23. Muminun · ajete 74–77

سورة المؤمنون
74

وَإِنَّ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ عَنِ ٱلصِّرَٰطِ لَنَٰكِبُونَ

We ‘innel-ledhine la ju’uminune bil-’ahireti ‘ani es-sirati lenakibune

Po ata që nuk e besojnë botën tjetër, i shmangen rrugës së drejtë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Edhe pse të gjithë pejgamberët mësuan për të njëjtin besim dhe njerëzit qenë thirrur të jenë të bashkuar, ata u ndanë në shumë grupe, si: mexhuse, jehudi, të krishterë, etj., dhe kështu morën rrugë të gabuara, duke pretenduar secili grup, se rruga e tij është më e mira. Ata mendojnë, se janë të privilegjuar pse Ne iu kemi dhuruar pasuri e fëmijë; por le ta dijnë se janë të mashtruar. Janë për t’u krenuar ata të cilët i frikësohen madhërisë së Zotit, ata që i besojnë shpalljet e tij, ata që nuk adhurojnë tjetër pos Zotit, ata që duke e ditur se do të kthehen të Zoti kanë frikë në zemrat e tyre, dhe nga pasuria e tyre japin zeqat. Të pajisurit me këto virtyte, sigurisht do të arrijnë shpërblimin e merituar, e arritja e virtyteve të tilla nuk është e pamundshme. Dënimi i zë zakonisht së pari ata që jetojnë në komoditet, sepse ata janë prijësit e pu - nëve të këqija, e prandaj atyre nuk iu pranohet, as lutja për shpëtim, pse përveç se nuk ua vinin veshin mësimeve të Kuranit, ata me kryelartësi e fyenin, si Kuranin ashtu edhe vendin e shenjtë, Qaben, edhe pse e njihnin mirë besnikërinë dhe drejtësinë e Muha - medit a.s., madje e quanin edhe të çmendur. Kurani nuk përputhej me dëshirat e tyre, sepse ajo do të ishte shkatërrim. Megjithatë Kurani ua shtonte atyre famën dhe auto - ritetin, sikur ata ta besonin, por ata e refuzonin, edhe pse Muhamedi a.s. nuk kërkonte nga ata ndonjë tagër, por vetëm i udhëzonte në rrugën e drejtë e të shpëtimit. fatkeqësitë, ata do të vazhdonin të zhyteshin në zhgënjimin e tyre.
75

۞ وَلَوۡ رَحِمۡنَٰهُمۡ وَكَشَفۡنَا مَا بِهِم مِّن ضُرّٖ لَّلَجُّواْ فِي طُغۡيَٰنِهِمۡ يَعۡمَهُونَ

We lew Rehimnahum we keshefna ma bihim min durrin lelexhxhu fi tugjanihim ja’mehune

Edhe sikur t'i mëshironim ata (idhujtarët) dhe t'ua kishim larguar fatkeqësitë, ata do të vazhdonin të zhyteshin në zhgënjimin e tyre.

76

وَلَقَدۡ أَخَذۡنَٰهُم بِٱلۡعَذَابِ فَمَا ٱسۡتَكَانُواْ لِرَبِّهِمۡ وَمَا يَتَضَرَّعُونَ

We lekad ‘ehadhnahum bil-’adhabi fema estekanu lirebbihim we ma jetederra’une

Ne i sprovuam ata me dënim, po ata nuk iu përulën Zotit të tyre e as nuk iu drejtuan me lutje.

77

حَتَّىٰٓ إِذَا فَتَحۡنَا عَلَيۡهِم بَابٗا ذَا عَذَابٖ شَدِيدٍ إِذَا هُمۡ فِيهِ مُبۡلِسُونَ

Hetta ‘idha fetehna ‘alejhim babæn dha ‘adhabin shedidin ‘idha hum fihi mublisune

Derisa t'ua hapim një derë dënimin e ashpër, atëherë ata do të mbesin aty me shpresa të humbura.