← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

22. Haxh · Ajeti 47 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 22:38–22:55

Në shtatëdhjetë e më tepër ajete Zoti ua ndaloi myslimanëve të luftojnë, e Pejgamberit i vinin sahabët të rrahur të lënduar të torturuar, kurse ai u thoshte të kenë durim se Allahu ende nuk më ka dhënë leje të ajet është i pari që lejon myslimanët të luftojnë dhe ta mbrojnë veten, ta mbrojnë lirinë e secilit në besim, luftoj. Ky duke i mbrojtur tempujt si manastiret, kishat e krishtera, faltoret e jehudive e edhe xhamitë, në të cilat mësohet adhurim i vërtetë ndaj Zotit.: Lejimi i myslimanëve që ta përdorin forcën e vet ushtarake e luftarake, ishte i drejtë, jo vetëm pse ata ishin përzënë nga vendi i tyre, por edhe pse idhujtarët orvateshin të dominonin mbi të gjithë popujt e tjerë dhe donin t'i shkatërronin të gjitha faltoret.

Ndihma e Zotit gjithnjë është me ata që ndihmojnë rrugën e drejtë, që zbatojnë obligimet ndaj Zotit, ndaj njëri-tjetrit, që këshillojnë mbarë dhe qortojnë punët e këqia. Të tillë ishin muhaxhirinët dhe ensarët medinas.

Muhammedit i thuhej të mos brengosej pse idhujtarët mekas e quanin rrenacak, sepse ky nuk ishte pejgamber i parë që fyhej prej armiqve, ishin fyer edhe ata që kishin qenë para tij si Nuhu, Hudi, Salihu, Ibrahimi, Luti, Shuajbi, e edhe Musai me sa e sa mrekulli shumë bindëse. Allahu shkatërroi shumë popuj që ishin më parë, nëse do Ai do t'i shkatërrojë edhe idhujtarët, por Ai nuk ngutet, sepse është aq i butë sa që njëmijë vjet sipas llogaritjes së njerëzve, te ai janë sa një vit, madje edhe e ardhmja e të gjithëve është te Ai, prandaj idhujtarët do të duhej ta dinin se shtyrja e dënimit të tyre nuk do të thotë se ata do t'i shpëtojnë dënimit.

Shejtani shumë herë është përpjekur t'i ngacmojë pejgamberët me ndonjë dëshirë në këtë jetë, e t'i shmangë sado pak ata nga detyra e tyre, por Zoti ka asgjësuar nxitjen e shejtanit dhe ka fuqizuar shpalljen me të cilën i ka dërguar.

Ka mendime se me këtë ajet qëllimi është: dëshirën e pejgamberit që t'i udhëzojë njerëzit në i rrugën e drejtë dhe në besim e t'i largojë nga shejtani i cili duke u kundërvënë me ngacmimet e tij ua hijeshon njerëzve kundërshtimin ndaj pejgamberit dhe mosbesimin.

Shejtani është përpjekur t'ia ngatërrojë pejgamberit leximin e shpalljes, ashtu që atij t'i shpëtojë ndonjë thënie e të futet ndonjë e shejtanit për t'u përzier edhe ajo me shpalljen e Zotit, mirëpo, Zoti mënjanoi atë nxitje të shejtanit dhe mbrojti e fuqizoi shpalljen e vet origjinale.

Rrëfimi i një rasti për pejgamberin tonë, kinse ai ka ngatërrur diç në kaptinën "En Nexhmi", për fjalën "Garanik..", është e pabazë, është shpifje dhe trillim.

. Me ditën e pafrytshme, mendohet në ditën e kijametit pas së cilës më nuk lind ditë tjetër.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 22:47–22:48

Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij të dashur: - “Megjithatë ata kërkojnë prej teje t’ua përshpejtosh d ënimin!” - Ata mohues, të cilët padrejtësisht të quajnë mashtrues, të sfidojnë duke të kërkuar që t’u përshpejto - het ndëshkimi, për të treguar mosbesimin e tyre në mesazhet e tua. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Kujto si thanë ata: “O Allah! Nëse ky (Kuran) është vërtet prej Teje, lësho mbi ne rrebesh gurësh nga qielli, ose na jep ndonjë Dënim të rëndë!”.” [Enfal 32]. Ose: “Dhe ata (jobesimtarët) thanë: “O Zoti ynë! Përshpejtoje pjesën tonë (të dënimit) përpara Ditës së Gjykimit!”” [Sad 16]. - “... por Allahu nuk e thyen premtimin e Vet.” - Këta janë mohuesit e profetëve dhe të shpalljeve të Zotit. Ata hedhin të tilla fjalë, që tregojnë mosbesimin e tyre, ndërkohë që Allahu i Lartësuar nuk e shkel kurrë premti -min. Ky është një kërcënim i frikshëm drejtuar kryeneçëve. Le ta dinë se atë që Ai e ka premtuar për Kijametin, për ndëshkimin e armiqve të së vërtetës e të besimta-rëve, poshtërimin e kundërshtuesve e mohu -esve të profetëve e të shpalljeve, por edhe për nderimin e shpërblimin e të dashurve të Tij, besimtarëve të përulur, të gjitha do të ndodhin patjetër. - “Një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet sipas llogaritjes tuaj. ” - Kuptimi është që Allahu i Lartësuar nuk nxitohet në atë që vendos dhe vepron. Pa dyshim që 1000 vjet të kaluara te krijesat është si një ditë e vetme tek Zoti. Kohëzgjatja nuk ndryshon asgjë në lidhje me pashmangshmërinë e gjykimit dhe asaj që ai ka vendosur të bëjë me ta. Allahu është i Gjithëditur dhe i plotpushtetshëm për t’i ndëshkuar ata, prandaj askush nuk mund t’i shpëtojë gjykimit dhe ndëshkimit të Tij, askush nuk mund t’i fshihet e shmanget asaj që Zoti ka

vendosur, edhe nëse afatizohet dhe i shtyhet llogaria e ndëshkimi për një kohë të gjatë. - “Sa e sa popuj që ishin në rrugë të ga - buar! Unë ua pata shtyrë dënimin për një kohë, por në fund unë i dënova ato. Tek Unë është përfundimi. ” - Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: 1875. “Muslimanët fukarenj do të hynë në Xhenet gjysëm dite përpara të pasurve, pra, 500 vjet përpara.” Ibn Ebu Hatimi sjell shpjegimin nga Ibn Abasi: “Një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet sipas llogaritjes tuaj”, domethënë që një ditë tek Zoti është e gjatë sa një prej ditëve kur i Madhëruari krijoi qiejt dhe Tokën.”

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 22:47–22:51

- Megjithatë ata kërkojnë prej teje t’ua përshpejtosh Dënimin! Por Allahu nuk e thyen premtimin e Vet. - Këta mohues të së vërtetës të kërkojnë ngutjen e ndëshkimit, a thua sikur sfidojnë Zotin dhe shprehin haptas mohimin e profetëve. Por harrojnë këta të mjerë se Allahu i Madhëruar nuk e thyen premtimin e Tij. Nëse Zoti ka kërcënuar se do të ndodhë diçka, asgjë nuk mund ta pengojë atë. Ndëshkimit të Zotit nuk mund t’i shmanget e shpëtojë askush. Ndërsa përshpejtimi i ndëshkimit nuk është në dorën tënde, o Muhamed! Këto tone sfiduese të përdorura nga mohuesit nuk duhet të të shqetësojnë dhe ndikojnë tek ti. Para atyre të mjerëve është Kijameti, kur do të tubohen të parët dhe të fundit dhe të gjithë do të shpërblehen për veprat e tyre. Mbi ata të mjerë do të bjerë ndëshkimi i dhembshëm dhe i përjetshëm. - Një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet sipas llogaritjes tuaj. - Kështu do të duket ajo ditë, nga dhimbjet e mëdha që do të përjetojnë të ndëshkuarit gjatë saj. Vonohet ose jo dënimi i tyre në këtë jetë, kjo nuk ka shumë rëndësi, por Ditës së Gjykimit nuk kanë për t’i shpëtuar dhe shmangur kurrë. Ky është njëri nga kuptimet e ajetit. Ka mundësi, gjithashtu, që kuptimi i ajetit të jetë se Allahu i Madhëruar është El Halim - i Mëshirshëm, që nuk nxitohet të ndëshkojë, edhe pse është i Plotfuqishëm, edhe pse ata e kërkojnë përshpejtimin e ndëshkimit. Një ditë tek Zoti është si 1000 vjet, ashtu i si llogarisni ju. Edhe pse ju duket larg dënimi i Tij, dijeni se Allahu - edhe pse mund të të afatizojë për një kohë të gjatë - Ai kurrë nuk ka për t’i lënë në harresë e braktisë krijesat e Tij. Por kur dënimi i Tij godet mbi zullumqarët, ata nuk mund t’i shpëtojnë. - Sa e sa popuj që ishin në rrugë të gabuar, Unë ua pata shtyrë dënimin për një kohë. - Edhe pse shumë popuj e teprojnë me poshtërsi e gjynahe, Allahu i Madhëruar nuk nxitohet në ndëshkimin e tyre, pa u lënë një afat. Por kur ata përmbushin afatin e tyre, Zoti i ndëshkon ashtu si e meritojnë. - Por, në fund unë i dënova ato. Tek Unë është përfundimi (i të gjithëve). - Me gjithë ndëshkimin e tyre në këtë jetë, ata përsëri nuk do t’i shpëtojnë ndëshkimit të ahiretit. Tek Allahu do të kthehen të gjithë dhe Allahu do t’u japë atë që meritojnë. Prandaj le të marin mësim këta keqbërës, se edhe ata do t’i përfshijë ndëshkimi i Zotit. Gjithashtu, të mos mashtrohen nga afati që u lë Zoti i Gjithëmëshirshëm. - Thuaj: “O ju njerëz! Unë jam veçse një paralajmërues i qartë.”. - Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e tij që t’i drejtohet të gjithë botës dhe t’i thotë se Ai është Profet besnik i Allahut dhe t’i përgëzojë besimtarët me shpërblime të mëdha nga Ai. Ai e urdhëron, gjithashtu, që të paralajmërojë edhe mohuesit dhe keqbërësit që të ruhen nga ndëshkimi i Tij. Allahu e përshkruan profetin e Tij si “mubin” - i qartë. Ai është një profet që i ka të qarta paralajmërimet. Pra, ai jo vetëm ju paralajmëron dhe frikëson, por jua sqaron plotësisht ato vepra e fjalë nga të cilat duhet të ruheni dhe jua tregon qartësisht rrugën e shpëtimit. Gjithashtu, ai sjell argumente të qarta e të dukshme për vërtetësinë e paralajmërimeve të tij. Në vijim, Allahu i Madhëruar sjell hollësitë e këtyre përgëzimeve e paralajmërimeve, duke thënë: - Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, do të kenë falje dhe rizk të begatshëm. – Ata, së pari, besojnë me zemër, me korrektësi e sinqeritet. Së dyti, ata bëjnë vepra të mira. Ata veprojnë sipas besimit të sinqertë, me qëllimin që të kënaqin Zotin dhe ashtu si i mëson Ai. Këta kanë një premtim të mirë: se do të jenë në Xhenetin e mirësive. Atje do të kënaqen e gëzohen me mirësi të shumta: ushqime e pije të këndshme, marrëdhënie të mrekullueshme dhe pamje të bukura, si dhe zëra të papërshkrueshëm. Por mbi të gjitha, atje do të lumturohen duke parë Zotin Bujar dhe duke dëgjuar Fjalën e Tij.

- Ndërsa, ata që u përpoqën t’i hedhin poshtë Argumentet Tona, do të jenë banorë të Zjarrit të madh. - Ndërsa ata që mohojnë e tregohen mosmirënjohës ndaj mirësive të Zotit, duke refuzuar të besojnë profetët dhe shpalljet e Tij, ata do të jenë përgjithmonë banorë të Xhehenemit dhe kurrë nuk do të dalin nga ai. Atyre nuk do t’u lehtësohet dënimi dhe as do të gjejnë ndonjë çast qetësie prej tij.

← Haxh 22:47