سَيَقُولُونَ لِلَّهِۚ قُلۡ فَأَنَّىٰ تُسۡحَرُونَ
Ata do të thonë: "Në dorë të All-llahut!" Thuaj: "E si mashtroheni pra?"*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kurejshitët idhujtarë i pat zënë një skamje e tmerrshme, derisa u detyruan të hanin edhe shtazë të ngordhura. Një farë Thumame bin Athal iu kishte bllokuar rrugën e tregtisë dhe ishte betuar, se nuk do të lejonte kokërr drithi të sillej në Meke derisa Pejgamberi a.s. të lejonte një gjë të tillë. Kur u shtrënguan së tepërmi nga skamja Ebu Sufjani i tha Pejgamberit a.s.: Po mendon, se je i dërguar mëshirë për botën? Pejgamberi i përgjegji: “Po!” Atëherë ai tha: Prindërit e idhujtarëve ranë viktimë nga shpata, të bijtë e tyre po bijnë viktimë urie, atëherë Pejgamberit iu shpall ajeti: “Edhe sikur t’i mëshirojmë... dhe u tërhoqi vërejtjen se ata do t’i zërë dënimi edhe më i ashpër, përderisa nuk i pranojnë mësimet e Allahut të shpallura në Kuran. Allahu ua numëron të mirat, që iu ka dhënë njerëzve, e megjithatë disa prej tyre, si kurejshitët, nuk falënderojnë fare. Ai sqaron fuqinë e Vet të pakufishme në krijimin e çdo sendi, në pushtetin dhe kompetencën e Tij edhe ndaj Arshit të madh, për atë se vetëm Ai merr në mbrojtje atë që do, dhe askush tjetër nuk mund të ketë mbrojtje jashtë mbrojtjes së Tij, po edhe pas këtyre fakteve ata bredhin në iluzionet e mëparshme.