22. Haxh · Ajeti 37

سورة الحج
Përkthimi Sherif Ahmeti
37

لَن يَنَالَ ٱللَّهَ لُحُومُهَا وَلَا دِمَآؤُهَا وَلَٰكِن يَنَالُهُ ٱلتَّقۡوَىٰ مِنكُمۡۚ كَذَٰلِكَ سَخَّرَهَا لَكُمۡ لِتُكَبِّرُواْ ٱللَّهَ عَلَىٰ مَا هَدَىٰكُمۡۗ وَبَشِّرِ ٱلۡمُحۡسِنِينَ

Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni All-llahun për udhëzimet që ua bëri. Bamirësve merru myzhde.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në fund të kaptinës Bekare është përmendur, se Allahu nuk e dënon askënd, nëse nuk bën ndonjë punë të keqe, por vetëm i shkon mendja. Këtu në Qabe njeriu dënohet vetëm nëse i shkon mendja për të keq, pse Qabja është vend i shenjtë, e shpirti i njeriut duhet të jetë i pastër, zemra e tij të jetë e pa brenga, ndjenja e tij të jetë e shëndoshë, dhe e tërë qenia duhet të jetë e drejtuar vetëm nga Allahu (Shih ajetin 25). Ibrahimi u urdhërua të shkojë në vendin e Qabes, ta pastrojë atë vend dhe ta ndërtojë Qaben. U urdhërua të thërrasë e të lajmërojë për vizitën që duhet t’i bëjmë asaj, të vijnë njerëzit nga të gjitha anët e botës dhe të tubohen aty për ta përmendur Allahun, e duke marrë tekbir, të therin kurbanët, e pastaj t’i heqin ihramët, të rruhen, t’i shkurtojnë thonjtë, dhe të pastrohen pas atij qëndrimi ca ditësh në ihramë, e më në fund ta bëjnë edhe tavaf Qaben. Tavafi që bëhet pas kryerjes së të gjitha detyrave gjatë haxhit, është farz, obligim i domosdoshëm, pra është një nga pjesët përbërëse të haxhit. Këtu shpjegohet edhe mënyra e therjes së kurbanëve, e posaçërisht e deveve, sepse ato theren duke qenë në këmbë, e pastaj bëhet shpërndarja e mishit të kurbanëve. Theksohet se qëllimi, nijeti për therjen e kurbanëve duhet të jetë thjesht vullneti i Zotit, për hir të Zotit, e duhet ditur se as mishi e as gjaku i tyre nuk shkon te Zoti, por shkon vepra e përcjellë me ndjenjë të pastër e të sinqertë për zbatimin e porosisë së Zotit.