22. Haxh · Ajeti 78

سورة الحج
Përkthimi Sherif Ahmeti
78

وَجَٰهِدُواْ فِي ٱللَّهِ حَقَّ جِهَادِهِۦۚ هُوَ ٱجۡتَبَىٰكُمۡ وَمَا جَعَلَ عَلَيۡكُمۡ فِي ٱلدِّينِ مِنۡ حَرَجٖۚ مِّلَّةَ أَبِيكُمۡ إِبۡرَٰهِيمَۚ هُوَ سَمَّىٰكُمُ ٱلۡمُسۡلِمِينَ مِن قَبۡلُ وَفِي هَٰذَا لِيَكُونَ ٱلرَّسُولُ شَهِيدًا عَلَيۡكُمۡ وَتَكُونُواْ شُهَدَآءَ عَلَى ٱلنَّاسِۚ فَأَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُواْ ٱلزَّكَوٰةَ وَٱعۡتَصِمُواْ بِٱللَّهِ هُوَ مَوۡلَىٰكُمۡۖ فَنِعۡمَ ٱلۡمَوۡلَىٰ وَنِعۡمَ ٱلنَّصِيرُ

Luftoni me një luftë të denjë për hir të All-llahut, se Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e Tij) dhe nuk ju obligoi në fé me ndonjë vështirësi, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe më parë, e edhe ky (Kur'an) ju quajti myslimanë, e për të qenë i dërguari dëshmitar juaji dhe për të qenë ju dëshmitarë ndaj njerëzve, pra falni rregullisht namazin, jepni zeqatin, përmbahuni me All-llahun se Ai është ndihmëtari juaj. Sa mrojtës i mirë dhe sa ndihmëtarë i madh që është.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Allahu di me hollësi për çdo send e qenie që ekziston, di edhe për kundërthëniet e idhujtarëve, sepse çdo gjë është e shënuar në Librin (në Levhi Mahfudh), pra gjykimi në Ditën e Kijametit është shumë i lehtë për Zotin. Duke mos pasur kurrfarë faktesh, e as kurrfarë njohurish, ata po adhuronin idhuj dhe aq shumë ishin dhënë pas tyre, saqë kur iu lexoheshin ajetet e Kuranit, atyre u bëheshin fytyrat e tyre të vrazhda nga mllefi dhe orvateshin t’u vërsuleshin atyre që lexonin. Ata do t’i gjejë dënimi më i madh, do t’i kapë zjarri e aty do të mbesin. Sikur t’i bashkojnë fuqitë të gjithë zotat e tyre, nuk do të mund të krijonin asnjë mizë, që është më e dobëta, më e pavlera, më e mërzitshmja dhe që është më e përhapura në numër. E si mund të konsiderohen ata zota!? Ata nuk janë duke njohur si duhet Allahun, prandaj bëjnë krahasime të tilla, duke mos qenë asgjë kundruall Fuqiplotit. Allahu ka caktuar nga engjëjt të dërguar që ua sjellin pejgamberëve shpalljen, ka caktuar edhe prej njerëzve të dërguar, që t’ua përcjellin shpalljen e Zotit njerëzve. Këtë duhet ta kemi të qartë, e besimtarët duhet t’iu përmbahen udhëzimeve të Zotit, ta adhurojnë vetëm Atë, të bëjnë vetëm vepra të mira, ta ndihmojnë dhe ta mbrojnë fenë që e shpalli Zoti, fenë që e pati edhe Ibrahimi, sepse besimtarët janë të përcaktuar për këtë detyrë, prandaj edhe në shpalljet e para e edhe në Kuran janë quajtur muslimanë, dhe si të tillë do të jenë dëshmitarë ndaj popujve të tjerë në Ditën e Kijametit, sikurse edhe Pejgamberi do të jetë dëshmitar për ymetin e vet, prandaj duhet t’i mbështetemi vetëm Zotit, pse nuk ka ndihmës, as mbrojtës si Madhëria e Tij. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës “El Haxhxh”. Falënderuar qoftë Allahu! e njëkohësisht bëhet edhe më i fortë ndaj sulmeve të idhujtarëve mekas. Theksohet edhe çasti i trishtueshëm afër vdekjes kur pasi të kuptojnë jobesimtarët gjendjen e tyre të mjerueshme do të dëshirojnë të kthehen në jetën e kësaj bote edhe një herë, të besojnë dhe të bëjnë vepra të mira, por pendimi i tyre në atë moment është i kotë. Flitet edhe për ndarjen e njerëzve në Ditën e Kijametit në dy grupe: të lumtur dhe fatkeq, për shkëputjen e çdo lidhjeje familjare e fisnore, e më në fund jepet edhe dialogu mes Sunduesit Suprem dhe xhehenemlinjve. Kjo kaptinë e ka marrë emrin “Suretul-Mu’minun” kaptina e besimtarëve për të përkujtuar përjetimin ndaj shpërblimit, që ua premtoi Zoti Mëshirues, për xhenetin “Firdevs”.