23. Muminun · ajete 87–93

سورة المؤمنون
87

سَيَقُولُونَ لِلَّهِۚ قُلۡ أَفَلَا تَتَّقُونَ

Sejekulune lillahi kul ‘efela tettekune

Ata do të thonë: "All-llahu!". Thuaju: "E pse nuk frikësoheni pra?"

88

قُلۡ مَنۢ بِيَدِهِۦ مَلَكُوتُ كُلِّ شَيۡءٖ وَهُوَ يُجِيرُ وَلَا يُجَارُ عَلَيۡهِ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ

Kul men bijedihi melekutu kulli shej’in we huwe juxhiru we la juxharu ‘alejhi ‘in kuntum ta’lemun

Thuaj: "Në dorën e kujt është i tërë pushteti i çdo sendi, dhe Ai është që mbron (kë të do), e që prej Atij nuk mund të ketë të mbrojtur; nëse jeni që e dini?"

89

سَيَقُولُونَ لِلَّهِۚ قُلۡ فَأَنَّىٰ تُسۡحَرُونَ

Sejekulune lillahi kul fe’enna tusherune

Ata do të thonë: "Në dorë të All-llahut!" Thuaj: "E si mashtroheni pra?"*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kurejshitët idhujtarë i pat zënë një skamje e tmerrshme, derisa u detyruan të hanin edhe shtazë të ngordhura. Një farë Thumame bin Athal iu kishte bllokuar rrugën e tregtisë dhe ishte betuar, se nuk do të lejonte kokërr drithi të sillej në Meke derisa Pejgamberi a.s. të lejonte një gjë të tillë. Kur u shtrënguan së tepërmi nga skamja Ebu Sufjani i tha Pejgamberit a.s.: Po mendon, se je i dërguar mëshirë për botën? Pejgamberi i përgjegji: “Po!” Atëherë ai tha: Prindërit e idhujtarëve ranë viktimë nga shpata, të bijtë e tyre po bijnë viktimë urie, atëherë Pejgamberit iu shpall ajeti: “Edhe sikur t’i mëshirojmë... dhe u tërhoqi vërejtjen se ata do t’i zërë dënimi edhe më i ashpër, përderisa nuk i pranojnë mësimet e Allahut të shpallura në Kuran. Allahu ua numëron të mirat, që iu ka dhënë njerëzve, e megjithatë disa prej tyre, si kurejshitët, nuk falënderojnë fare. Ai sqaron fuqinë e Vet të pakufishme në krijimin e çdo sendi, në pushtetin dhe kompetencën e Tij edhe ndaj Arshit të madh, për atë se vetëm Ai merr në mbrojtje atë që do, dhe askush tjetër nuk mund të ketë mbrojtje jashtë mbrojtjes së Tij, po edhe pas këtyre fakteve ata bredhin në iluzionet e mëparshme.
90

بَلۡ أَتَيۡنَٰهُم بِٱلۡحَقِّ وَإِنَّهُمۡ لَكَٰذِبُونَ

Bel ‘etejnahum bil-hekki we ‘innehum lekadhibune

Por jo, Ne ua sollëm atyre të vërtetën, e megjithatë, ata jetojnë me gënjeshtra (duke adhuruar idhuj).

91

مَا ٱتَّخَذَ ٱللَّهُ مِن وَلَدٖ وَمَا كَانَ مَعَهُۥ مِنۡ إِلَٰهٍۚ إِذٗا لَّذَهَبَ كُلُّ إِلَٰهِۭ بِمَا خَلَقَ وَلَعَلَا بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖۚ سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ

Ma ettehadhel-lahu min weledin we ma kane me’ahu min ‘ilehin ‘idhæn ledhehebe kullu ‘ilehin bima haleka we le’ala ba’duhum ‘ala ba’din subhanel-lahi ‘amma jesifune

All-llahu nuk ka marrë për Vete kurrfarë fëmijë (as nga engjëjt, e as nga njerëzit), nuk ka me Të ndonjë zot tjetër, pse (sikur të kishte zot tjetër), atëherë secili zot do të veçohej me atë që ka krijuar, dhe do të dominonin njëri mbi tjetrin! I lartë, i pastër është All-llahu nga ato që ia përshkruajnë.

92

عَٰلِمِ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ فَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشۡرِكُونَ

‘Alimil-gajbi we esh-shehadeti feta’ala ‘amma jushrikune

Ai e di të fshehtën e të dukshmen, Ai është larg atyre që ata ia shoqërojnë.

93

قُل رَّبِّ إِمَّا تُرِيَنِّي مَا يُوعَدُونَ

Kul rabbi ‘imma turijenni ma ju’adune

Thuaj: "Zoti im, po qe se patjetër do të më tregosh atë (dënim) që ua premtove atyre?"