وَأَدۡخَلۡنَٰهُمۡ فِي رَحۡمَتِنَآۖ إِنَّهُم مِّنَ ٱلصَّٰلِحِينَ
Ata i përfshimë në mëshirën Tonë, se ishin vërtet prej të mirëve.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasi qe larguar Ibrahimi me të birin e vëllait të vet, Lutin, prej Irakut e vajtën në Palestinë, Zoti xh. sh. e dërgoi Lutin pejgamber te populli i Sedumit (Sodoma), por për shkak se ai popull ishte shumë i prishur, Zoti e shkatërroi, ndërsa Lutin e shpëtoi. Edhe Nuhun e shpëtoi prej atij populli që ishte shumë kokëfortë, sepse nuk pranonin asnjë këshillë të pejgamberit, prandaj e merituan përmbytjen me ujë. Në kohën e Davudit kishte ndodhur, që delet e dikujt kishin dalë natën dhe meqenëse nuk kishte bari ato kishin kullotur e rrafshuar tërë bimën e mbjellë të njërit. Davudi e pleqëroi këtë duke ia dhënë delet të zotit të bimës. Duke dalë ata prej Davudit i takoi Sulejmani, e kur kuptoi gjykimin e babait, i tha: O i Dërguar i Zotit, do të ishte më i arsyeshëm ky gjykim: delet t’i jepen te zotit të bimës, që t’i shfrytëzojë deri sa i zoti i tyre ta përgatiste arën, ta mbillte bimën, e kur të vijë koha e korrjes, delet t’i kthehen të zotit, ndërsa fryti nga korrja të zotit të bimës. Me këtë gjykim u kënaq edhe Davudi. Edhe në tjera vende në Kuran përmendet, se çdo gjë që ekziston madhëron dhe lartëson Zotin në gjuhën e vet, edhe pse ne nuk e kuptojmë. Thuhet se Davudi e kishte zërin shumë të këndshëm, e kur e lexonte Zeburin ndaleshin edhe shpendët në ajër dhe e shoqëronin atë. Po ashtu bënin edhe malet. Gjithashtu për Davudin thuhet se ishte i pari mjeshtër, që punoi këmisha mbrojtëse prej hekuri për luftë. (Përmendet edhe një gjykim mes dy nënave për një fëmijë). Sulejmani e kishte nën sundimin e vet erën, me anën e së cilës udhëtonte për një kohë shumë të shkurtër prej Jerusalemit në Sham -Siri, vend për të cilin thuhet se ishte tokë e bekuar, për arsye se në të kishte llojlloj frutash, ujërash etj. Xhinët të cilët nuk ishin besimtarë quhen edhe shejtanë, e fjala është për të tillët, të cilët ishin të detyruar të punonin për Sulejmanin. Për pejgamberin Ejub thuhet se ishte evropian e kishte pasur edhe fëmijë e pasuri. Më vonë ai mbeti pa pasuri, ndërsa fëmijët i vdesin, por ishte shumë i durueshëm. Dhe e kap një sëmundje e rëndë edhe atë, por prapë ai u tregua i durueshëm. Kur populli filloi ta përgojojë duke thënë se ka bërë mëkat të madh ndaj