23. Muminun · ajete 27–32

سورة المؤمنون
27

فَأَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡهِ أَنِ ٱصۡنَعِ ٱلۡفُلۡكَ بِأَعۡيُنِنَا وَوَحۡيِنَا فَإِذَا جَآءَ أَمۡرُنَا وَفَارَ ٱلتَّنُّورُ فَٱسۡلُكۡ فِيهَا مِن كُلّٖ زَوۡجَيۡنِ ٱثۡنَيۡنِ وَأَهۡلَكَ إِلَّا مَن سَبَقَ عَلَيۡهِ ٱلۡقَوۡلُ مِنۡهُمۡۖ وَلَا تُخَٰطِبۡنِي فِي ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓاْ إِنَّهُم مُّغۡرَقُونَ

Fe’ewhejna ‘ilejhi ‘eni esna’il-fulke bi’a’junina we wehjina fe’idha xha’e ‘emruna we faret-tennuru fasluk fiha min kullin zewxhejni ethnejni we ‘ehleke ‘illa men sebeka ‘alejhil-kawlu minhum we la tuhatibni fil-ledhine dhelemu ‘innehum mugrekune

E Ne i shpallëm: "Ndërto anijen nën mbikëqyrjen Tonë dhe sipas urdhrit Tonë, e kur të vijë urdhri Ynë dhe të ashpërsohet gjendja, atëherë ti ngarko në të prej secilit lloj nga një çift (palë), e edhe familjen tënde, me përjashtim të atij ndaj të cilit ka marrë fund vendimi, për të pra mos kërko (falje) prej Meje për ata që janë mëkatarë, pse ata janë të përmbytur.

28

فَإِذَا ٱسۡتَوَيۡتَ أَنتَ وَمَن مَّعَكَ عَلَى ٱلۡفُلۡكِ فَقُلِ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِي نَجَّىٰنَا مِنَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلظَّٰلِمِينَ

Fe’idha estewejte ‘ente we men me’ake ‘alel-fulki fekulil-hemdu lillahil-ledhi nexhxhana minel-kawmi edh-dhalimine

E kur të vendosesh ti dhe kush është me ty në anije, atëherë thuaj: "Falënderuar qoftë All-llahu, i cili na shpëtoi prej popullit të prishur!"

29

وَقُل رَّبِّ أَنزِلۡنِي مُنزَلٗا مُّبَارَكٗا وَأَنتَ خَيۡرُ ٱلۡمُنزِلِينَ

We kul rabbi ‘enzilni munzelæn mubarekæn we ‘ente hajrul-munziline

Dhe thuaj: "Zoti im, më zbarko në një vend të bekuar, e Ti je më i miri i atyre që bëjnë vendosjen!"

30

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ وَإِن كُنَّا لَمُبۡتَلِينَ

‘Inne fi dhalike le’ajatin we ‘in kunna lemubteline

Nuk ka dyshim se në këto (ngjarje të popujve) ekzistojnë fakte bindëse. Në të vërtetë Ne i vëmë në sprovë.

31

ثُمَّ أَنشَأۡنَا مِنۢ بَعۡدِهِمۡ قَرۡنًا ءَاخَرِينَ

Thumme ‘enshe’na min ba’dihim karnæn ‘aharine

Mandej pas tyre Ne sollëm popull tjetër.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Namazi që porositet është ai i sabahut dhe i akshamit, e ai në një pjesë të natës mund të jetë jacia, ndërsa adhurimi gjatë natës është namazi tehexhxhud. Me ndihmën e Zotit, mori fund përkthimi dhe komentimi i sures El Insanu, falënderoj Allahun e Madhëruar!
32

فَأَرۡسَلۡنَا فِيهِمۡ رَسُولٗا مِّنۡهُمۡ أَنِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرُهُۥٓۚ أَفَلَا تَتَّقُونَ

Fe’erselna fihim resulæn minhum ‘eni a’budu Ellahe ma lekum min ‘ilehin gajruhu ‘efela tettekune

Edhe atyre u dërguam pejgamber nga mesi i tyre (që u tha): "Adhuroni All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, a nuk frikësoheni!"