22. Haxh · Ajeti 34 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 22:25–22:37
Në fund të kaptinës Bekare është përmendur se Allahu nuk e dënon askë, nëse nuk bën I ndonjë punë të keqe, por vetëm i shkon mendja. Këtu, te Qabja njeriu dënohet vetëm nëse i shkon mendja për të keq, pse Qabja është vend i shenjtë, e shpirti i njeriut duhet të jetë i pastër, zemra e tij të jetë e pa brenga, ndjenja e tij të jetë e shëndoshë, dhe e tërë qenia duhet të jetë e drejtuar vetëm Allahut (Shih ajetin 25). Ibrahimi u urdhërua të shkojë në vendin e Qabes, ta pastrojë atë vend dhe ta ndërtojë Qaben. U urdhërua të thërrasë e të lajmërojë për vizitën që duhet bërë asaj, të vijnë njerëzit nga të gjitha I anët e botës dhe të tubohen aty për ta përmendur Allahun e duke marrë tekbir, të therrin kurbanët, e pastaj t'i heqin ihramët, të rruhen, t'i shkurtojnë thonjtë, dhe të pastrohen pas atij qëndrimi i ca ditësh në ihramë, e më në fund ta bëjnë edhe tavaf Qaben. Tavafi që bëhet pas kryerjes së të gjitha detyrave gjatë haxhit, është farz, obligim i domosdoshëm, pra është një nga pjesët përbërëse të haxhit.
Këtu shpjegohet edhe mënyra e therrjes së kurbanëve, e posaçërisht e deveve, sepse ato therren duke qenë në këmbë, e pastaj bëhet shpërndarja e mishit të kurbanëve. Theksohet se qëllimi, nijeti për therrjen e kurbanëve duhet të jetë thjeshtë vullneti i Zotit, për hir të Zotit, e duhet ditur se as mishi e as gjaki i tyre nuk shkon te Zoti, por shkon vepra e përcjellë me ndjenjë të pastër e të sinqertë për zbatimin e porosisë së Zotit.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 22:34–22:35
- “Ne i kemi caktuar çdo populli vendin e kurbaneve, që ta përmendin emrin e Allahut, që i furnizoi me kafshë. ” - Riti i kurbanit të bagëtive, duke përmendur emrin e Allahut, gjithmonë ka qenë një adhurim i ligjëruar nga Ai, gjatë gjithë kohërave dhe në të gjithë popujt. 55 Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Enesi: 1856. “Profetit të Allahut i sollën dy desh laramanë me brirë (për kurban). Ai bëri bismilah dhe tekbir dhe këmbën e tij e vuri mbi qafën e tyre (gjatë therjes).” Imam Ahmedi sjell hadithin nga Zejd Ibn Arkami, i cili rrëfen: 1857. “Unë e pyeta: “O i Dërguari i Allahut, përse bëhen këto kurbane?” Ai tha: “Kjo është tradita e atit tuaj, Ibrahimit.” - “Çfarë shpërblimi kemi ne për to?” - “Për çdo qime të tyre keni nga një sevap.” - “Po gëzofi i tyre? - “Për çdo qime nga gëzofi i tyre keni nga një sevap.” [Ibn Maxhe]. 56 - “Zoti juaj është një Zot i Vetëm (që meriton të adhurohet) ...” - Allahu është një i vetëm e i pashoq në meritën e adhurimit, edhe pse ligjet e Sheriatit që Ai ka vendosur ndër popuj mund të jenë të ndryshme dhe kanë zëvendësuar njëra-tjetrën gjatë historisë, profet pas profeti, sipas dobisë e nevojës së njerëzve. Në thelb, të gjithë profetët kanë ftuar në adhurimin e një Zoti të vetëm e pa ortak, përmes zbatimit të atyre ligjeve të zbritura prej Tij , me korrektësi e sinqeritet, siç thotë i Lavdëruari: “Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Meje, prandaj vetëm Mua më adhuroni!” [Enbija 25]. - “... ndaj vetëm Atij dorëzojuni! ” - Dorëzohuni me sinqeritet të plotë në zbatimin e fesë dhe ligjit të Tij, duke e adhuruar përmes bindjes e nënshtrimit, sipas rregullave e porosive të Tij!
- “Dhe përgëzoji të bindurit! ” - El muħbitin - shpjegon Muxhahidi - janë të bindurit ndaj urdhëresave e porosive të Zotit. Ndërsa Dahaku dhe Katade thonë se janë modestët, të thjeshtët, të përulurit. Ndërsa Suddiju thotë: “Ata janë të mbushurit me frikëres - pekt për Zotin, me druajtje para madhështi - së së Tij”. Por shpjegimi më i mirë në lidhje me muħbitin-ët vjen më pas, kur Allahu i Madhëruar numëron cilësitë e tyre: - “Ata, të cilët, kur përmendet Allahu, u frikësohen zemrat ...” - Zemrat e tyre i druhen madhështisë së Allahut. - “... që janë të durueshëm kur i gjen ndonjë e keqe ...” - Janë të durueshëm kur sprovohen në këtë jetë. - “... që e falin namazin rregullisht ...” - Ata e përkryejnë namazin, duke e falur rregullisht, duke përmbushur në formën më të mirë çdo fjalë e vepër të tij dhe duke e falur në kohën e vet atë. Ata janë të kujdesshëm në për-mbushjen e çdo detyre të caktuar nga Zoti i tyre. - “... dhe japin nga ajo që u kemi dhënë Ne.” - Nga pasuria e pastër, që u ka mundësuar Zoti, ata shpenzojnë në rrugët e hajrit, për familjen e të afërmit e tyre, për të varfërit e nevojtarët. Ata janë bamirës ndaj krijesave të Zotit, por duke iu përmbajtur rregullave e kufijve të Zotit, ashtu si Ai është i kënaqur e i ka mësuar. Këto janë cilësitë e muħbitin-ëve, - Allahu na bëftë prej tyre!
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 22:34–22:35
- Ne i kemi caktuar çdo populli vendin e kurbaneve, që ta përmendin emrin e
Allahut, që i furnizoi me kafshë. - Për të gjithë popujt e shkuar kemi bërë një vend adhurimi e kurbanesh, prandaj nxitoni dhe garoni në punë të mira! Allahu i Madhëruar i bëri këto vende adhurimi, me qëllim që besimtarët ta kujtojnë dhe ta adhurojnë Atë, si edhe që t’i shprehin Atij mirënjohjen. Ato u bënë që njerëzit të kujtojnë Zotin dhe që të nxisin tek ata mirënjohjen për Atë. Kjo është arsyeja që, duke përmendur urtësinë e caktimit të këtyre vendadhurimeve, Zoti thotë: - Zoti juaj është një Zot i Vetëm (që meriton të adhurohet) ,... - Megjithëse ligjet ndryshojnë, thelbi i mesazhit të të gjitha shpalljeve ka qenë: “Zoti juaj është një Zot i Vetëm (që meriton të adhurohet)” Askush nuk e ka thyer këtë themel të pandryshueshëm. Allahu është i vetmi i adhuruar me meritë. Të gjitha adhurimet i duhen përkushtuar vetëm Allahut e askujt tjetër. Duhet hequr dorë nga çdo lloj idhujtarie, prandaj Allahu i Madhëruar thotë: - ... ndaj vetëm Atij dorëzojuni! - Vetëm Atij nënshtrojuni dhe vetëm Atij dorëzojuni, dhe askujt tjetër! Vetëm duke iu dorëzuar Atij, për të jetuar sipas Islamit, njeriu ka gjetur rrugën drejt vendit të paqes. Ata që e bëjnë këtë meritojnë përgëzimet dhe lajmin e mirë nga Zoti: - Dhe përgëzoji të bindurit! - Përgëzoji "të bindurit" me të gjithë të mirat në të dyja jetët. El muhbit quhet ai që i është nënshtruar Zotit të tij, që i është dorëzuar urdhrave të Tij dhe është modest dhe i dashur me njerëzit dhe robërit e Zotit. - Ata, të cilët, kur përmendet Allahu, u frikësohen zemrat,... - Kjo ndodh nga frikërespekti dhe madhërimi për Zotin e tyre. Pikërisht për këtë shkak, ata i kanë lënë haramet. E si mund të thyejnë urdhrin e Zotit të tyre dhe të bëjnë atë që Ai e ka ndaluar, kur ata janë të frikësuar dhe plot respekt e madhërim për Zotin e tyre?! Ata e njohin mirë Atë dhe, për këtë shkak, vetëm Atij i frikësohen dhe askujt tjetër. - ... që janë durimtarë kur i gjen ndonjë e keqe, - Vuajtjet, dhimbjet dhe telashet nuk mund t’i përkulin këta besimtarë të vendosur. Me çfarëdo lloj dhimbjeje e fatkeqësie që të përballen këta durimtarë, ata nuk përulen dhe nuk shprehin asnjë lloj pakënaqësie apo rebelimi kundër Zotit të tyre. Ata tregohen durimtarë me qëllimin e vetëm, që të kënaqin Allahun e Madhëruar dhe të arrijnë shpërblimin e tij bujar dhe mirësitë e Tij të pashembullta. - që e falin namazin rregullisht... - Këta e përkryejnë namazin, duke e kompletuar atë me të gjitha shtyllat, detyrat dhe veprimet e pëlqyeshme. Ata e falin namazin duke adhuruar Zotin me të gjitha veprimet e fjalët e këtij riti, qofshin ato të jashtme apo të brendshme. - ... dhe japin (për hir të Zotit) nga ajo që u kemi dhënë Ne. - Kjo përfshin të gjitha llojet e shpenzimeve, si të detyrueshmet, ashtu edhe ato të pëlqyeshmet. Ndër shpenzimet e detyrueshme mund të përmendim zekatin, kompensimet pasurore të detyrueshme nga Sheriati, shpenzimet e detyrueshme për gratë fëmijët, të afërmit, vartësit, robërit, shërbëtorët etj. Ndër shpenzimet e pëlqyeshme mund të përmendim të gjitha llojet e sadakave. Vëreni me kujdes! Në ajet thuhet: “ min ma rezeknahu” – “nga ajo që u kemi dhënë”, pra, një pjesë të saj. Nga kjo kuptojmë se sa të thjeshta janë porositë dhe detyrat që na ka caktuar Zoti. Këto shpenzime janë veçse një pjesë e vogël e pasurisë që na ka dhënë Zoti. Pastaj, në fund të fundit, po ta shohim me kujdes, të gjitha mirësitë dhe pasuritë që ne zotërojmë, në fakt, janë dhuratë e Allahut e jo merita jonë, sepse Allahu thotë: “japin nga ajo që u kemi dhënë Ne.” Nëse nuk do të na i dhuronte dhe mundësonte Allahu, ne nuk do t’i kishim aspak këto të mira. Atëherë, o ti njeri, që Zoti të ka dhuruar shumë mirësi e pasuri, jep prej tyre, për hir të Zotit! Jep, që Allahu të të japë edhe më shumë nga mirësia dhe bujaria e Tij!