23. Muminun · ajete 39–45

سورة المؤمنون
39

قَالَ رَبِّ ٱنصُرۡنِي بِمَا كَذَّبُونِ

Kale rabbi ensurni bima kedhdhebuni

Ai (Hudi) tha "Zoti im, më ndihmo se ata po më përgënjeshtrojnë!"

40

قَالَ عَمَّا قَلِيلٖ لَّيُصۡبِحُنَّ نَٰدِمِينَ

Kale ‘amma kalilin lejusbihunne nadimine

E Ai (Zoti) tha: "Së shpejti do të dëshpërohen ata".

41

فَأَخَذَتۡهُمُ ٱلصَّيۡحَةُ بِٱلۡحَقِّ فَجَعَلۡنَٰهُمۡ غُثَآءٗۚ فَبُعۡدٗا لِّلۡقَوۡمِ ٱلظَّٰلِمِينَ

Fe’ehadhet/humu es-sejhetu bil-hekki fexhe’alnahum gutha’en febu’dæn lilkawmi edh-dhalimine

Atëherë me të drejtë ata i zuri ushtima (dënimi) dhe ashtu i bëmë sikur të ishin hedhurina (mbeturina). Larg qoftë prej mëshirës së Zotit populli zullumqarë.

42

ثُمَّ أَنشَأۡنَا مِنۢ بَعۡدِهِمۡ قُرُونًا ءَاخَرِينَ

Thumme ‘enshe’na min ba’dihim kurunæn ‘aharine

Mandej pas tyre Ne sollëm brezni të reja.

43

مَا تَسۡبِقُ مِنۡ أُمَّةٍ أَجَلَهَا وَمَا يَسۡتَـٔۡخِرُونَ

Ma tesbiku min ‘ummetin ‘exheleha we ma jeste’hirune

Asnjë nga popujt (e shkatërruar) nuk mundi ta shpejtojë e as ta vonojë afatin e vet të caktuar.

44

ثُمَّ أَرۡسَلۡنَا رُسُلَنَا تَتۡرَاۖ كُلَّ مَا جَآءَ أُمَّةٗ رَّسُولُهَا كَذَّبُوهُۖ فَأَتۡبَعۡنَا بَعۡضَهُم بَعۡضٗا وَجَعَلۡنَٰهُمۡ أَحَادِيثَۚ فَبُعۡدٗا لِّقَوۡمٖ لَّا يُؤۡمِنُونَ

Thumme ‘erselna rusulena tetra kulle ma xha’e ‘ummeten resuluha kedhdhebuhu fe’etba’na ba’dehum ba’dæn we xhe’alnahum ‘ehadithe febu’dæn likawmin la ju’uminune

Ne më pas i dërguam pejgamberët tanë një pas një, mirëpo çdoherë që një populli i erdhi i dërguari i vet, ata e përgënjeshtruan atë, prandaj Ne i përcollëm ata (me dënim) njërin pas tjetrit dhe i bëmë që të përmenden në tregime. I shkatërruar qoftë populli që nuk beson!

45

ثُمَّ أَرۡسَلۡنَا مُوسَىٰ وَأَخَاهُ هَٰرُونَ بِـَٔايَٰتِنَا وَسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٍ

Thumme ‘erselna musa we ‘ehahu harune bi’ajatina we sultanin mubinin

Më pas Ne dërguam Musain dhe vëllain e tij Harunin me mrekulli dhe argumentet tona të qarta,