23. Muminun · ajete 10–12

سورة المؤمنون
10

أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡوَٰرِثُونَ

‘Ula’ike humul-warithune

Të tillët janë mu ata trashëgimtarët,

11

ٱلَّذِينَ يَرِثُونَ ٱلۡفِرۡدَوۡسَ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ

el-Ledhine jerithunel-firdewse hum fiha halidune

të cilët e trashëgojnë Firdevsin dhe aty ata janë përgjithmonë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në këto ajete përshkruhen gjashtë cilësitë e besimtarëve të drejtë, të cilët e meritojnë shpërblimin me xhenetin Firdevs, që është xheneti më i dalluar. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kur kërkoni prej Allahut, kërkoni xhenetin Firdevs, se ai është më i larti, është mesi i xheneteve nga i cili burojnë lumenjtë e xheneteve” (Muslimi). Cilësitë e përshkruara janë: sinqeriteti dhe përulja gjatë faljes së namazit; largimi nga çdo fjalë a vepër e kotë e padobishme; pastrimi i pasurisë duke dhënë me rregull
12

وَلَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ مِن سُلَٰلَةٖ مِّن طِينٖ

We lekad haleknal-’insane min sulaletin min tinin

Për All-llahun, Ne e krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte.