓاْ أَجِئۡتَنَا بِٱلۡحَقِّ أَمۡ أَنتَ مِنَ ٱللَّٰعِبِينَ

Kalu ‘exhi’tena bil-hekki ‘em ‘ente minel-la’ibine

Ata thanë: "Me gjithë mend e ke apo mos po tallesh!"

56

قَالَ بَل رَّبُّكُمۡ رَبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ ٱلَّذِي فَطَرَهُنَّ وَأَنَا۠ عَلَىٰ ذَٰلِكُم مِّنَ ٱلشَّٰهِدِينَ

Kale bel rebbukum rebbu es-semawati wel-’erdil-ledhi feterehunne we ‘ena ‘ala dhalikum mine esh-shahidine

Atëherë ai tha: "Jo, por Zoti juaj është Zot i qiejve e i tokës, është Ai që i krijoi ato, ndërsa unë jam dëshmues për këtë!"

57

وَتَٱللَّهِ لَأَكِيدَنَّ أَصۡنَٰمَكُم بَعۡدَ أَن تُوَلُّواْ مُدۡبِرِينَ

We talllehi le’ekidenne ‘esnamekum ba’de ‘en tuwellu mudbirine

Pasha All-llahun, posa të largoheni ju, unë kam për t'ia bërë atë që duhet statujave tuaja!

58

فَجَعَلَهُمۡ جُذَٰذًا إِلَّا كَبِيرٗا لَّهُمۡ لَعَلَّهُمۡ إِلَيۡهِ يَرۡجِعُونَ

Fexhe’alehum xhudhadhæn ‘illa kebiræn lehum le’allehum ‘ilejhi jerxhi’une

Dhe i bëri ato copë-copë, përveç një më të madhes që e kishin ata e me shpresë se atij do t'i drejtohen (për ta kuptuar se kush i theu).

59

قَالُواْ مَن فَعَلَ هَٰذَا بِـَٔالِهَتِنَآ إِنَّهُۥ لَمِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ

Kalu men fe’ale hadha bi’alihetina ‘innehu lemine edh-dhalimine

(Kur u kthyen i panë) Ata thanë: "Kush e bëri këtë me zotat tanë? Ai na qenka kriminel!"