21. Enbija · ajete 98–105

سورة الأنبياء
98

إِنَّكُمۡ وَمَا تَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ حَصَبُ جَهَنَّمَ أَنتُمۡ لَهَا وَٰرِدُونَ

‘Innekum we ma ta’budune min duni Ellahi hesebu xhehenneme ‘entum leha we eridune

Ju dhe ajo që adhuruat ju pos All-llahut, do të jeni lëndë e xhehennemit, dhe keni për të hyrë në të.

99

لَوۡ كَانَ هَٰٓؤُلَآءِ ءَالِهَةٗ مَّا وَرَدُوهَاۖ وَكُلّٞ فِيهَا خَٰلِدُونَ

Lew kane ha’uula’ ‘aliheten ma wereduha we kullun fiha halidune

Sikur të kishin qenë ata zota, ata nuk do të hynin në të, po që të gjithë do të jenë aty përgjithmonë.

100

لَهُمۡ فِيهَا زَفِيرٞ وَهُمۡ فِيهَا لَا يَسۡمَعُونَ

Lehum fiha zefirun we hum fiha la jesma’une

Aty ata do të kenë rrënkim dhe aty ata nuk dëgjojnë.

101

إِنَّ ٱلَّذِينَ سَبَقَتۡ لَهُم مِّنَّا ٱلۡحُسۡنَىٰٓ أُوْلَٰٓئِكَ عَنۡهَا مُبۡعَدُونَ

‘Innel-ledhine sebekat lehum minnal-husna ‘ula’ike ‘anha mub’adune

E atyre të cilëve u priu e mbara nga ana Jonë, do të jenë larg tij (xhehennemit).

102

لَا يَسۡمَعُونَ حَسِيسَهَاۖ وَهُمۡ فِي مَا ٱشۡتَهَتۡ أَنفُسُهُمۡ خَٰلِدُونَ

La jesma’une hesiseha we hum fi ma eshtehet ‘enfusuhum halidune

Ata nuk do ta dëgjojnë as zhurmën e tij, dhe ata do të jenë përgjithmonë të kënaqur me atë që e dëshirojnë vetë.

103

لَا يَحۡزُنُهُمُ ٱلۡفَزَعُ ٱلۡأَكۡبَرُ وَتَتَلَقَّىٰهُمُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ هَٰذَا يَوۡمُكُمُ ٱلَّذِي كُنتُمۡ تُوعَدُونَ

La jehzunuhumul-feza’ul-’ekberu we tetelekkahumul-mela’iketu hadha jewmukumul-ledhi kuntum tu’adune

Ata nuk do t'i shqetësojë ajo frika e madhe (e fryerjes së surit), dhe do t'i presin engjëjt (duke i uruar): "Kjo është dita juaj që ju premtohej".

104

يَوۡمَ نَطۡوِي ٱلسَّمَآءَ كَطَيِّ ٱلسِّجِلِّ لِلۡكُتُبِۚ كَمَا بَدَأۡنَآ أَوَّلَ خَلۡقٖ نُّعِيدُهُۥۚ وَعۡدًا عَلَيۡنَآۚ إِنَّا كُنَّا فَٰعِلِينَ

Jewme netwi es-sema’e ketejji es-sixhilli lilkutubi kema bede’na ‘ewwele halkin nu’iduhu wa’dæn ‘alejna ‘inna kunna fa’iline

(Përkujto) Atë ditë kur Ne e palojmë qiellin sikurse palimi i fletëve në libër. Ashtu sikundër e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmë. Ky është obligim Yni, e Ne e bëjmë këtë.

105

وَلَقَدۡ كَتَبۡنَا فِي ٱلزَّبُورِ مِنۢ بَعۡدِ ٱلذِّكۡرِ أَنَّ ٱلۡأَرۡضَ يَرِثُهَا عِبَادِيَ ٱلصَّٰلِحُونَ

We lekad ketebna fi ez-zeburi min ba’di edh-dhikri ‘ennel-’erde jerithuha ‘ibadije es-salihune

Ne e kemi shënuar në Zebur (në librat e shenjtë) pas shënimit (në Lehvi Mahfudh), se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robtë e Mi të mirë.