Ja ‘ejjuha en-nasu ‘in kuntum fi rejbin minel-ba’thi fe’inna haleknakum min turabin thumme min nutfetin thumme min ‘alekatin thumme min mudgatin muhallekatin we gajri muhallekatin linubejjine lekum we nukirru fil-’erhami ma nesha’u ‘ila ‘exhelin musemmen thumme nuhrixhukum tiflæn thumme liteblugu ‘eshuddekum we minkum men juteweffa we minkum men jureddu ‘ila ‘erdhelil-’umuri likejla ja’leme min ba’di ‘ilmin shej’æn we teral-’erde hamideten fe’idha ‘enzelna ‘alejhal-ma’e ehtezzet we rebet we ‘enbetet min kulli zewxhin behixhin
O ju njerëz, nëse dyshoni për ringjalljen, atëherë (mendoni krijimin tuaj që) Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatë mishi, që është krijesë e formuluar ose e paformuluar, në mënyrë që t'ju sqarojmë. Ndërsa atë që e dëshirojmë Ne, e përqëndrojmë në mitër deri në një afat të caktuar, e mandej u nxjerrim foshnje dhe ashtu të arrini pjekurinë tuaj. Ka që dikush prej jush vdes herët, e dikush të jetojë deri në pleqëri të thellë, në mënyrë që të mos dijë asgjë nga dija që ka pasur. E ti e sheh tokën e tharë - të vdekur, e kur Ne ia lëshojmë asaj ujin ajo gjallërohet, shtohet dhe nga të gjitha llojet rritë bimë të këndshme.
We mine en-nasi men juxhadilu fi Ellahi bigajri ‘ilmin we la huden we la kitabin munirin
E ka ndonjë prej njerëzve që bën polemikë rreth çështjes së All-llahut, duke mos pasur kurrfarë dije, kurrfarë udhëzimi dhe kurrfarë libri të besueshëm.
Thanije ‘itfihi lijudille ‘an sebili Ellahi lehu fi ed-dunja hizjun we nudhikuhu jewmel-kijameti ‘adhabel-heriki
Ai që shtrembëron qafën (në shenjë mendjemadhësie), e përpiqet t'i humbë njerëzit nga rruga e All-llahut. Atij do t'i takojë poshtërimi në këtë jetë, ndërsa në ditën e kijametit atij do t'ia veshim dënimin e djegies (të zjarrit).
Dhalike bima kaddemet jedake we ‘ennel-lahe lejse bidhellamin lil’abidi
Këtë, për shkak të asaj që bënë duart tua, ndërsa All-llahu nuk është zullumqar ndaj robërve.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Thirrja në fillim të kaptinës iu drejtohet të gjithë njerëzve, që t’iu përmbahen urdhrave të Zotit e të largohen prej gjërave të ndaluara, sepse prapa kanë tmerrin e Ditës së Kijametit, kur nëna harron foshnjën që e ka për gjiri, dhe që e ka më të dashurin në botë, shtatzëna barrën e hedh para kohe prej frikës, kurse njerëzit duken sikur të ishin të dehur prej momentit të llahtarshëm. Gjithnjë ka pasur njerëz, që nga mendja e vet kanë trilluar shpifje ndaj Zotit dhe kanë ndjekur rrugën e djallit, i cili e ka për detyrë ta humbë dhe ta orientojë për xhehenem atë që i bashkohet dhe vepron sipas mësimeve të tij. Njerëzit duhet ta vështrojnë fuqinë e Zotit në krijimin e njeriut të parë prej dheu, madje në krijimin e njerëzve të tjerë fazë pas faze, duke filluar prej një pike uji e me radhë, pastaj përsosjen e krijimit të disave në bark të nënës dhe mospërsosjen e të tjerëve, të cilët dështojnë e nuk linden të shëndoshë. Kurse ata që linden, disa vdesin herët e të tjerët jetojnë gjatë deri në pleqëri të thellë. Toka që duket e vdekur nga të thatit, kur t’i bjerë shiu ngjallet e zbukurohet. Këtë e bën Allahu, që ka mundësi të ringjallë edhe të të vdekurit pas Kijametit, për të cilin s’ka dyshim se do të ndodhë. Disa arrogantë e të prishur lakojnë qafën, i ikin të vërtetës, duke mos pasur kurrfarë dije e argumenti, por me qëllim që të bëjnë shokë për rrugën e shëmtuar. Të tillët Zoti i poshtëron edhe në këtë jetë, kurse në jetën tjetër ata do t’i dënojë me zjarr, sepse e fituan atë vetë, sepse Zoti nuk ua imponoi. atyre që ishin jehudi, sabejë, të krishterë, zjarrputistë, idhujtarë. Allahu është Dëshmitar i çdo gjëje.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.