← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

22. Haxh · Ajeti 17 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 22:11–22:24

Adhurimi ndaj Allahut në mënyrë jo të sinqert, është një lloj hipokrizie. Pati asish që kishte vajtur në Medine dhe kishte shpallur se kishte pranuar fenë islame, por jo me sinqeritet, atë e kishte bërë sa për sy e faqe. Kur i shkonte puna mbarë, ata thoshin se ajo ishte fe e mirë, e nëse i goditte ndonjë e keqe, thoshin se nuk ishte fe e mirë, pra ishin të luhatshëm në besim. Njeriu i i tillë ashtu e humbte edhe këtë jetë, e edhe jetën tjetër, ngase nuk ishte i mbështetur në Zotin, i por në diçka tjetër që nuk mund t'i sillte as dëm as dobi.

Rreth përmbajtjes së ajetit 15 interpretuesit e Kur'anit kanë dhënë edhe mendime tjera, përveç atij që e dhamë në përkthim. Ibni Kethiri, duke u mbështetur në thënien e Ibni Abasit thotë: "Kush mendon nga jobesimtarët se Allahu nuk do ta ndihmojë Muhammedin, le ta ngre një litar i lart në tavanin e shtëpisë dhe të varet në të, se Zoti do ta ndihmojë Muhammedin me siguri". i Sipas Sahibi Tes-hilit: ai njeriu i cili është në vështirësi e brenga të mëdha dhe mendon se i i nuk do ta ndihmojë Allahu, le ta varë veten dhe le të vdesë me mllfein e vet.

Jehuditë u thonin myslimanëve se atyre u kishte zbritur shpallja më heret, se kishin pasur pejgamberë para myslimanëve, andaj janë më të mirë dhe më të zgjedhur prej të tjerëve. Kur'ani u thotë se Zoti përcjell çdo vepër të secilit, andaj në ditën e gjykimit do të bëjë vlerësimin ndaj ithtarëve të cilitdo besim qofshin. Nuk ka qenie e send që nuk zbaton me dëshirë ose domosdo urdhërin e Zotit. Përmendet se Allahut i bën sexhde edhe dielli, hëna, yjet etj., ngase sabejët adhuronin yjet, mexhusët diellin-dritën-zjarrin, idhujtarët gurët e drurët, dikush engjëjt e dikush ndonjë njeri o diç tjetër. Kur'ani bën me dije se çdo send e çdo qenie është rob i Zotit, e jo zot. i Ai i cili e ka humbur rrugën e Zotit, ai e ka poshtëruar veten, dhe pos Zotit nuk ka kush që mund t'ia largojë atë poshtërim, e atë mjerim do ta përjetojë edhe në xhehenem, por natyrisht i me fajin e vet. E ata që ndoqën rrugën e Zotit, atyre do t'u jepet shpërblim xhenneti me të gjitha i begatitë e tij.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 22:17

Allahu i Lartësuar na tregon rreth pasuesve të feve të ndryshme, se Ai do të gjykojë me drejtësi mes tyre në Ditën e Kijametit. Kështu, për besimtarët e sinqertë, pasues korrektë të profetëve dhe shpalljeve të shkuara, Allahu i Lartësuar premton se do t’i fusë në Xhenet. Ndërsa mohuesit nga çdo popull ku është dërguar profet, Allahu ka për t’i futur në zjarr, sepse Ai është dëshmues i veprave dhe fjalëve të tyre, Ai i di hollësisht të fshehtat e tyre dhe atë që është edhe më e fshehtë se e fshehta.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 22:17–22:24

- Ditën e Kijametit, Allahu do të bëjë dallimin midis atyre që besuan (në Kur'an) dhe atyre që ishin jehudinj, sabejë, të krishterë, mexhusë dhe idhujtarë. Allahu di dhe sheh gjithçka. - Allahu i Madhëruar na tregon se, Ditën e Gjykimit, Ai do t’i tubojë të gjitha bashkësitë fetare: muslimanët, të krishterët, jehudët, sabiinët, zoroastrianët, idhujtarët etj. Të gjithë do të dalin para Zotit, i Cili do t’i gjykojë me drejtësi dhe do t’i shpërblejë sipas veprave të tyre, të cilat Ai i ka parë dhe regjistruar, prandaj thotë: “Allahu di dhe sheh gjithçka.” - A nuk e shikon ti se Allahut i nënshtrohet (i bën sexhde) gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në Tokë. Dielli, Hëna, yjet, kodrat, drurët, kafshët dhe një numër i madh njerëzish. Por, janë shumë prej tyre që e meritojnë dënimin. Atë që e poshtëron Allahu askush nuk mund ta nderojë. Allahu bën atë që dëshiron. - A nuk di, o Profet, se Allahut i bie në sexhde dhe i është nënshtruar çdo gjë që është në qiell dhe në tokë? Melekët dhe krijesat më të mëdha, si dielli, hëna, yjet, malet, pemët dhe kafshët janë të përulur dhe të nënshtruar ndaj Tij. Ky lloj nënshtrimi është i përgjithshëm dhe asnjë krijesë nuk bën përjashtim në këtë aspekt. Por Allahut i përulen me vullnet të lirë edhe shumë njerëz besimtarë. Nga ana tjetër, për shumë njerëz është bërë i meritueshëm ndëshkimi. Ata do të jenë të poshtëruar, dhe atë që Allahu e poshtëron, nuk ka për ta nderuar kush. Allahu bën çfarë dëshiron me krijesat, sipas urtësisë së Tij.12 - Këta janë dy kundërshtarë (besimtarë dhe jobesimtarë) që polemizojnë rreth Zotit të tyre. - Secili pretendon se është me të vërtetën, por Allahu bën ndarjen mes tyre duke thënë: - Por, atyre që nuk besuan, do t'u qepen rroba prej zjarri dhe mbi kokat e tyre u hidhet ujë i valë. Me atë do t'u digjet (e shkrihet) krejt ç’ka brenda trupit të tyre dhe lëkurat. - Në fjalën “atyre që nuk besuan” përfshihen të gjithë ata që mohojnë të vërtetën, qofshin hebrenj, të krishterë, zjarrputistë, sabiinë e idhujtarë. Pra, të gjithë këtyre do t’u qepen “rroba prej zjarri”. Atyre do t’u vishen rroba prej katrani dhe do t’u ndizet trupi zjarr, që ta ndiejnë djegien nga të gjitha drejtimet. Përveç kësaj, do t’u hidhet ujë i valë mbi koka. Nga ky ujë u shkrihen të gjitha çfarë kanë në bark dhe lëkura. Atyre do t’u shkrihen zorrët, dhjami, mishi e çdo gjë tjetër, nga nxehtësia e madhe.

- Për ata janë edhe topuzët e hekurt. - Ata do të vuajnë ndëshkimin nga melekët, që janë të ashpër e të vrazhdë e që i godasin me kamzhikë e topuzë të hekurt, duke i torturuar. - Sa herë që përpiqen të dalin prej tij nga vuajtjet e padurueshme, do të kthehen me dhunë në të dhe (do t'u thuhet) : “Vuajeni Dënimin Përvëlues!” - Atyre nuk do t’u lehtësohet dënimi dhe nuk do t’u jepet ndonjë pushim. Atyre do t’u thuhen fjalë poshtëruese, që i torturojnë edhe më shumë, si: “Vuajeni dënimin përvëlues!” Ky është një dënim që përvëlon zemrat dhe trupin. - Allahu i vendos në Xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ata që besuan dhe bënë vepra të mira. - Është e ditur se ky përshkrim u shkon për shtat veçse muslimanëve dhe askujt tjetër. Vetëm muslimanët i kanë besuar të gjithë librat e shpallur nga Zoti dhe të gjithë profetët e dërguar nga Ai. Duke treguar kënaqësitë e tyre, Zoti thotë: - Aty do të stolisen me byzylykë të artë e me margaritarë dhe veshjet e tyre do të jenë të mëndafshta. – Atyre u vendosen nëpër duar stoli e zbukurime. Zbukurimet e arta atje u vendosen edhe burrave edhe grave. Madje, Allahu i Lavdëruar thotë: “...dhe veshjet e tyre do të jenë të mëndafshta.”. Kënaqësitë e tyre do të jenë të plota dhe ata do të shijojnë çdo lloj ushqimi të mirë e të shijshëm që u vjen në lloje të shumta dhe të ndryshme. Për këtë tregon fjala ‘xhenat’, e cila është në numrin shumës. Edhe lumenjtë që rrjedhin atje janë me ujë të kulluar, me qumësht, me mjaltë dhe me pije të shijshme. Në fund përmenden edhe llojet e shumta të veshjeve dhe stolive të rralla dhe shumë të bukura. Të gjitha këto iu jepen sepse: - Ata u udhëzuan për (të folur) fjalët më të mira dhe u udhëzuan në rrugën e Atij që i meriton (të gjitha) lavdërimet. - Këta të zgjedhur janë udhëzuar plotësisht në të gjitha drejtimet: në fjalët, veprat dhe qëllimet e tyre. Allahu thotë: “Ata janë udhëzuar për fjalët më të mira...”. Nuk ka dyshim se fjala më e mirë dhe më e shpërblyeshme që ata thonë është fjala e teuhidit: “ La ilahe il -l’Allah!” (Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Allahut). Pastaj vijnë sipas rëndësisë së tyre të gjitha fjalët e tjera, me të cilat kujtohet e lavdërohet Allahu ose që thuhen për bamirësi ndaj krijesave. Më pas, Allahu i Madhëruar thotë: “...dhe janë drejtuar në rrugën e veprave të lavdërueshme.” Pra, rruga e tyre ishte ajo e të lavdëruarve, një rrugë e lavdishme dhe e zgjedhur. Kjo është rruga e tyre, që simbolizon Sheriatin. E gjithë feja e Zotit është e ndërtuar mbi urtësinë dhe është e lavdëruar në të gjitha aspektet. Ajo urdhëron veçse për mirë dhe ndalon nga e keqja. Ajo është një ligj që është i ruajtur si nga teprimi, ashtu edhe nga mangësitë e cenimi. Kjo fe ndërtohet mbi dy baza të forta: dituria e dobishme, e saktë, e vërtetë dhe veprat e mira sipas kësaj diturie e me sinqeritet për Krijuesin. Ky ishte njëri nga kuptimet e ajetit. Pra, në këtë rast epiteti “e lavdishme” është për rrugën. Kështu: “janë drejtuar në rrugën e lavdishme”. Ndërsa kuptimi tjetër është: “janë drejtuar në rrugën e të Lavdëruarit” . Pra, El Hamid merret si cilësi e Allahut. Shpesh Allahu e quan rrugën e drejtë si “Rruga e Tij”, sepse kjo rrugë të çon drejt Allahut, nëse e ndjek me besnikëri e sinqeritet. Përdorimi i emrit të Allahut “ El Hamid”, na jep të kuptojmë se këta të zgjedhur janë drejtuar në këtë rrugë nëpërmjet lavdërimit, përlëvdimit e falënderimit të Zotit, por, sigurisht, edhe nëpërmjet mëshirës e bamirësisë së Tij ndaj tyre. Për këtë arsye, këta të lumtur do të thonë në Xhenet: “I lavdëruar qoftë Allahu, i Cili na udhëzoi për këtë (lumturi). Ne kurrë nuk do të mund ta gjenim udhëzimin, sikur të mos na drejtonte Allahu! Vërtet, të dërguarit e Zotit na e sollën të vërtetën!” Dhe ata do të dëgjojnë thirrjen: “Ky është Xheneti, të cilin e trashëgoni si shpërblim për veprat tuaja (të mira)”. [A'raf 43]. Para se të tregonte shpërblimin e vepërmirëve,

Allahu i Madhëruar tha se Atij i nënshtrohet gjithçka në qiell dhe në tokë: “A nuk e di se Allahut i nënshtrohet çfarë është në qiej dhe çfarë është në tokë: dielli, hëna, malet, bimët, shtazët dhe shumë njerëz...”. Njerëzit janë besimtarët, që e besojnë, e adhurojnë dhe i nënshtrohen Allahut me vullnetin e tyre të lirë. Më pas thotë: “Por shumë prej tyre e kanë hak dënimin”. Për shkak të mohimit dhe refuzimit të të vërtetës dhe Shpalljes, Allahu nuk ua mundëson që të udhëzohen në imanin e pastër dhe të vërtetë. Kështu, ata e meritojnë që Zoti t’i poshtërojë, prandaj thuhet në vijim: “Atë që e poshtëron Allahu nuk ka kush ta nderojë”. Allahu bën atë që dëshiron. Askush nuk mund ta kthejë e pengojë atë që Zoti dëshiron të jetë dhe askush nuk mund ta refuzojë vullnetin dhe gjykimin e Tij. Është Ai që udhëzon në rrugë të drejtë me urtësinë dhe mëshirën e Tij. Në këto ajete, i Madhëruari na tregon se të gjitha krijesat janë të përulura para madhështisë së Tij, të nënshtruara para krenarisë dhe pushtetit të Tij. Kjo tregon se Ai është i vetmi Zot, që meriton të adhurohet dhe Sunduesi i Lavdëruar. Kush ndjek rrugën e Tij, do të jetë i lavdëruar dhe i nderuar, ndërsa ata që i largohen rrugës së Tij do të jenë të poshtëruar dhe të humbur.

← Haxh 22:17