21. Enbija · ajete 68–71

سورة الأنبياء
68

قَالُواْ حَرِّقُوهُ وَٱنصُرُوٓاْ ءَالِهَتَكُمۡ إِن كُنتُمۡ فَٰعِلِينَ

Kalu herrikuhu we ensuru ‘alihetekum ‘in kuntum fa’iline

Atëherë ata thanë: "Digjeni atë (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni t'u ndihmoni!"

69

قُلۡنَا يَٰنَارُ كُونِي بَرۡدٗا وَسَلَٰمًا عَلَىٰٓ إِبۡرَٰهِيمَ

Kulna ja naru kuni berdæn we selamæn ‘ala ‘ibrahime

Po Ne i thamë: "O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!"

70

وَأَرَادُواْ بِهِۦ كَيۡدٗا فَجَعَلۡنَٰهُمُ ٱلۡأَخۡسَرِينَ

We ‘eradu bihi kejdæn fexhe’alnahumul-’ehserine

Ata deshën t'i bëjnë atij (Ibrahimit) kurth, po Ne ata i bëmë më të dështuarit.

71

وَنَجَّيۡنَٰهُ وَلُوطًا إِلَى ٱلۡأَرۡضِ ٱلَّتِي بَٰرَكۡنَا فِيهَا لِلۡعَٰلَمِينَ

We nexhxhejnahu we lutæn ‘ilal-’erdi elleti barekna fiha lil’alemine

E Ne e shpëtuam atë e edhe Lutin në atë tokën që e kemi bekuar për njerëz.