← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

22. Haxh · Ajeti 28 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 22:25–22:37

Në fund të kaptinës Bekare është përmendur se Allahu nuk e dënon askë, nëse nuk bën I ndonjë punë të keqe, por vetëm i shkon mendja. Këtu, te Qabja njeriu dënohet vetëm nëse i shkon mendja për të keq, pse Qabja është vend i shenjtë, e shpirti i njeriut duhet të jetë i pastër, zemra e tij të jetë e pa brenga, ndjenja e tij të jetë e shëndoshë, dhe e tërë qenia duhet të jetë e drejtuar vetëm Allahut (Shih ajetin 25). Ibrahimi u urdhërua të shkojë në vendin e Qabes, ta pastrojë atë vend dhe ta ndërtojë Qaben. U urdhërua të thërrasë e të lajmërojë për vizitën që duhet bërë asaj, të vijnë njerëzit nga të gjitha I anët e botës dhe të tubohen aty për ta përmendur Allahun e duke marrë tekbir, të therrin kurbanët, e pastaj t'i heqin ihramët, të rruhen, t'i shkurtojnë thonjtë, dhe të pastrohen pas atij qëndrimi i ca ditësh në ihramë, e më në fund ta bëjnë edhe tavaf Qaben. Tavafi që bëhet pas kryerjes së të gjitha detyrave gjatë haxhit, është farz, obligim i domosdoshëm, pra është një nga pjesët përbërëse të haxhit.

Këtu shpjegohet edhe mënyra e therrjes së kurbanëve, e posaçërisht e deveve, sepse ato therren duke qenë në këmbë, e pastaj bëhet shpërndarja e mishit të kurbanëve. Theksohet se qëllimi, nijeti për therrjen e kurbanëve duhet të jetë thjeshtë vullneti i Zotit, për hir të Zotit, e duhet ditur se as mishi e as gjaki i tyre nuk shkon te Zoti, por shkon vepra e përcjellë me ndjenjë të pastër e të sinqertë për zbatimin e porosisë së Zotit.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 22:28–22:29

- “... për të parë të mirat që u janë falur ...” - Ibn Abasi shpjegon: “Domethënë, që të përfitoni të mira nga kjo botë dhe nga ahireti.”. Dobi e ahiretit është pikërisht arritja e kënaqësisë së Allahut të Lartësuar. Ndërsa për sa u përket mirësive të dynjasë, ato janë të shumta, si: mishi e çdo gjë tjetër që përftohet prej kurbaneve, zhvillimi i tregtisë etj. Kështu ka thënë Muxhahidi dhe shumë të tjerë. Kjo i ngjan fjalës tjetër të Allahut të Lartësuar, kur thotë: “Nuk është gjynah të kërkoni mirësi nga Zoti juaj (në haxh).” [Bekare 198]. - “... dhe për të madhëruar emrin e Allahut në ditë të njohura, për bagëtitë, të cilat Ai ua ka dhënë .” - Ibn Abasi shpjegon se “ditët e njohura” janë 10 ditët e Dhulhixhes. Këtë transmetim nga Ibn Abasi e ka sjellë Buhariu, mes mualekate-ve të tij, e pikërisht në ato të cilat janë sjellë në formë të sigurt. 52 Një mendim i ngjashëm vjen nga Ebu Musa el Eshari, Muxhahidi, Atau dhe të tjerë. Gjithashtu, Buhariu sjell hadithin nga Ibn Abasi, se Profeti ﷺ tha njëherë: 1844. “Veprat më të mira janë ato që kryhen gjatë këtyre ditëve.” - “Më të mira se xhihadi në rrugën e Allahut? - e pyetën njerëzit. - “Po, më të mira se xhihadi në rrugën e Allahut. Por përveç rastit të një burri, i cili del duke rrezikuar veten e vet dhe gjithë pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asgjë.” Këtë hadith e sjellin edhe Imam Ahmedi, Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe, me një tekst të ngjashëm. Imam Ahmedi përcjell nga Ibn Umeri, se Profeti i Allahut ka thënë: 1845. “Nuk ka vepër më madhështore dhe më të dashur tek Allahu i Lartësuar, sesa ajo që kryhet në këto 10 ditë. Prandaj shpeshtoni në to shprehjet: ‘La ilahe il Allah’, ‘Allahu Ekber’, ‘El hamdu

lil-lah’.” Buhariu ka thënë: “... Ibn Umeri dhe Ebu Hurejra dilnin në treg gjatë 10 - ditëshit dhe bënin tekbire. Pastaj, edhe njerëzit e tjerë bënin tekbire, të nxitur nga veprimi i tyre.” Ahmedi sjell nga Xhabiri një hadith merfu, pra, që i atribuohet Profetit: 1846. “Këto 10 ditë janë pikërisht ato për të cilat është betuar Allahu në fjalën e Tij: “Betohem për agimin, për dhjetë netët ...”. Në Sahih-un e Muslimit është hadithi nga Ebu Katade, që thotë: 1847. “Kur Profeti ﷺ u pyet rreth agjërimit të Ditës së Arafatit, tha: “Shpresoj tek Allahu që ai agjërim të falë gjynahet e një viti më parë dhe të vitit pasues”. Një mirësi tjetër e këtij dhjetëditëshi është edhe fakti se pjesë e tij është edhe Dita e Kurban Bajramit, e cila është quajtur edhe “Dita e haxhit më të madh”. Në hadithe thuhet se ajo është dita më e mirë dhe më e zgjedhur për Allahun. Gjithashtu, është thënë se këto janë 10 ditët më të mira të vitit. Madje, shumë dijetarë kanë thënë se këto janë më të vlefshme edhe sesa dhjetë netët e fundit të muajit Ramazan. Megjithatë, disa të tjerë thonë se 10 ditët e fundit të Ramazanit janë më të rëndësishme dhe më të vlefshme, sepse brenda tyre është Nata e Kadrit. Disa të tjerë kanë dhënë një mendim të mesëm, duke thënë: “Për sa u përket ditëve, më të mirat ditë janë 10 ditët e Dhulhixhes. Ndërsa, në lidhje me netët, më të mirat janë netët e Ramazanit. Kështu harmonizohen të gjitha argumentet e sjella. Megjithatë, Allahu është më i ditur. Mendimi më i saktë në lidhje me “ ejjâmun mea’lumat ” (ditët e njohura), dhe “ Ejjâmun mea’dutat” (ditët e numëruara) është ai që vjen nga Ibn Abasi dhe Ibn Umeri, të cilët kanë thënë se: “ditët e njohura” dhe “ditët e numëruara” janë katër gjithsej. Gjithashtu, për “ditët e njohura” është thënë se janë Dita e Kurbanit dhe dy ditët pas tij. Ndërsa për “ditët e numëruara” është thënë se janë tri ditët që vinë pas Ditës së Kurbanit. Ky mendim është sjellë me një një isnad të saktë deri tek Ibn Umeri. Këtë mendim e mbështet edhe fjala e Allahut të Lartësuar në vijim, ku thuhet: “...për bagëtitë, të cilat Ai ua ka dhënë (për kurban) .” Domethënë, ka për qëllim përmendjen e Allahut gjatë therjes së tyre në këto ditë. Disa sjellin një mendim tjetër, duke thënë se te “ditët e njohura” bëjnë pjesë Dita e Arafatit, Dita e Kurban Bajramit dhe dita tjetër pas tij. Por ky, sikurse u përmend, nuk është mendimi më i saktë. Megjithatë, Allahu është më i ditur. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: “... për bagëtitë, të cilat Ai ua ka dhënë (për kurban).” Kjo përfshin devetë, lopët, delet, bagëtitë e trasha dhe të imta, ashtu siç e ka shtjelluar Allahu i Lartësuar në ajetin tjetër: “Janë tetë krerë bagëtish: dy krerë dhensh (femër e mashkull) dhe dy krerë dhish (femër e mashkull) . Thuaj: “A janë ndaluar meshkujt apo femrat e këtyre, apo ajo që mbajnë në bark femrat?” Më tregoni, pra, me dije të saktë, nëse ato që thoni janë të vërteta! Edhe nga devetë janë dy krerë (femër e mashkull) dhe nga lopët dy krerë (femër e mashkull) . Thuaj: “A janë ndaluar meshkujt apo femrat, apo ajo që mbajnë në bark femrat?” Mos vallë, ishit dëshmitarë kur Allahu vendosi këto rregulla?” E kush është më i padrejtë se ai që trillon gënje - shtra ndaj Allahut për t’i devijuar njerëzit nga padija e tyre? Pa dyshim, Allahu nuk i udhëzon keqbërësit.” [En’am 143, 144]. - “Atëherë, hani prej tyre ...” - Konsumi i mishit të kurbanit është thjesht i lejuar dhe i pëlqyeshëm, siç është transmetuar saktësisht se, Profeti i Allahut, pasi bëri kurban kafshët që kishte sjellë në haxh, urdhëroi që të merrej nga secila prej deveve një pjesë dhe të gatuhej. Më pas, ai hëngri prej mishit dhe lëngut të saj. Gjithashtu, transmetohet se Maliku ka thënë se: është e pëlqyeshme që haxhiu të hajë prej kurbanit të tij, duke u argumentuar pikërisht me fjalën e Allahut të Lartësuar: “Atëherë, hani pra prej tyre.” Sufjan Theuriu përcjell nga Mensuri, dhe ky nga Ibrahimi, i cili duke shpjeguar këtë ajet, ka thënë: “Në të shkuarën, idhujtarët nuk hanin prej kurbaneve të tyre, por tashmë besimtarëve iu lejua kjo gjë, për atë që dëshiron. Ai që nuk dëshiron që të hajë

mund edhe të mos hajë.” Edhe nga Muxha - hidi dhe Atau vjen një mendim i ngjashëm. Kështu, kjo është lënë në zgjedhjen dhe preferencën e secilit. Kurbani ndahet në tri pjesë: një pjesë e mban për vete, një e jep dhuratë dhe një e jep sadaka për nevojtarët, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Hani prej tyre dhe jepini nevojtarit dhe atij që lyp!” Më pas, do të vijë një shtjellim më i hollësi - shëm i kësaj çështje, në dashtë Allahu i Lartësuar, sepse vetëm tek Ai e kemi besimin dhe sigurinë. - “... dhe ushqeni nevojtarët ...” - Bëhet fjalë për atë kategori që nuk ka asnjë lloj pasurie, por që përsëri nuk u lypin të tjerëve. - “Pastaj le të çlirohen dhe të kryejnë ritet e tyre ...” - Et-tefeth quhet dalja nga gjendja e ihramit. Domethënë, le të çlirohen nga gjendja e ihramit, duke rruajtur flokët, duke prerë thonjtë dhe duke u pastruar, për të veshur rrobat e zakonshme. - “... le t’i përmbushin premtimet e veta ...” - Muxhahidi shpjegon: “Domethënë, le të bëjnë kurbanet, që kishin caktuar gjatë haxhit.” - “... le të bëjnë tavaf rreth Shtëpisë së Lashtë.” - Këtu bëhet fjalë për tavafin e quajtur “Tavaf el Ifada”, i cili është një prej detyrave të haxhit. Kështu veproi Profeti i Allahut. Pasi u kthye në Mina, Ditën e Kurbanit, Profeti ﷺ hodhi 7 gurët, pastaj bëri kurbanet, rruajti kokën, pastaj u largua dhe bëri tavaf rreth Qabes. Tavafi është detyrë që të bëhet nga mbrapa pjesës së hixhrit, e cila është “pjesa brenda murit të harkuar tashmë përbri Qabes”. El hixhr është pjesë e themeleve të Qabes, të cilën e ndërtoi Ibrahimi, edhe pse kurejshët e lanë jashtë në kohën kur e rindërtuan Qaben, sepse nuk kishin pasuri (hallall) të mjaftue - shme për ta bërë në përmasat e saj të dikurshme. Për këtë arsye, Profeti i Allahut bëri tavaf nga pas hixhrit dhe na tregoi se hixhri është pjesë e Qabes. Gjithashtu, Profeti ﷺ nuk i preku (me dorë ose t’i përshëndeste) dy ruknet që janë në drejtim të Shamit, sepse ato nuk u ndërtuan në themelet e hershme të Ibrahimit. Qabja quhet “Shtëpi e Lashtë”, sepse ajo është e para strukturë mbi tokë, që u caktua për të adhuruar Allahun e Lartësuar.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 22:26–22:31

Allahu i Madhëruar na tregon madhështinë e kësaj xhamie të shenjtë dhe rëndësinë e saj të madhe. Ai na tregon gjithashtu, edhe rëndësinë e atij njeriu që e ndërtoi atë, pra, të Ibrahim el Halilit (a.s). I Madhëruari thotë: - (Kujto) kur Ne ia treguam Ibrahimit vendin e Shtëpisë (dhe i thamë) "Mos adhuro askënd e asgjë tjetër veç Meje ... - Është Allahu i Madhëruar Ai që bëri të mundur që ajo xhami të ndërtohej nga Ibrahimi dhe që pranë saj të vendosej një pjesë e pasardhësve të tij. Allahu e urdhëroi Ibrahimin që të ndërtonte atë xhami, dhe ai e ndërtoi atë mbi bazat e devotshmërisë dhe bindjes ndaj Allahut. Ibrahimi e ndërtoi së bashku me djalin e vet, Ismailin. Ai e urdhëroi të birin, - dhe të gjithë pasardhësit, - që të mos i shoqëronin Zotit asgjë në adhurim, por të ishin të sinqertë vetëm ndaj Tij në çdo adhurim dhe në çdo vepër. Ata e ndërtuan Qaben duke përmendur emrin e Allahut. Pastaj Allahu e urdhëroi: - ...dhe pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë (bëjnë tauaf), ose që qëndrojnë në këmbë, që përkulen dhe që bëjnë sexhde (kur falen). - Pastroje xhaminë Time nga idhujtaria dhe gjynahet, nga ligësitë e papastërtitë e çdo lloji! Allahu thotë: “Shtëpinë time.” Pra, ia atribuoi Vetes atë xhami, për të treguar rëndësinë, nderimin dhe vlerën e saj. Ai e bëri që dashuria për Qaben të jetë shumë e madhe dhe që zemrat e besimtarëve të përmallohen për të nga çdo vend i largët i botës. Allahu e quan “Shtëpinë Time”, në mënyrë që pastrimi dhe ruajtja e saj të bëhen me më tepër përkushtim. Ai ia shton edhe më shumë rëndësinë Qabes kur thotë se kjo shtëpi e Tij është vend adhurimi i atyre që bëjnë tavaf dhe itikaf, pra, mbyllen në të për të adhuruar Zotin. Ajo është shtëpia ku besimtarët kryejnë adhurime të shumta, si dhikri, leximi i Kur'anit, mësimi i diturisë e shumë vepra të mira që të afrojnë tek Zoti. Pastaj Allahu përmend një adhurim tjetër shumë të rëndësishëm, që është namazi, duke thënë: “...që qëndrojnë në këmbë duke u falur, që përkulen dhe që bëjnë sexhde.” Pra, pastroje Qaben për këta të zgjedhur e të nderuar, të cilët i angazhon vetëm adhurimi i Allahut, të Dashurit të tyre, dhe përkushtimi për t’i

shërbyer Atij. Ata kanë ardhur në këtë vend veçse për t’iu afruar Allahut me adhurime që Ai ua ka mësuar dhe kërkuar. Këta e meritojnë plotësisht të nderohen dhe lëvdohen. Këtyre duhet t’u shërbehet me përkushtim. Një ndër shërbesat ndaj këtyre të nderuarve është edhe pastrimi i Shtëpisë për shkak të tyre. Pjesë e pastrimit dhe ruajtjes është edhe përkujdesja për të shmangur zërat e lartë dhe shqetësues, të cilët shpërqendrojnë adhuruesit që falin namaz e bëjnë tavaf. Allahu ka përmendur tavafin para itikafit dhe namazit, sepse tavafi është një adhurim i veçantë që bëhet veçse në Qabe e askund tjetër. Pastaj Allahu përmend itikafin, që kryhet veçse nëpër xhamia, dhe në fund namazin, që mund të kryhet kudo. - Thirr ndër njerëz për haxh:... - Lajmëroi dhe ftoji njerëzit për të kryer haxhin! Mësoji të afërtit dhe të largëtit se haxhi është detyrë dhe tregoju atyre për vlerën dhe shpërblimin e tij të lartë. Nëse i fton, ata kanë për të ardhur në këmbë të kryejnë haxhin dhe umren, nga malli e dëshira e madhe për këtë adhurim. - ... ata do të vijnë në këmbë e (hipur) në deve të rraskapitura ngaqë vijnë prej rrugëve të thella e vendeve të largëta,... - Do të vijnë edhe nga vendet e largëta hipur mbi deve e kafshë të tjera, për në vendin më të nderuar në Tokë. Dhe, në fakt, Halili i Rahmanit (Ibrahimi) e kreu këtë detyrë që ia ngarkoi Zoti i tij. Këtë detyrë e vazhdoi dhe e përkreu edhe pasardhësi i tij, Muhamedi (a.s), i cili i ftoi njerëzit për kryerjen e haxhit në Qabe. Ata e kryen me besnikëri këtë detyrë, duke u bërë realitet ajo që Zoti lajmëroi. Njerëzit nisen drejt Qabes në këmbë dhe hipur nga viset e largëta të lindjes dhe të perëndimit. Më pas, Allahu i Madhëruar përmend dobitë e vizitës së Shtëpisë së Shenjtë, duke nxitur për këtë gjë: - ... për të parë të mirat që u janë falur atyre... – Ata e bëjnë këtë vizitë në Shtëpinë e Zotit, që të arrijnë atje mirësi të shumta fetare, përmes disa adhurimeve të veçanta, që nuk mund të kryen në asnjë vend tjetër. Por ata përfitojnë edhe të mira të kësaj bote, përmes tregtisë e mundësive që ofron udhëtimi e njohja me njerëz nga e gjithë bota. Ky është një realitet që të gjithë e shohin. - ... dhe për të madhëruar emrin e Allahut në ditë të caktuara për bagëtitë të cilat Ai ua ka dhënë (për kurban). - Kjo është mirësi edhe fetare, edhe jofetare. Njerëzit duhet të përmendin emrin e Allahut gjatë therjes së kurbaneve, në shenjë mirënjohjeje për Allahun, që ua ka dhuruar ato begati dhe i ka lehtësuar për ta. Pasi t’i therin me emrin e Allahut, atëherë të ushqehen vetë me to dhe le të ushqejnë gjithashtu të varfërit: - Hani pra prej tyre (kurbaneve) dhe ushqeni të varfrin dhe nevojtarin. - Kujdesuni dhe ndihmoni kategoritë në nevojë. Jini bamirës ndaj tyre, ashtu siç ka qenë Zoti me ju. - Pastaj le të plotësojnë ritet e tyre,... - Pasi të përfundojnë adhurimet, mund të largojnë prej vetes papastërtitë dhe kufizimet, që i kishin gjatë ihramit. - ... le t’i përmbushin premtimet e veta (ndaj Zotit)... – Të përmbushin zotimin për kryerjen e haxhit, umres dhe kurbaneve. - ... dhe le të sillen (bëjnë tauaf) rreth Shtëpisë së Lashtë. - Të bëjnë tavafin në këtë Shtëpi të Vjetër, e cila është absolutisht xhamia më e mirë. Ajo xhami është e mbrojtur nga e keqja e tiranëve. Ky është urdhër për të kryer tavafin në veçanti, pas urdhrit të përgjithshëm për të kryer adhurime. Kjo porosi e veçantë për tavafin bëhet për të treguar rëndësinë dhe vlerat e mëdha të këtij riti. Ai është riti kyç i haxhit dhe të gjitha adhurimet e tjera gjatë haxhit të çojnë drejt tij. Mbase, kjo porosi e veçantë është bërë edhe për një arsye tjetër: tavafi është ligjëruar të kryhet në çdo kohë të vitit, edhe pa qenë i lidhur me adhurimet e haxhit dhe të umres. - Ja, kështu. Kush madhëron Shenjtëritë e Allahut, kjo është më e mirë për të te Zoti i vet. – Kështu, të gjitha këto dispozita

që ju mësuam përmbajnë madhërim e respekt të shenjtërive të Allahut, i Cili dëshiron prej besimtarëve që t’i respektojnë shenjtëritë e Tij. Ky lloj nderimi i tyre të afron tek Allahu. Kush i respekton shenjtëritë dhe ligjet e Zotit, Ai do t’i japë shpërblime të mëdha dhe shumë të mira në fe e në të dyja jetët. Shenjtëri të Allahut quhen të gjitha ato adhurime që Ai ka urdhëruar të kryhen e të respektohen, si dhe ato kohë e vende ku jemi urdhëruar për kryer këto adhurime. Të tilla konsiderohen të gjitha adhurimet, si: haxhi, ihrami, kurbanet etj. T’i nderosh këto shenjtëri do të thotë t’i respektosh ato me zemër, t’i duash dhe t’i përkryesh, e jo t’i nënvlerësosh dhe as t’i bësh me përtaci e rëndesë. Më pas i Lartësuari përmend mirësinë dhe mëshirën e Tij që u lejoi njerëzve të përfitojnë nga kafshët dhe bagëtitë, si: devetë, lopët, delet etj. Ai mundësoi, gjithashtu, që nëpërmjet bërjes kurban të këtyre bagëtive, besimtarët t’i afrohen Atij. Pra, Ai u dhuroi dyfish mirësi: - Juve ju janë lejuar kafshët (për ushqim), përveç atyre që ju janë thënë (në këtë Shpallje). - Përveç atyre që do t’ju lexohen në këtë Kur'an, siç është ajeti: “Haram janë për ju: të ngordhurat, gjaku, mishi i derrit, ajo kafshë që theret jo në emrin e Allahut, ajo që është mbytur me lak në fyt, ajo që është vrarë me goditje, ajo që është rrëzuar nga lartësitë , ajo që është shpuar, ajo që është ngrënë nga egërsirat, përveç asaj që arrini ta therni, ajo që është therur për idhuj dhe që ta kërkoni fatin me short. Të gjitha këto janë gjynah (e të ndaluara nga Zoti) . Sot u dëshpëruan ata që mohuan dhe humbën çdo shpresë që t'ju largojnë prej fesë suaj. Mos i kini frikë ata, por më kini frikë vetëm Mua! Sot e përsosa fenë tuaj për ju, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj. Kush detyrohet nga uria, duke mos e tepruar dhe duke mos pasur qëllim mëkatin, Allahu është Falës Mëshirëplotë." [Maide 3]. Nuk ka dyshim se është tregues i mëshirës së gjerë të Allahut fakti që Ai ua bëri njerëzve të ndaluara këto gjëra dhe i porositi që të ruhen prej tyre. Ai dëshiron t’i pastrojë ata nga çdo ndyrësi, t’i shpëtojë nga shirku, fjalët mashtruese dhe shpifja kundër Tij, prandaj thotë: - Largohuni nga ndytësia e idhujve... – Ndyrësi (er-rixhsu) quhet çdo gjë e pështirë dhe e neveritshme. Të tillë janë idhujt e çdo gjë që ju, o idhujtarë, adhuroni përveç Allahut. Madje këto janë llojet më të pështira të ndyrësive. Ajeti na ndalon nga të gjitha llojet e poshtërsive e ndalesave dhe, ndër to, madje më të rëndësishmet, janë idhujt dhe idhujtaria. Kjo është arsyeja që Allahu e përmend ndalesën për idhujt në mënyrë të veçantë, edhe pse ajo përshihet te poshtërsitë e ndyrësitë në përgjithësi. - ... dhe largohuni nga shpifjet! - Ajeti urdhëron që t’u largohemi të gjitha fjalëve të ndyra e të ndaluara. Të gjitha ato konsiderohen si kauluz-zur - fjalë mashtruese. E tillë është edhe dëshmia e rreme. Pasi urdhëroi të largohemi nga çdo poshtërsi, ndyrësi dhe fjalët mashtruese, i

Madhëruari urdhëron që të jemi hunefa, duke thënë: - Jini të sinqertë në besimin tek Allahu,... - Hunefae lil -lahi domethënë: të sinqertë e të përkushtuar në besimin dhe adhurimin e Allahut si Një i Vetëm, duke u larguar nga adhurimi i gjithçkaje tjetër. - ... dhe mos i bëni Atij shok! - Urdhërohet për përkushtim në adhurimin e një Zoti të vetëm me sinqeritet, duke u larguar nga shirku. - Kush i bën shok Allahut, është sikur ai të ketë rënë nga qielli e ta kenë rrëmbyer shpendët (grabitqarë), ose sikur ta ketë rrëmbyer era e ta ketë hedhur në ndonjë vend të humbur. - Kush i bën shok Zotit i ngjan atij që, duke rënë nga qielli, e rrëmbejnë zogjtë menjëherë, ose e hedh furtuna shumë larg. I tillë është idhujtari. Imani është si qielli i lartë dhe i ruajtur. Kush e braktis ose e refuzon imanin është si ai që bie nga ky qiell poshtë dhe iu dorëzohet dënimeve. Atë do ta rrëmbejnë zogjtë e ta bëjnë copa copa. Ky është mohuesi dhe idhujtari, i cili e braktis dhe e refuzon imanin e pastër. Atë e rrëmbejnë shejtanët nga çdo anë dhe e copëtojnë, duke ia shkatërruar fenë dhe jetën e tij.

← Haxh 22:28