24. Nur · Ajeti 53 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 24:53–24:64
Hipokritët, të cilët nuk donin t'i përuleshin gjykimit të Zotit dhe të Pejgamberit, betoheshin rëndë se nuk do ta thyenin urdhërin e Pejgamberit edhe sikur t'i thërriste ai për të dalë në luftë. Ai betim i tyre ishte i rrejshëm. Megjithatë, Pejgamberi ishte i obliguar t'u komunikojë, e ata i do të përgjigjen për zbatimin e obligimeve të tyre. i Pasi që Pejgamberi shkoi në Medinë, shokët e tij u vunë në thumb të shigjetës prej armiqve, I andaj ishin të detyruar të bëjnë pushimin edhe natën pa hequr armët e ngjeshura. Mendonin i se a do t'ia dilnin që ndonjëherë të ishin të qetë, natën, e Zoti u premtoi se do të arrijnë të jenë të zotët e asaj toke dhe do të jenë të qetë e të sigurt në të. Të zbatojnë obligimet, e të mos mendojnë se kundërshtarët jobesimtarë janë të pamposhtshëm.
Myslimanët udhëzohen edhe për rendin shtëpiak, të cilin duhet respektuar. i Gratë e moshuara nuk janë aq të detyruara të jenë të mbuluara si të rejat.
Kur shkonin myslimanët në luftë, çelësat e shtëpive të tyre ua lënin atyre që nuk shkonin, pse kishin ndonjë të metë trupore, por u thonin që të hanin lirisht në shtëpitë e tyre. Ata turpëroheshin dhe nuk hanin, bile mendonin se nuk ishin të lejuar në pikëpamje fetare. Për këtë arsye zbriti ajeti dhe u sqarua se kur mund të hahet pa pyetur.
Myslimanët porositën të mos e thërrasin Pejgamberin si e thërrasin njëri-tjetrin, por ta thërrasin me ndonjë epitet të lartë, Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës "Suretun Nur". lavdëruar qofsh o Zot!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 24:53–24:54
- “Ata betohen me betime të forta në Allahun se, nëse do t’i urdhëroje ti, ata do të dilnin në luftë. ” - Allahu i Lartësuar na tregon rreth munafikëve, të cilët i betoheshin Profetit ﷺ se, nëse ai do t’i urdhëronte ata për të luftuar në rrugën e
Zotit, ata do të dilnin pa asnjë ngurrim dhe do t’i bëheshin krah atij. - “Thuaj: “Mos u betoni!” - sepse betimet tuaja nuk ju vlejnë aspak. - “Dihet bindja juaj! ” - Ajo gjoja bindja juaj se do t’i ofroni ndihmë Profetit ﷺ është tashmë e njohur, sepse dihet se ajo nuk është një bindje që shoqërohet me vepra, por është “ bindje” e shprehur vetëm me fjalë. Pa dyshim që betimi juaj është mashtrim. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Ata do t'ju betohen që të jeni të kënaqur me ta. Por edhe nëse ju shprehni kënaqësi, Allahu nuk është i kënaqur me ata që i shkelin kufijtë e Tij.” [Teube 96]. Ose: “Ata përdorin si mburojë betimet e tyre dhe pengojnë të tjerët nga rruga e Allahut. Sa e ligë është kjo sjellje e tyre!” [Munafikun 2]. Pra, mashtrimi është një cilësi e përhershme e tyre, në çdo zgjedhje që bëjnë, madje edhe me aleatët e tyre, siç thotë i Lartësuari: “A i ke parë ata dyfytyrësha, se si u thanë vëllezërve të vet nga ithtarët e Librit, që nuk besonin: “Nëse ju dëboheni, edhe ne do të dalim me ju dhe nuk do t’i bindemi askujt kundër jush. Nëse luftoheni prej dikujt, të jeni të sigurt se ne do t’ju ndihmojmë.” Por Allahu dëshmon se ata janë gënjeshtarë. Nëse ata do të dëbohen, këta nuk do të dalin së bashku me ta; edhe sikur ata të luftohen, këta nuk do t’i ndihmojnë. Por edhe sikur t’i ndihmojnë, shpejt do të kthejnë shpinën e kështu, miqtë e tyre do të mbeten pa ndihmë.” [Hashr 11, 12]. - “Nuk ka dyshim se Allahu e di mirë atë që bëni ju.” - Allahu di gjithçka rreth jush. Ai i di ata që janë të bindur ndaj Allahut dhe Profetit dhe ata të cilët nuk binden, kështu që është e panevojshme të hiqeni si të bindur, kur me zemër kundërshtoni atë që shfaqni. Tek Allahu i Lartësuar nuk ecin ato teknika, nëpërmjet të cilave përpiqeni të mashtroni njerëzit, sepse Ai i di në imtësi të fshehtat e robërve, sido që të shfaqen ata. - “Thuaj: “Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit!” - Pasoni Librin dhe Sunetin e Profetit të Tij në çdo çështje. - “Por, nëse ju refuzojnë, atëherë ai është përgjegjës vetëm për atë që është i ngarkuar dhe ju jeni përgjegjës për atë që ju është ngarkuar. ” - Nëse ata e braktisin Shpalljen dhe udhëzimin që Pro - feti solli prej Zotit, atëherë i dërguari është përgjegjës vetëm për atë që është i ngarkuar dhe ju jeni përgjegjës për atë që ju është ngarkuar. Pra, Profeti ka përgjegjësinë për kumtimin e qartë të Shpalljes, ndërsa mbi ju rëndon pranimi ose jo, zbatimi ose jo i saj. - “Nëse ju i bindeni atij, atëherë e keni gjetur të Vërtetën. ” - Nëse i bindeni atij, atëherë keni gjetur udhëzimin e drejtë, sepse i Dërguari i Zotit fton vetëm në rrugën e drejtë, e cila ndërtohet vetëm mbi udhëzimin e shpallur prej Zotit. - “I Dërguari ka për detyrë vetëm t’ju kumtojë qartë. ” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “... detyra jote është vetëm kumtimi i qartë (i Shpalljes) , kurse gjykimi për ta i Yni.” [Rad 40 ]. Ose: “ Ti këshillo, sepse je veçse një kujtues, dhe nuk je kontrollues i tyre.” [Gashije 21, 22].
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 24:53–24:54
- Ata (hipokritët) betohen me betime të forta në Allahun se nëse do t’i urdhëroje ti, ata do të dilnin në luftë. – Allahu na njofton për sjelljen e kundërshtarëve të Profetit (a.s) përkundrejt xhihadit. Ata janë ose munafikë, ose njerëz që kanë iman të dobët dhe zemër frikacake. Këto grupe shtiren para Profetit dhe besimtarëve se janë luftëtarë trima dhe sypatrembur. Ata hiqen sikur janë të bindur ndaj Profetit në çdo çështje që ai urdhëron. Ata thonë: "... nëse do t’i urdhëroje ti, ata do të dilnin në luftë." Pra, nëse do t’i urdhërosh, kanë për t’u bindur. Nëse i urdhëron për të dalë në luftë, ata do të të përgjigjen menjëherë. Me këtë kuptimin e dytë, ata sikur justifikoheshin për mospjesëmarrje për shkak se nuk u kishte ardhur urdhri i qartë. Por kuptimi i parë është më i qartë, pra: në të ardhmen, nëse na urdhëron, do të na shohësh se si do të të ndjekim e luftojmë së bashku me ty. Por Allahu i Madhëruar ua kthen atyre dhe thotë: - Thuaj: “Mos u betoni! Dihet bindja juaj. - Allahu nuk ka nevojë për betimet dhe justifikimet tuaja dhe as Profeti e besimtarët. Allahu i Lartësuar na ka njoftuar rreth jush dhe për çdo imtësi të gjendjes suaj. Sjellja dhe “bindja” që ofroni ju është e qartë për ne. Ne e kemi parë dembelizmin e mosbindjen tuaj të pajustifikueshme edhe më herët, prandaj nuk ka asnjë kuptim ky betim i juaji. Ai mund t’i vlejë dikujt tjetër, që vërtet mund të ketë ndonjë lloj justifikimi dhe që më parë e ka treguar veten dhe trimërinë e tij. Mbase këtij lloji mund t'i vlejë justifikimi, ndërsa juve nuk ju vlen aspak. Mbi ju pritet veçse të godasë zemërimi dhe dënimi i Zotit. Prandaj Zoti i kërcënon më pas: - Nuk ka dyshim se Allahu e di mirë atë që bëni ju." - Ai do t’ju japë për këtë dënimin e merituar. - Thuaj: “Bindjuni Allahut dhe bindjuni të dërguarit!” - Në fakt, kjo është detyra e tyre, ndërsa detyra e Profetit (a.s) është që thjesht t’ju urdhërojë e t’ju ndalojë. Prandaj: “Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit!” Nëse bindeni dhe plotësoni urdhëresat, ky është fati juaj dhe fillimi i lumturisë suaj. - Por, nëse ju refuzojnë, atëherë ai (i dërguari) është përgjegjës vetëm për atë që është i ngarkuar dhe ju jeni përgjegjës
për atë që ju është ngarkuar. - Detyra e Profetit është kumtimi i qartë i Shpalljes dhe ai e plotësoi atë. Ndërsa pjesa juaj është: bindja dhe nënshtrimi sipas Shpalljes. Por tashmë duket qartë gjendja juaj. Tashmë doli qartë humbja dhe devijimi juaj, braktisja e rrugës së drejtë dhe merita e dënimit tuaj. - Nëse ju i bindeni atij, atëherë e keni gjetur të Vërtetën. - Nëse i bindeni Profetit, atëherë do të gjeni plotësisht rrugën e drejtë në fjalët dhe veprat tuaja. Nuk ka asnjë mundësi që të gjeni udhëzimin e drejtë tjetërkund, përveçse nëpërmjet bindjes ndaj Allahut dhe Profetit. Pa bindje dhe nënshtrim është e pamundur që të udhëzoheni. - I dërguari ka për detyrë vetëm ta kumtojë qartë (Mesazhin). - Ai ka si detyrë kumtimin e qartë, që nuk lë asnjë dyshim tek askush. Dhe, vërtet, Profeti (a.s) e bëri këtë. Ai e kumtoi qartësisht Shpalljen e Zotit. Por Ai që do t’ju llogarisë e shpërblejë për veprat tuaja, është veçse Allahu i Lartësuar. Profeti nuk ka asgjë në dorë në këtë drejtim, pavarësisht se detyrën e tij e kreu plotësisht.