23. Muminun · ajete 48–53

سورة المؤمنون
48

فَكَذَّبُوهُمَا فَكَانُواْ مِنَ ٱلۡمُهۡلَكِينَ

Fekedhdhebuhuma fekanu minel-muhlekine

Kështu, ata i përgënjeshruan që të dy, andaj me të drejtë i shkatërruam.

49

وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَى ٱلۡكِتَٰبَ لَعَلَّهُمۡ يَهۡتَدُونَ

We lekad ‘atejna musal-kitabe le’allehum jehtedune

Ne Musait i dhamë librin (pas shkatërrimit të faraonit) në mënyrë që ata (populli israilit) të gjejnë rrugën e drejtë.

50

وَجَعَلۡنَا ٱبۡنَ مَرۡيَمَ وَأُمَّهُۥٓ ءَايَةٗ وَءَاوَيۡنَٰهُمَآ إِلَىٰ رَبۡوَةٖ ذَاتِ قَرَارٖ وَمَعِينٖ

We xhe’alna ebne merjeme we ‘ummehu ‘ajeten we ‘awejnahuma ‘ila rebwetin dhati kararin we ma’inin

Edhe të birin e Merjemes dhe nënën e tij i paraqitëm si argumente (mrekulli) dhe i vendosëm që të dy në një rrafshnaltë dhe me ujë rrjedhës.

51

يَٰٓأَيُّهَا ٱلرُّسُلُ كُلُواْ مِنَ ٱلطَّيِّبَٰتِ وَٱعۡمَلُواْ صَٰلِحًاۖ إِنِّي بِمَا تَعۡمَلُونَ عَلِيمٞ

Ja ‘ejjuha er-rusulu kulu minet-tejjibati we a’melu salihæn ‘inni bima ta’melune ‘alimun

(Ne u patëm thënë): "O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe e mirë dhe bëni vepra të mira se Unë e di atë që ju veproni".

52

وَإِنَّ هَٰذِهِۦٓ أُمَّتُكُمۡ أُمَّةٗ وَٰحِدَةٗ وَأَنَا۠ رَبُّكُمۡ فَٱتَّقُونِ

We ‘inne hedhihi ‘ummetukum ‘ummeten wahideten we ‘ena rebbukum fe ettekuni

Kjo feja juaj është e vetmja fé e Unë jam Zoti juaj, ruajuni dënimit Tim.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në ajetet e sipërshënuara përshkruhen pesë ngjarje, duke filluar që nga ajo e popullit të Nuhut, e për t’u lidhur pastaj me tregimin rreth Ademit, sepse Nuhu konsiderohet Ademi i dytë, sepse lloji i njerëzve është i kufizuar në pasardhësit e tij pas tij. Përmendet
53

فَتَقَطَّعُوٓاْ أَمۡرَهُم بَيۡنَهُمۡ زُبُرٗاۖ كُلُّ حِزۡبِۭ بِمَا لَدَيۡهِمۡ فَرِحُونَ

Fetekatta’u ‘emrehum bejnehum zuburæn kullu hizbin bima ledejhim ferihune

E ata më vonë u ndanë në grupe sipas çështjes së fesë dhe secili grup krenohej me atë që kishte përvetësuar për vete.