وَإِنَّ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ عَنِ ٱلصِّرَٰطِ لَنَٰكِبُونَ
Po ata që nuk e besojnë botën tjetër, i shmangen rrugës së drejtë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Edhe pse të gjithë pejgamberët mësuan për të njëjtin besim dhe njerëzit qenë thirrur të jenë të bashkuar, ata u ndanë në shumë grupe, si: mexhuse, jehudi, të krishterë, etj., dhe kështu morën rrugë të gabuara, duke pretenduar secili grup, se rruga e tij është më e mira. Ata mendojnë, se janë të privilegjuar pse Ne iu kemi dhuruar pasuri e fëmijë; por le ta dijnë se janë të mashtruar. Janë për t’u krenuar ata të cilët i frikësohen madhërisë së Zotit, ata që i besojnë shpalljet e tij, ata që nuk adhurojnë tjetër pos Zotit, ata që duke e ditur se do të kthehen të Zoti kanë frikë në zemrat e tyre, dhe nga pasuria e tyre japin zeqat. Të pajisurit me këto virtyte, sigurisht do të arrijnë shpërblimin e merituar, e arritja e virtyteve të tilla nuk është e pamundshme. Dënimi i zë zakonisht së pari ata që jetojnë në komoditet, sepse ata janë prijësit e pu - nëve të këqija, e prandaj atyre nuk iu pranohet, as lutja për shpëtim, pse përveç se nuk ua vinin veshin mësimeve të Kuranit, ata me kryelartësi e fyenin, si Kuranin ashtu edhe vendin e shenjtë, Qaben, edhe pse e njihnin mirë besnikërinë dhe drejtësinë e Muha - medit a.s., madje e quanin edhe të çmendur. Kurani nuk përputhej me dëshirat e tyre, sepse ajo do të ishte shkatërrim. Megjithatë Kurani ua shtonte atyre famën dhe auto - ritetin, sikur ata ta besonin, por ata e refuzonin, edhe pse Muhamedi a.s. nuk kërkonte nga ata ndonjë tagër, por vetëm i udhëzonte në rrugën e drejtë e të shpëtimit. fatkeqësitë, ata do të vazhdonin të zhyteshin në zhgënjimin e tyre.