23. Muminun · Ajeti 22

سورة المؤمنون
Përkthimi Sherif Ahmeti
22

وَعَلَيۡهَا وَعَلَى ٱلۡفُلۡكِ تُحۡمَلُونَ

Dhe mbi to e mbi anije bartni (hipni).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pas përshkrimit të cilësive të besimtarëve kjo pjesë i bën një vështrim fuqisë kri - juese të Zotit. Përmenden nëntë etapa nëpër të cilat kalon njeriu dhe përfundon me ringjalljen. Origjina e njeriut të parë ishte prej balte, e për njerëzit e tjerë ajo zëvendësohet me një pikë uji dhe kështu vazhdon krijimi i tyre. Përmenden shtatë palë të larta, që ne i quajmë qiej, e gjenden mbi ju, megjithëse kur u krijuan ato ne ende nuk ishim krijuar. Më pas, përmenden të mirat që vijnë pas shiut, edhe dobitë që kemi prej kafshëve prej të cilave përfitojmë qumështin, leshin, mishin, e edhe transportin e tyre. Të gjitha këto do të duhej t’i shërbenin njeriut si argument për respekt dhe falënderim ndaj Krijuesit Fuqiplotë, që ta meritojë shpërblimin e madh në jetën e amshueshme. I duhet vënë veshin thënies: Ne nuk jemi të pakujdesshëm ndaj asaj që krijuam. E dihet se mbikëqyrja, kujdesi i Zotit ndaj çdo sendi e krijese, nuk përfundon me krijimin e tij, po kjo mbikëqyrje e ky kujdes janë të përhershme; Ai gjithnjë dhe në çdo çast udhëheq dhe orienton krijesat e veta, nuk i krijoi e pastaj t’i lërë pa mbikëqyrje të përhershme.