23. Muminun · ajete 67–71

سورة المؤمنون
67

مُسۡتَكۡبِرِينَ بِهِۦ سَٰمِرٗا تَهۡجُرُونَ

Mustekbirine bihi samiræn tehxhurune

Si arrogantë ndaj tij (ndaj Kur'anit, ose ndaj Qabes), e me fyerje kundër tij natën bisedoshit.

68

أَفَلَمۡ يَدَّبَّرُواْ ٱلۡقَوۡلَ أَمۡ جَآءَهُم مَّا لَمۡ يَأۡتِ ءَابَآءَهُمُ ٱلۡأَوَّلِينَ

‘Efelem jeddebberul-kawle ‘em xha’ehum ma lem je’ti ‘aba’ehumul-’ewweline

A nuk e menduan ata thellë fjalën (Kur'anin), apo mos u erdhi atyre diçka, që të parëve të tyre të lashtë nuk u pat ardhur,

69

أَمۡ لَمۡ يَعۡرِفُواْ رَسُولَهُمۡ فَهُمۡ لَهُۥ مُنكِرُونَ

‘Em lem ja’rifu resulehum fehum lehu munkirune

apo mos nuk e njohin të dërguarin e vet (Muhammedin), prandaj ata e refuzojnë atë?

70

أَمۡ يَقُولُونَ بِهِۦ جِنَّةُۢۚ بَلۡ جَآءَهُم بِٱلۡحَقِّ وَأَكۡثَرُهُمۡ لِلۡحَقِّ كَٰرِهُونَ

‘Em jekulune bihi xhinnetun bel xha’ehum bil-hekki we ‘ektheruhum lilhekki karihune

Apo mos thanë për të se është i çmendur? Jo, por ai ka ardhur me të vërtetën, e shumica e tyre e urrejnë të vërtetën.

71

وَلَوِ ٱتَّبَعَ ٱلۡحَقُّ أَهۡوَآءَهُمۡ لَفَسَدَتِ ٱلسَّمَٰوَٰتُ وَٱلۡأَرۡضُ وَمَن فِيهِنَّۚ بَلۡ أَتَيۡنَٰهُم بِذِكۡرِهِمۡ فَهُمۡ عَن ذِكۡرِهِم مُّعۡرِضُونَ

We lewi ettebe’al-hekku ‘ehwa’ehum lefesedeti es-semawatu wel-’erdu we men fihinne bel ‘etejnahum bidhikrihim fehum ‘an dhikrihim mu’ridune

E sikur të përputhej e vërteta me dëshirat e tyre, do të shkatërroheshin qiejt e toka dhe çdo gjë që gjendet në to. E megjithate që Ne atyre u sollëm (me këtë Kur'an) famën e tyre, ata u zbrapsën ndaj përkujtimit të vet.