23. Muminun · ajete 93–101

سورة المؤمنون
93

قُل رَّبِّ إِمَّا تُرِيَنِّي مَا يُوعَدُونَ

Kul rabbi ‘imma turijenni ma ju’adune

Thuaj: "Zoti im, po qe se patjetër do të më tregosh atë (dënim) që ua premtove atyre?"

94

رَبِّ فَلَا تَجۡعَلۡنِي فِي ٱلۡقَوۡمِ ٱلظَّٰلِمِينَ

Rebbi fela texh’alni fil-kawmi edh-dhalimine

"Zoti im, mos më fut pra, mua tek ai popull zullumqar!"

95

وَإِنَّا عَلَىٰٓ أَن نُّرِيَكَ مَا نَعِدُهُمۡ لَقَٰدِرُونَ

We ‘inna ‘ala ‘en nurijeke ma na’iduhum lekadirune

Në të vërtetë, Ne kemi fuqi të ta tregojmë ty atë që ua kemi premtuar atyre.

96

ٱدۡفَعۡ بِٱلَّتِي هِيَ أَحۡسَنُ ٱلسَّيِّئَةَۚ نَحۡنُ أَعۡلَمُ بِمَا يَصِفُونَ

Edfa’ bi-eti hije ‘ehsenu es-sejji’ete nehnu ‘a’lemu bima jesifune

Ti të keqen kthe me më të mirën. Ne e dimë më së miri atë që shpifin ata.

97

وَقُل رَّبِّ أَعُوذُ بِكَ مِنۡ هَمَزَٰتِ ٱلشَّيَٰطِينِ

We kul rabbi ‘a’udhu bike min hemezati esh-shejatini

Dhe thuaj: "O Zot i im, unë mbrohem me Ty prej cytjeve të djajve!"

98

وَأَعُوذُ بِكَ رَبِّ أَن يَحۡضُرُونِ

We ‘a’udhu bike rabbi ‘en jehduruni

"Dhe mbështetem te Ti që ata të mos më afrohen!"

99

حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَ أَحَدَهُمُ ٱلۡمَوۡتُ قَالَ رَبِّ ٱرۡجِعُونِ

Hetta ‘idha xha’e ‘ehedehumul-mewtu kale rabbi erxhi’uni

E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: "O Zoti im, më kthe,"

100

لَعَلِّيٓ أَعۡمَلُ صَٰلِحٗا فِيمَا تَرَكۡتُۚ كـَلَّآۚ إِنَّهَا كَلِمَةٌ هُوَ قَآئِلُهَاۖ وَمِن وَرَآئِهِم بَرۡزَخٌ إِلَىٰ يَوۡمِ يُبۡعَثُونَ

Le’alli ‘a’melu salihæn fima terektu kella ‘inneha kelimetun huwe ka’iluha we min wera’ihim berzehun ‘ila jewmi jub’athune

"që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!" Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen.

101

فَإِذَا نُفِخَ فِي ٱلصُّورِ فَلَآ أَنسَابَ بَيۡنَهُمۡ يَوۡمَئِذٖ وَلَا يَتَسَآءَلُونَ

Fe’idha nufiha fi es-suri fela ‘ensabe bejnehum jewme’idhin we la jetesa’elune

E kur i fryhet surit (herën e dytë), atëherë, në atë ditë nuk do të ketë lidhje familjare mes tyre e as që do të pyesë kush për njëri-tjetrin.