23. Muminun · ajete 28–31

سورة المؤمنون
28

فَإِذَا ٱسۡتَوَيۡتَ أَنتَ وَمَن مَّعَكَ عَلَى ٱلۡفُلۡكِ فَقُلِ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِي نَجَّىٰنَا مِنَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلظَّٰلِمِينَ

Fe’idha estewejte ‘ente we men me’ake ‘alel-fulki fekulil-hemdu lillahil-ledhi nexhxhana minel-kawmi edh-dhalimine

E kur të vendosesh ti dhe kush është me ty në anije, atëherë thuaj: "Falënderuar qoftë All-llahu, i cili na shpëtoi prej popullit të prishur!"

29

وَقُل رَّبِّ أَنزِلۡنِي مُنزَلٗا مُّبَارَكٗا وَأَنتَ خَيۡرُ ٱلۡمُنزِلِينَ

We kul rabbi ‘enzilni munzelæn mubarekæn we ‘ente hajrul-munziline

Dhe thuaj: "Zoti im, më zbarko në një vend të bekuar, e Ti je më i miri i atyre që bëjnë vendosjen!"

30

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ وَإِن كُنَّا لَمُبۡتَلِينَ

‘Inne fi dhalike le’ajatin we ‘in kunna lemubteline

Nuk ka dyshim se në këto (ngjarje të popujve) ekzistojnë fakte bindëse. Në të vërtetë Ne i vëmë në sprovë.

31

ثُمَّ أَنشَأۡنَا مِنۢ بَعۡدِهِمۡ قَرۡنًا ءَاخَرِينَ

Thumme ‘enshe’na min ba’dihim karnæn ‘aharine

Mandej pas tyre Ne sollëm popull tjetër.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Namazi që porositet është ai i sabahut dhe i akshamit, e ai në një pjesë të natës mund të jetë jacia, ndërsa adhurimi gjatë natës është namazi tehexhxhud. Me ndihmën e Zotit, mori fund përkthimi dhe komentimi i sures El Insanu, falënderoj Allahun e Madhëruar!