23. Muminun · ajete 62–68

سورة المؤمنون
62

وَلَا نُكَلِّفُ نَفۡسًا إِلَّا وُسۡعَهَاۚ وَلَدَيۡنَا كِتَٰبٞ يَنطِقُ بِٱلۡحَقِّ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ

We la nukellifu nefsæn ‘illa wus’aha we ledejna kitabun jentiku bil-hekki we hum la judhlemun

Ne nuk e obligojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij dhe te Ne është libri (i shënimeve) që i shënon saktësisht (veprat) dhe atyre nuk u bëhet padrejt.

63

بَلۡ قُلُوبُهُمۡ فِي غَمۡرَةٖ مِّنۡ هَٰذَا وَلَهُمۡ أَعۡمَٰلٞ مِّن دُونِ ذَٰلِكَ هُمۡ لَهَا عَٰمِلُونَ

Bel kulubuhum fi gamretin min hadha we lehum ‘a’malun min duni dhalike hum leha ‘amilune

Por zemrat e tyre (mohuesve) janë të verbëruara nga ky (libër), e përveç kësaj, ata vazhdojnë të bëjnë vepra të këqija.

64

حَتَّىٰٓ إِذَآ أَخَذۡنَا مُتۡرَفِيهِم بِٱلۡعَذَابِ إِذَا هُمۡ يَجۡـَٔرُونَ

Hetta ‘idha ‘ehadhna mutrefihim bil-’adhabi ‘idha hum jexh’erune

Ndërkaq, kur t'i kapim me dënim ata që kanë bërë jetë të shfrenuar, atëherë ata me britmë bëjnë lutje (duke kërkuar ndihmë).

65

لَا تَجۡـَٔرُواْ ٱلۡيَوۡمَۖ إِنَّكُم مِّنَّا لَا تُنصَرُونَ

La texh’erul-jewme ‘innekum minna la tunserune

Mos e ngreni zërin tash, se ju nuk keni ndihmën Tonë!

66

قَدۡ كَانَتۡ ءَايَٰتِي تُتۡلَىٰ عَلَيۡكُمۡ فَكُنتُمۡ عَلَىٰٓ أَعۡقَٰبِكُمۡ تَنكِصُونَ

Kad kanet ‘ajati tutla ‘alejkum fekuntum ‘ala ‘a’kabikum tenkisune

Sepse, juve u lexoheshin ajetet e Mia, e ju zbrapseshit.

67

مُسۡتَكۡبِرِينَ بِهِۦ سَٰمِرٗا تَهۡجُرُونَ

Mustekbirine bihi samiræn tehxhurune

Si arrogantë ndaj tij (ndaj Kur'anit, ose ndaj Qabes), e me fyerje kundër tij natën bisedoshit.

68

أَفَلَمۡ يَدَّبَّرُواْ ٱلۡقَوۡلَ أَمۡ جَآءَهُم مَّا لَمۡ يَأۡتِ ءَابَآءَهُمُ ٱلۡأَوَّلِينَ

‘Efelem jeddebberul-kawle ‘em xha’ehum ma lem je’ti ‘aba’ehumul-’ewweline

A nuk e menduan ata thellë fjalën (Kur'anin), apo mos u erdhi atyre diçka, që të parëve të tyre të lashtë nuk u pat ardhur,