23. Muminun · ajete 2–8

سورة المؤمنون
2

ٱلَّذِينَ هُمۡ فِي صَلَاتِهِمۡ خَٰشِعُونَ

el-Ledhine hum fi selatihim hashi’une

ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit,

3

وَٱلَّذِينَ هُمۡ عَنِ ٱللَّغۡوِ مُعۡرِضُونَ

Wel-ledhine hum ‘anil-legwi mu’ridune

ata të cilët i shmangen të kotës (fjalë a punë),

4

وَٱلَّذِينَ هُمۡ لِلزَّكَوٰةِ فَٰعِلُونَ

Wel-ledhine hum lilzzekæti fa’ilune

dhe ata të cilët rregullisht e japin zeqatin,

5

وَٱلَّذِينَ هُمۡ لِفُرُوجِهِمۡ حَٰفِظُونَ

Wel-ledhine hum lifuruxhihim hafidhune

dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime),

6

إِلَّا عَلَىٰٓ أَزۡوَٰجِهِمۡ أَوۡ مَا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُهُمۡ فَإِنَّهُمۡ غَيۡرُ مَلُومِينَ

‘Illa ‘ala ‘ezwaxhihim ‘w ma meleket ‘ejmanuhum fe’innehum gajru melumine

me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar,

7

فَمَنِ ٱبۡتَغَىٰ وَرَآءَ ذَٰلِكَ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡعَادُونَ

Femeni ebtega wera’e dhalike fe’ula’ike humul-’adune

e kush kërkon përtej tyre (dëfrim nga të ndaluarat), të tillët janë ata që kanë shkelë normat e caktuara,

8

وَٱلَّذِينَ هُمۡ لِأَمَٰنَٰتِهِمۡ وَعَهۡدِهِمۡ رَٰعُونَ

Wel-ledhine hum li’manatihim we ‘ahdihim ra’une

dhe ata të cilët me kujdes i ruajnë ato që u janë besuar (sende ose fjalë), e ruajnë edhe premtimin e dhënë,