21. Enbija · Ajeti 83 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 21:74–21:86
Pasi qe larguar Ibrahimi me të birin e vëllait të vet, Lutin, prej Irakut e vajtën në Palestinë, Zoti xh. sh. e dërgoi Lutin pejgamber te populli i Sedumit, por për shkak se ai popull ishte shumë i prishur, Zoti e shkatërroi, ndërsa Lutin e shpëtoi. Edhe Nuhun e shpëtoi prej atij populli që ishte shumë kokëfortë, ngase nuk pranonin asnjë këshillë të pejgamberit, andaj e merituan përmbytjen në ujë, Në kohën e Davudit kishte ndodhur që delet e dikujt kishin dalë natën dhe meqenëse nuk kishte bari ato kishin kullotur e rrafshuar I tërë bimën e mbjellë të njerit, Davudi e pleqëroi këtë duke ia dhënë delet të zotit të bimës. Duke dalë ata prej Davudit i takoi Sulejmani, I e kur kuptoi gjykimin e babait, i tha: O i dërguar i Zotit, do të ishte më i arsyeshëm ky gjykim: delet 'i jepen të zotit të bimës që t'i shfrytëzojë I deri sa i zoti i tyre la përgatiste arën, ta mbjellte bimën, e kur të vijë koha e korrjes, delet t'i kthehen të zotit, ndërsa fryti nga korrja të zotit të bimës. Me këtë gjykim u kënaq edhe Davudi.
Edhe në tjera vende në Kur'an përmendet se çdo gjë që ekziston madhëron dhe lartëson Zotin në gjuhën e vet, edhe pse ne nuk e kuptojmë. Thuhet se Davudi e kishte zërin shumë të këndshëm, e kur e lexonte Zeburin, ndaleshin edhe shpendët në ajër dhe e shoqëronin atë. Po ashtu bënin edhe malet. Gjithashtu për Davudin thuhet se ishte i pari mjeshtër që punonte prej hekuri këmisha mbrojtëse për luftë. (Përmendet edhe një gjykim mes dy nënave për një fëmijë).
Sulejmani e kishte nën sundimin e vet erën, me anën e të cilës udhëtonte për një kohë shumë të shkurtër prej Jerusalemit në Sham - Siri, vend për të cilin thuhet se ishte tokë e bekuar për arsye se në të kishte llojlloj frutash, ujërash etj. Xhinet të cilët nuk ishin besimtarë quhen edhe shejtanë, e fjala është për të tillët, të cilët ishin të detyruar të punonin për Sulejmanin. Për pejgamberin Ejub thuhet se ishte europian e kishte pasur edhe fëmijë e pasuri. Më vonë ai mbeti pa pasuri, ndërsa fëmijët i vdesin, por ishte shumë i durueshëm. Dhe, e kap sëmundje e rëndë edhe atë, por prap ai ishte i durueshëm. Kur populli filloi ta përgojojë duke thënë se ka bërë mëkat të madh ndaj Zotit derisa po provohej ashtu, ai iu drejtua Zotit që t'ia largojë atë mundim. Sipas një transmetimi thuhet se gruaja e vet i paska thënë se përse nuk po i lutet Zotit që t'ia largojë atë sëmudje të gjatë, që sipas disave ka zgjatur tetë vjet, e sipas disa të tjerëve tetëmbëdhjetë vjet, ai i paska thënë gruas: "Sa vjet isha i shëndoshë" Ajo i thotë, tetëdhjetë, atëherë ai paska thënë: Më vjen turp prej Zotit të ankohem pa i bërë po aq vite sëmundjeje sa kam qenë i shëndoshë.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 21:83–21:84
- “(Kujto) Edhe Ejubin, kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: “Mua më ka gjetur një e keqe dhe Ti je më Mëshiruesi ndër mëshiruesit!” - Allahu i Lartësuar na tregon rreth Ejubit, (a.s), për fatkeqësinë dhe se si u sprovua ai në pasurinë, fëmijët dhe në trupin e tij. Ai kishte pasuri të madhe, bagëti dhe të mbjella, shumë fëmijë dhe shtëpi të rehatshme. Allahu i Lartësuar dëshiroi ta sprovonte në këto pasuri, prandaj ato iu zhdukën të gjitha. Më pas, ai u sprovua edhe në trupin e tij me sëmundjen e lebrës, e cila preku të gjithë trupin e tij, përveç zemrës dhe gjuhës së tij, nëpërmjet të cilave ai përkujtonte Allahun Krenar dhe të Lartësuar. Profeti ﷺ ka thënë: 1818. “Njerëzit me sprovat më të vështira dhe belatë më të mëdha janë profetët, pastaj njerëzit e mirë, dhe pastaj ata që janë më të ngjashëm me ta.” Ejubi (a.s) ishte një shembull i jashtëzakonshëm me durimin që tregoi, një shembull për të gjithë botën. Zejd Ibn Mesira ka thënë: “Kur Allahu i Lartësuar e sprovoi Ejubin (a.s) me humbjen e fëmijëve dhe të pasurisë, ai lutej në formën më të bukur dhe më të mirë. Pastaj ai tha: “Të lavdëroj dhe përlëvdoj Ty, o Zoti i gjithë zotëruesve, se ti më ke dhuruar shumë të mira! Ti më dhurove pasuri, fëmijë dhe në zemrën time nuk mbeti hapësirë pa u pushtuar nga këto pasuri! Më pas, Ti m’i more ato dhe ma zbraze zemrën tërësisht nga pasuritë e kësaj bote. Tashmë mes meje dhe Teje nuk ka asnjë pengesë! Sikur armiku im, Iblisi i mallkuar, ta dinte këtë mirësi që më dhurove, do të më kishte zili!” 34 Ibn Ebu Hatimi sjell rrëfimin nga Abdullah Ibn Ubej Ibn Umejri 35, se: “Ejubi kishte dy vëllezër (miq të afërt), të cilët shkuan tek ai për vizitë, por nuk mundën t’i qëndronin afër, për shkak të duhmës së plagëve të tij, prandaj i folën që larg, pa iu afruar. Ndërkohë, njëri prej tyre i tha tjetrit: “Sikur Allahu të shihte ndonjë mirësi tek Ejubi, nuk do ta sprovonte me këtë bela, që e ka rënduar kaq shumë!” Kur i dëgjoi këtë fjalë, Ejubi u trishtua thellë, si kurrë më parë, dhe tha: “O Zoti im, ti e di mirë që unë kurrë nuk kam fjetur ndonjëherë i ngopur, nëse kam ditur se diku është një i uritur. Nëse jam i vërtetë në këtë fjalë, ma shfaq (O Zoti
im) vërtetësinë e saj!” Në atë moment, atij i erdhi pohimi nga qielli, ndërkohë që ata të dy dëgjonin. Pastaj ai tha: “O Zot, unë kurrë nuk kam mbajtur për veten time dy rroba për të veshur, kur e kam ditur që diku është dikush që ka pasur nevojë për t’u veshur. Nëse jam i vërtetë në këto fjalë, ma shfaq (o Zoti im) vërtetësinë e tyre!” Dhe atij i zbriti pohimi nga qielli, ndërkohë që ata të dy dëgjonin. Pastaj tha: “O Zot i Madh, po të lutem me krenarinë Tënde!” Më pas b ëri sexhde dhe u lut: “O Zoti im, po të lutem dhe betohem në krenarinë Tënde, që nuk kam për ta ngritur kokën kurrë nga sexhdja, derisa të largosh këtë bela prej meje!” Dhe, vërtet,ai nuk engriti kokën, derisa Allahu ia largoi.” 36 Ibn Ebu Hatimi sjell këtë hadith nga Ibn Abasi: “Allahu i Lartësuar i veshi Ejubit një rrobë të bukur prej Xheneti dhe ai u veçua dhe u ul diku në një kënd. Kur erdhi gruaja e tij, nuk e njohu dhe i tha: “O rob i Allahut, ku shkoi ai i sprovuari me atë sëmundje, që ishte këtu? Mos vallë, e morën qentë apo ujqërit?” Dhe vazhdoi kështu, me të tilla fjalë. Atëherë, ai i tha: “E mjera ti, unë jam Ejubi!” - “A po tallesh me mua, o rob i Allahut?! - i tha ajo. Ndërsa ai ia ktheu: “E mjera ti, unë jam Ejubi! Allahu ma riktheu trupin dhe shëndetin që kisha.” 37 Sërish Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ebu Hurejra, se Profeti ﷺ ka thënë: 1819. “Kur Allahu i Lartësuar ia riktheu shëndetin Ejubit, bëri që nga qielli të binin lingota floriri të pastër në madhësinë e një karkaleci. Ejubi filloi t’i mblidhte me duar dhe t’i fuste në rrobën etij. Ai mblodhi e mblodhi, derisa iu tha: “O Ejub, a s’u ngope? A nuk është mjaft?” Ejubi tha: “O Zoti im, e kush është ai që ngopet me mëshirën dhe mirësitë e Tua!” Baza e këtij hadithi është në dy Sahih-ët dhe do të përmendet në një ajet tjetër. - “Ne iu përgjigjëm atij, ia larguam ato vuajtje dhe ia bëmë familjen e tij dyfish nga mëshira Jonë. ” - Muxhahidi shpjegon se, më pas, Ejubit iu tha: “Familja jote do të bashkohet me ty në Xhenet. Megjithatë, si të dëshirosh ti, ose i sjellim ata tek ty, ose i lëmë ata atje në Xhenet dhe t’i zëvendësoj - më me të tjerë si ata!”Ejubi tha: “Dua që ata të rrinë në Xhenet!” Kështu, ata u lanë në Xhenet dhe Allahu i Lartësuar ia zëvendësoi me tjerë në këtë botë, duke i dhënë të ngjashëm me ta. Vëreni me kujdes, kur Allahu i Lartësuar thotë: “... nga mëshira Jonë”. Pra, këtë e bëmë nga mëshira Jonë e madhe për të. - “Ne e bëmë atë si kujtim për të gjithë adhuruesit (e devotshëm).” - E bëmë këtë, që të jetë shembull dhe që të sprovuarit të mos mendojnë asnjëherë se i sprovojmë për shkak se janë të përçmuar. Le të jetë Ejubi (paqja e Zotit qoftë me të!) shembulli i tyre për durimin e treguar ndaj përcaktimit të Allahut, ndaj sprovave që Ai i cakton për adhuruesit e Tij, ashtu si Ai dëshiron. Le ta kuptojnë se Allahu është absolutisht i urtë në çdo gjë që përcakton për robërit e Tij.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 21:83–21:84
- (Kujto) Edhe Ejubin, kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: “Mua më ka gjetur një e keqe dhe Ti je më Mëshiruesi ndër mëshiruesit.” - Tregoju atyre edhe për robin adhurues dhe Profetin Tonë, Ejubin duke nxjerë në pah virtytet e tij të larta dhe duke e lëvduar e nderuar kujtimin dhe gradat e tij! Allahu e sprovoi atë me një vështirësi shumë të madhe, por ai u tregua durimtar i pashembullt dhe i kënaqur me caktimin e Zotit. Përveç kësaj, edhe shejtani i mallkuar po e mundonte Ejubin në trup, si sprovë nga Allahu. Shejtani i mallkuar i fryu Ejubit në trup dhe atij iu hapën plagë të shumta, me të cilat ai lëngoi në shtrat për një kohë shumë të gjatë. Sprova u bë edhe më e dhimbshme me vdekjen e të gjithë familjes dhe me shkatërrimin e të gjithë pasurisë së tij. Por ky durimtar i pashembull përsëri i lutej Zotit me edukatë, duke thënë: “Mua më ka rënë një sprovë e madhe, kurse Ti je më Mëshiruesi ndër mëshiruesit.” Kështu, Ejubi kërkoi afrim me një mënyrë
shumë të dashur për Allahun: së pari, duke i treguar dobësinë dhe gjendjen e tij nevojtare, iu ankua Allahut për dhimbjet e tij. Së dyti, duke përmendur një nga emrat dhe cilësitë e Zotit, si më i Mëshirshmi i të mëshirshmëve, sepse për mëshirë kishte nevojë. Prandaj Allahu i Madhëruar iu përgjigj lutjes së tij: - Ne iu përgjigjëm atij, ia larguam ato vuajtje dhe ia bëmë familjen e tij dyfish nga Mëshira Jonë. - Ejubi goditi tokën me këmbë dhe menjëherë prej saj buroi ujë i ftohtë, nga i cili ai u la dhe piu. Kështu Allahu i Madhëruar ia largoi të keqen, që e kishte zënë dhe munduar për një kohë të gjatë. Përveç kësaj, Allahu thotë: “ia dyfishuam familjen, nga mëshira Jonë.” Zoti i dhuroi familje e pasuri edhe më të madhe nga ajo që e kishte humbur. Ai i dhuroi më shumë pasardhës nga ata që iu larguan nga kjo botë. E gjitha kjo ishte, sikurse thotë Allahu i Madhëruar: “...nga mëshira Jonë.” Kështu e mëshiroi Zoti, sepse Ejubi bëri durim dhe u kënaq me caktimin e Tij. Zoti i dha një shpërblim të shpejtë që në këtë jetë, para shpërblimit të ahiretit, që sigurisht do të jetë shumë herë më i madh. - Ne e bëmë atë si kujtim për të gjithë adhuruesit (e devotshëm) . - Ky është shembulli që duhet të shohin adhuruesit e Allahut. Janë pikërisht adhuruesit, që mund të përfitojnë nga mësimet e Allahut. Kur ata shohin se si Allahu e sprovoi Ejubin (a.s.), dhe pastaj ia largoi të keqen dhe e shpërbleu me bujari, kuptojnë se shkak për këtë fund ishte durimi, ky virtyt kaq i lartë dhe i rëndësishëm për të qenë adhurues e rob i Rrahmanit. Allahu e lëvdon Ejubin pikërisht për këtë veti: “Ne e gjetëm atë të durueshëm. Sa rob i mirë ishte ai! Ai ishte i kthyer te Zoti.” [Sad 44]. Të gjithë adhuruesit e sinqertë e kanë Ejubin si shembull për durimin dhe nënshtrimin e tij plot përvuajtje e përulësi para Allahut, sa herë që sprovohen me halle e vuajtje.